Balla: Në qarkun e Elbasanit janë investuar rreth 500 milionë euro në infrastrukturë

13 Mars 2018, 20:17Sociale TEMA

Gjatë qendrimit të qeverisë në Elbasan, pasditen e sotme u zhvillua një aktivitet për platformën e bashkëqeverisjen me qytetarët.

Në fjalën e tij, Kryetari i  Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se gjatë viteve të fundit në qarkun e Elbasanit janë investuar rreth 500 milionë euro në infrastrukturë.

Sipas Taulant Ballës, objektivi kryesor për Elbasanin është kthimi i Metalurgjikut në një burim të ardhurash për zhvillimin  rajonit.

Balla tha gjithashtu se turizmi dhe agrobujqësia janë baza kryesore e zhvillimit të qarkut të Elbasanit.

“Janë 40 mijë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova që vijnë çdo vit në Llixhat e Elbasanit. Janë rreth 200 mijë euro që mbledh bashkia nga Llixhat e Elbasanit.

Belshi është një zonë që ofron agrobujqësinë dhe agroturizmin…

Belshi nuk mund të ketë një zhvillim të qëndrueshëm nëse nuk investojmë tek një sistem efiçent i shpërndarjes së ujit të pijshëm.

Në Gramsh, nuk e fsheh kënaqësinë, që Gramshi nuk është xhepi i harruar, por një kryqëzim i rëndësishëm aksesh rrugore dhe në funksion të zhvillimit të këtij rajonit.

Përrenjasi është pjesë e korridorit të tetë dhe burimet e saj janë të rëndësishme. Bashkia e Librazhdit, një bashki e madhe ku është investuar shumë kohët e fundit.

Në Bashkinë e Cërrikut kemi investuar më shumë krahasimisht me bashkitë e tjera. Në qarkun e Elbasanit janë investuar në vitet e fundit 500 milionë dollarë dhe kryesisht në infrastrukturë.

Qëllimi kryesor është transformimi i Metalurgjikut në një burim zhvillimi të zonës, i trashëguar nga e kaluara, që na la një gërmadhë të madhe.

Sigurisht kemi ende problem mjedisor, por Bashkia e Elbasanit është bashkia e parë që trajton mbetjet sipas standardeve europiane.

Dhe ato që do të vijnë në Elbasan nesër, le të vijnë ta shohim impiantin e trajtimit të mbetjeve”, tha Balla.

1 komente në “Balla: Në qarkun e Elbasanit janë investuar rreth 500 milionë euro në infrastrukturë”

  1. Arifi says:

    Me shum a imvestuar or bab

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje