Kumbaro vizitë tek shkolla artistike në Gjirokastër, i plotëson dëshirën flautistit të talentuar  

12 Mars 2018, 16:41Kulturë TEMA
Kumbaro vizitë tek shkolla artistike në Gjirokastër, i

Ministrja e Kulturës dhe deputetja, Mirela Kumbaro gjatë vizitës së saj në qarkun e Gjirokastrës është ndalur në shkollën artistike “Feim Ibrahimi”, ku i ka  bërë një surprizë të bukur njërit prej nxënësve të talentuar të kësaj shkolle.

Kumbaro i ka dhuruar një flaut të ri Anxhelos nga Përmeti, duke i plotësuar kështu dëshirën e tij.

Dëshirë, që ishte bërë publike edhe në kronika televizive për shkak të kushteve të vështira ekonomike të Anxhelos, i cili flautin e ka objektin më të çmuar.

“Në shkollën artistike “Feim Ibrahimi” në #Gjirokastër me Anxhelon nga Përmeti, flautistin e ri që sot u pajis me flaut të ri siç e dëshironte. #EdukimPërmesArtit”, shkruan Kumbaro në faqen e saj në Facebook, ku ka publikuar edhe disa foto.

Nga shkolla artistike, Kumbaro tha se qëllimi i kësaj vizite është të shkohet drejt një iniciative për të mbështetur me instrumente muzikore shkollën e vetme artistike të Gjirokastrës.  Javën që vjen, kjo shkollë do të pajiset me instrumenta të tjerë muzikorë, që u vijnë në ndihmë fëmijëve të talentuar që studiojnë aty.

Ministrja e Kulturës shoqërohej në këtë vizitë edhe nga deputeti tjetër i qarkut të Gjirokastrës Flamur Golemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje