"Kokaina", Ngjela "zbërthen" klanet: Berisha, Meta dhe Rama të lidhur me Arbër Çekaj, diçka e madhe po luan

11 Mars 2018, 15:02Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Kokaina e kapur në Maminas mund të ketë brenda bashkëpunimin e të tremburve të mëdhenj: Berisha, Meta dhe Rama.
Gjithçka do të varet nga trafikanti në arrati Arbër Çekaj.
Po dhe Donald Lu nuk doli kot dje dhe e përmblodhi te trafikanti Arbër Çekaj goditjen e madhe.

Po pse janë kaq të shkarë këta të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë: Frika t’i këtë katandisur deri në këtë pikë halli?

l.
Berisha, nga mënyra si po sillet për kokainën e Maminasit, kuptohet se është shumë i trembur, dhe po iu tregon ekspertëve të huaj se droga e zënë është e njerëzve të tij.
Pyetja është kjo: pse është gojëzënë Saliu për Arbër Çekajn, pronarin dhe tregtarin e makinës dhe të bananeve ku u gjetën 650 kg kokainë?
Pse thotë ambasadori amerikan që Arbër Çekaj, është peshk i madh?

Po të dimë të zbërthejmë këto pyetje, dalim te Sali Berisha dhe klani i tij.
Po si dalim te ky?
Po, si ka mundësi që Saliu dhe njerëzit e Saliut nuk flasin për tregtarin e madh të bananeve, Çekaj, por flasin për Ramën? Rama, pa Çekajn është e pamundur që ta bënte këtë trafik. Por dhe Çekaj vetëm me Ramën do t’i dukej i çalë trafiku prej 30 milionë Eurosh, prandaj ka dashur edhe mikun e tij Berisha. Arsyeja që e mbështet këtë logjikë është sasia e madhe e parave, e përdorur për blerjen e saj në Amerikën Latine.

Atëherë: Sigurisht që këta të dy diçka fshehin.
Tregtari na qënka tropojan i afërt i Berishës.
Po ku hyn Rama këtu?

Edhe Ramën e “tradhetoi” sjellja pas krimit të kapur. Fakti që ai tha se “këtë masë të madhe kokainë e kapi policia shqiptare vetë”, në një kohë që dogana shqiptare kishte informacion nga agjensitë amerikane, tregon se ka dashur të tregojë që ai nuk ka lidhje me të, sepse, po të kish, nuk do ta kapte. Por në fakt, tregoi të kundërtën.

Në lidhje me Ramën ka edhe diçka tjetër që del nga sjellja e tij: pse dhe ky, njëlloj si Saliu, nuk flet për tregtarin e madh të bananeve që është kapur edhe një herë tjetër me parë me trafik kokainë, por është lëshuar nga prokurorët e Saliut? Atëherë, logjika të çon të arsyeja e më sipërme: me Arbër Çekajn, punojnë të dy klanet- edhe klani Berisha edhe klani Rama.
E pra, ç’kanë këta të metë që, duke folur për njëri-tjetrin, indirekt provojnë se janë të lidhur me kokainën? Ende nuk e kanë mësuar këta që sistemi i të provuarit të një krimi e ka arsye kryesore sjelljen e autorit të krimit pas kryerjes së krimit?

ll.
Të njëjtë gjë po bën edhe klani Meta. Nuk flet për Arbër Çekajn, por vetëm për Ramën. Kuptohet se edhe për këtë është i njëjti hall: e ka të implikuar edhe ky klanin e vet në këtë trafik dhe po kërkon të shpëtojë klanin e tij, se paratë sigurisht që i ka humbur.

Por befas doli edhe ambasadori amerikan, Donald Lu, që foli e tha se Arber Çekaj është një peshk i madh.
Po çne të jetë Çekaj një peshk i madh, kur ambasadori me këtë figurë para ca pak kohësh ka nënkuptuar të mëdhenjtë e politikës?
E pra, sigurisht që nënteksti është i qartë: me njeriun e madh të kokainës, të cilit Saliu, Rama dhe Meta, nuk ia përmendin fare emrin, kuptohet që janë lidhur klanet e të treve: i këtyre që dalin dhe nuk e përmendin.
Po fakte të tjetat bashkëpunimi a ka?

Me Ramën dhe Saliun njëherësh ka edhe tropojanë të tjerë që janë klientelë e dyfishtë; dhe punojnë e kanë punuar bashkë që nga viti 2003.
E pra; çfarë ndodh?
Fakti që Donald Lu dhe politika amerikane e do Arbër Çekajn në Shqipëri, patjetër që, në funksion të ish pushtetarëve dhe pushtetarëve të lartë, diçka e madhe po luan.
Të shohim kur Çekaj të vijë në Shqipëri.
Dhe mendoj që do të vijë shpejt, se këtë tha dje edhe Donald Lu direkt.

Por, këtu del edhe kjo pyetje:
Po ambasadori amerikan, pse u investua befas për një emër të panjohur si Arbër Çekaj?
Sigurisht, sepse ai kuptohet që ka të dhëna të sigurta operative të lidhjeve të korrupsionit të lartë shtetëror me trafikun e drogës..

Veçse, e gjithë kjo tablo na tregon dhe një diçka tjetër që është shumë e rëndësishme: që laku amerikan anti-korrupsion në Shqipëri po mblidhet dita-ditës për të qarkuar ligsht kapjen dhe likuidimin përfundimtar të krimit të organizuar dhe të korrupsionit të lartë shtetëror.

39 komente në ““Kokaina”, Ngjela “zbërthen” klanet: Berisha, Meta dhe Rama të lidhur me Arbër Çekaj, diçka e madhe po luan”

  1. Republika Islamike e Shqiperise Kolumbiane says:

    Po pse mo Taku, nga ty prisnim ne te mesonim te verteten qe Krokodlat e Droges gjithmone kane qene:
    Saliu,Luli, Meta dhe tani EdVIN RAMA.

    1. Republika e Lazaratit says:

      Po Edi c’pune ka ketu mer tyc Vicidoli! Edi e ka goditur drogen me shume se c’do qeveri tjeter.
      Nuk mund te fusesh ne te njejtin thes ata qe luftojne drogen me Sal drogen, Bash hajdutin,, Monika kryelopen, Ilir bllokun, Lulush idjotin e Coo.
      Ngjelush, te rrosh vete se trute te kane lene me kohe…

    2. Turi says:

      Taku lidhur me Saliun te besojme por per Ramen ja fut kot. E kuptoj qe ti do ti paraqesesh te gjithe njelloj por mos harro se Ministri i Brendeshem eshte i Rames; po ashtu edhe Drejtori i Policise eshte i Rames. Rama eshe vene ne dijeni per operacionin. Dhe nese Rama do ta dinte do te gjente menyren per ti paralajmeruar njerezit e tij. Pra, kjo e hedh poshte skenarin qe Rama eshte i perfshire. Te dija me te zgjuar Spartak. Por thjesht je nje avokat dhe jo nje hetues. Duhet te shikosh filmin ‘Nje Vrasje ne Trenin Orient Express”. Do te jape disa mesime per hetimet. Saliu eshte i lidhur thjesht per faktin qe trafikantet jane nga Tropoja dhe hetuesi i Saliut Hajdarmataj e ka shpetuar nje here trafikantin. Meta nuk duket te jete i lidhur direkt ne kete trafikim. Por sigurisht qe Meta mund te blihet me parate e kokaines sepse e ka treguar me bllokun qe u kap. Une do te thosha me shume mund te jete i lidhur i biri i Saliut dhe Saliu.

      1. salah says:

        Saliut Hajdarmataj, Tropojan

    3. Like Karapidhi says:

      Ky te zberthen vallahi bilahi. Ky nuk zberthen dot breket e veta, jo me te zbertheje klanet e droges. Gjithe jeten KAQOL mbeti.

    4. Thoma Dhima me nje metro okllai ne bithe. says:

      Te qifshin islamiket Janullen mu ne goje. Bythqir.

    5. Aqif Kopertoni says:

      Per te Gjith ju te ‘ ZGJUARIT’ qe sbesoni Avokatin. Neser kur Avokatit ti dal fjala do ti kerkoni falje. Kete Gjendie te Ndyre dhe rrjedhen qe do mirte Avokati e ka PARALAJMERUAR 6MUAJ ME PARE. Kthejuni ne koh dhe lexoni Analizat e Avokatit dhe pastak do te kuptoni.

  2. rrypi says:

    kan 28 vjet PD-PS-LSI qe e rropen ate popull te gjalle, kur do zhduken a ka zote te zhduken

    1. Rrypit says:

      E ke gjetur emrin sic ke trurin.

      1. Albi says:

        Po ty pse te djeg?

  3. Haka Tekizoti says:

    Ky Ngjela përherë shfaqet si interpret i deklaratave te amerikanëve dhe i heshtjes ose i gllamisjes së Saliut e homologëve të tij. Interpretimin e bën gjithnjë sipas orekseve të tij, për t’i nxjerrë tërë të përlyer, sepse kështu mbetet ai i vetmi i papërlyer dhe e vetmja shpresë pêr të shpëtuar Shqipërinë. Dhe merreni me mend në ç’derexhe do katandisej Shqipëria po të ngelej në dorë të një karrieristi megalllomano si ai, i ngjashëm me kurvat, me ndryshimin e vetëm se ato përdorim për kurvëri gojën e poshtme, ndërsa ky të sipërmen. Vdiq për një çikë pushtet prandaj s’pushon së lehuri ,pa e kuptuar se duke lehur fiks në të njëjtën mënyrë po bëhet bajat, i mërzitshëm e i padurueshëm.
    Tipa si ky i qepen kolltukut si mender muti këpucēs.

  4. shkurt 2014 says:

    Don Zoti e SHBA e ndjekin kyte kokain deri ne detaje,kushe jane kriminelte shqiptare me emrin pushtetare,qe spo lene krim e barbarizem pa bere,ne kurrizin e te pa afteve shqiptare.Per ne e vendin tone ka mbete vetem nji shprese qe eshte SHBA,vetem kjo munde t mposhte kta kriminele,te pa ngopur,don Zoti nji dite te aferte i shohim atje ku e meritojne burge.

  5. Shkelcim Miri says:

    Monika eshte fshehur se nje nga te Lesh e Lise eshte peng ne Kolumbi per parate , keta e kan hallin te bejne parate me perpara se te vrasin pengun dhe pastai merret vesh e gjith kjo histori , une deshiroja se njeriu peng te ishte Ylli Manjani por se desh zoti , ishalla nuk eshte Nik Kacurreli, beni inventarin shikoni se kush mungon dhe ai eshte peng ne Kolumbi, sejane te gjith bashke kjo nuk don shum kalem, per kacaforten pergjegjesia me e madhe bie mbi Meten dhe Shkerdhenin , ndigjoni mua se jam ujk i vjeter ne drejtesi

  6. Tr says:

    KULICI ,DO TE GJINDET AQ SHPEJT ,SA DHE PESHKU I MADH BALILI ?

  7. Moisi Golemi says:

    O avokat. Ty te jane zberthyer trute e s’ka mekanik te t’i veje vidhat ne vend.

  8. Shemia says:

    Nje arsyetim i nje hetuesi me imagjinate gjeniale ne lidhjen e ngjarjeve, gjurmeve te tyre si efekte dhe me integrimin e tyre me logjike shkencore dhe nxjerrjen e konkluzioneve te verteta. Pavarsisht se unitetin e peshkaqeneve te shtetit e ka kuptuar i madh e i vogel, argumentimi edhe i thjeshte eshte cilesi e nje mendjeje gjeniale

    1. COLOMBO says:

      O’ZOTI NGJELA TY TE JAN THARTUAR TRUT E TE TJERA E TE TJERA .NUK PIQET PJEPRI NE HIJE SE TI JE PJEK PER CA KOHE NE HIJE .RRINI URTE O DERDIMENT QE E HIQNI VETEN ANALIST TE ZOT.LERENI PREKURORIN TE PUBIJ AI ESHTE KOPETENT DHE JO TI DHE TE TJERE SI JU BOLLE ME ME JU PACAURE

  9. Sto04 says:

    Debatiksat ne aksion per te mbrojtur Edi Kokainen…

  10. shqipe says:

    O tak-tokmak!
    Aqsa ke dhe ti lidhje me kete droge,aq ka dhe Rama,prit fundin,mos paragjyko,se i humb dhe ato pak pike qe ke mbledhur…

  11. Peci haxhinasto says:

    Taku je karosur fare…!

  12. taraboshi says:

    O Taku ,as qe u muar vesh se çfare the i fute si derrat tane ne nje thes d .m.th asgje tjeter nuk qenka bere ne kete vend vètem kjo droge dhe te gjithe i paskan ngjy gishtat ne te pra i gjete ti kush jane 4 klanet dhe me ke jane te lidhur .Hajde Taku hajde .

  13. Timi says:

    Kaq inat te ka zene me Ramen or qytyrym ..nuk je per ministet dhe pike…ms e fut Ramen ne thes me kriminelet sepse nuk eshte i tille…ai eshte vite drite ndyshe …nuk eshte kriminel oe tak idioti.

  14. M says:

    Nje nga shenjat e te cmendurit eshte se perserit te njejtat fraza( fjale), siduket te ka lene me pasoja burgu dhe ke te fiksuara vetem tre emra R.B.S.(Rama,Basha,Salih)
    Ke kaq kohe qe” murmuret, ciresh, uluret, bertet, shkruan e shuan “, kur te ka dale “parashikimi” , “mendimi” ,” tregimi” , “komentimi” apo “zberthimi”? Asnjehereeeeeeeee

  15. zagoria vetem ty te ka nxjerre gomar says:

    analize prej budallai nuk mund ti them,por prej maskarai po.mjafton ti perlyejme te gjithe.me llogjiken e tij edhe une i jap te drejte vehtes te them se klani ngjela,sipas ketij arikulli ,eshte i lidhur me drogen e maminasit.po qe se ben mbrojtje te klienteve te tu me kete llogjike,mjere ata,jane te humbur.os deformo faktet.skaneri i rapiskait ndodhet ne portin e durresit.skanimi eshte bere pikerisht ketu.jane punonjesit e hetimit doganor te durresit qe cuan konteinerin ne skanim.specialistet e skanimit jane ne dispozicion te doganes dhe nuk kryejne veprime te pavarura,pra jane pjese e kontrollit doganor ne port.per rrjedhoje ckane pare e kane bere e pare bashke me dogaieret pergjegjes.e dyta,jo omosdo se janetropojae dhe jaete lidhur me berishen.jane te lidhur,dhe ky eshte dyshim,pra mbetet per tu konfirmuar nga hetii,sepse kulicajt dhe lushajt kane qene arme ne duart e berishes vazhdimisht.por per personat konkrete duhet verifikuar.per mua edhe hajdarmataj eshte i kopromentuar.ne 2015 ka mbyllur nje dosje 90kg per arber kulicin.eshte ne dem te procesit qe lihet po ai me kete ceshtje.ky duhet te jete shqeeimi yt dhe i te gjitheve

  16. astrit says:

    Ngushellimi Tak alifmatraku. Truri yt eshte bere sallate ruse.

  17. Cuku says:

    O TAKU TE RROSH VETE
    SE MENDJA KA KOHE QE TE KA LENE,,,,,,
    ENVERI KOT NUK I FUSTE KUNGUJT NE BURG.
    SE KUNGUJT SI NE DIELL, SI NE HIJE PO KUNGUJ NGELIN,,,,,

  18. mirel says:

    Ore..deri dje kur ky kishte mare persiper te zbatonte Reformen dhe Vettingun, i thoshit :Taku je gjenial.
    Sot qe Taku ngeli pa karrige dhe nuk kam me arsye ta mbroje se cfare farse ishte Vettingu dhe cfare mostrash kriminele jane ata qe mbajne shtetin ne Shqiperi, tani i thoni Taku budalla.
    TakTakTaku..ky ka qene gjithmone. Po ju o militante qe e rrezoninga majat e lavdise ne humneren e ferrit, ju jeni per tu tallur.
    Se nuk ka mundesi, ose duhet te jesh plere Ramiste, ose debil patollogjik.

  19. usa says:

    Taku, me sa shoh eshte ne mbrojtje totale te EDI Rames. Jam me se i sigurte per kete qe po them.

  20. ALPINI.
    Faktikisht nuk i lexoj plotesisht shrimet e Takut se jane te gjitha njesoj.Ne te gjithe ben kompetentin.sikur kyi din te gjitha etj.etj.KY nuk eshte gje tjeter vetem nje deshtak qe nuk e pranojne asnjera ane.
    \ Eshte munduar me ju sherbyer ne te tijen.por gjithmone e kane lene mbas dere.Bile edhe duke krijuar parti.edhe ato e kane lene mbas dere.Taku dil ne pension se koha jote ka perfunduar qe me te babajt ten.Ne vitin 1972 kur shkova per here te pare qe Dardh te Korces pas qe Flitej per vilen e Kico Ngjeles.

  21. ARBEN Camaj says:

    paska rrjedh fare…
    rama deri tani ka qene promotori i vetting-ut; zgjedhja e prokurores nuk ishte bere pa ramen; policia drejtohet nga qeveria rama….
    krahasimi i rames me plehrat si berisha, meta me zagare eshte thjeshte tymnaje per te zvogeluar fajet & tradhetine kombetare te karavidheve te pd & lsi.
    n.q.s rama paska qene i zhytur ne “krime”, kujtoni ju qe gjate kohes qe pd-lsi kontrollonin shtetin, & deri ne dhjetor kur kontrollonin shish, prokurorine & gjykatat, nuk do e kishin mberthyer ramen?
    pervec kesaj berisha & meta jane pergjegjes per humbje jetesh njerezish, pervec vjedhjeve te popullit & shtetit…

  22. klaudio says:

    O Tak trapi te gjithe shqiptaret i dine te gjitha edhe se kush imbron trafikantet edhe kush esht i lidhur me ta nuk do presin ty bythlepires te na tregosh edhe Rama nuk eshte per medalje ari por ma mer mendja per kete rast e akuzon pa te drejte behu pak me serioz se dhe ne kuptojme nuk jemi idjota po nuk u zhduken kriminelet berishjan ky vend nuk shpeton

  23. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Tash ia ke kalua edhe Salës, o Taku !!!Pra qe te tre kundershtaret per vdekje ndaj njeri- tjetrit, qenkan te lidhur me te njejtin drogmen!!! Pasha zotin,qenke kokrra e gomarit, o Taku !!!

  24. niki says:

    Mjere ai qe merr Ngjelen si avokat mbrojtes.Si mund te vihet barazimi ndermjet akuzes dhe supozimit.Ne kete rast avokat i dashur mer rrugen drejt prokurorise dhe bej detyren.Ne nje vend demokratik( me te vertete ti dhe gjithe njerzit e ndershem pretendojme qe Shqiperia te behet e tille)nje njeri qe njeh ligjet s’duhet te arsyetoje ne kete menyre.

  25. alphade says:

    Avokat,kur i perzien gjerat behesh i pabesueshem……!!!!

  26. O Taku o rrot pidhi! kodra mbas bregut po flet! Mjaft o matuf plak! Je ber per psikiater . E bere ekuacion me shume te panjohura. Bej filozofi ku esht per te ber. Apo rri rri e keput ndonje sharqi! Loqe mashkull

  27. timo says:

    Take, degjova që Edi ka ndërmend të të emërojë ministër të drejtësisë prandaj qepe gojën. Jepi indietro shpejt se po e humb dhe kësaj rradhe vendin e ministrit.

  28. Niko Shpiragu says:

    Kush eshter i mencur le te flasin pse prokurori qe e mbylli heren e pare ceshtjen e droges 90 kg te ketij Cakajt, ne vend qe te arrestohet e te denohet me maksimumin ngarkohet prap me kete ceshtje e dyte me 613 kg kokaine. Mendoj asnje femije nuk do ta bente kete qe beri kryeprokuroria Marku.

  29. Virusi says:

    Ore, nuk flet kot Taku. Ai lexon yjet. Ne ruhemi nga kamerat po nuk ruhemi dot nga yjet. Per me teper yjet shohin me mire naten dhe kur i afrohen tokes, me sakte Europe’s juglindore. Dimri eshte moment I mire pasi zgjatet nata ulet pjerresia e tokes, bie fluksi djellit dhe yjet shohin me mire portet, hyrje daljet e anijeve. Besoni Takun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje