Lëvizjet në PD, 47 figurat që ikin dhe vijnë. Kush i zëvendëson Topallin, Bregun e Boden...

13 Mars 2018, 08:36Politika TEMA

Ish-deputetët Jozefina Topalli, Astrit Patozi dhe Arben Imami kanë paralajmëruar se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, do të privatizojë si dhe do të pastrojë partinë nga demokratët.

Alarmi i kundërshtarëve të Bashës vjen pas mbledhjes së fundit të Kryesisë së PD, e cila vendosi që Kuvendi Kombëtar të mblidhet në datat 28-29 prill, për miratimin e ndryshimeve statusore dhe riorganizimin e partisë.

Po çfarë do të ndodhë në mbledhjen e forumit më të lartë të partisë më të madhe në opozitë?

Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD do formalizohet ndryshimi i përbërjes së forumeve të larta të Partisë Demokratike, që nga vetë Kuvendi, Këshilli Kombëtar dhe Kryesia. Largimet dhe prurjet e reja në këto forume janë diktuar automatikisht që me shpalljen e listës së kandidatëve për deputetë që hartoi Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 Qershorit të 2017 si dhe pas konstituimit të Parlamentit të ri, shkruan Shqiptarja.com.

I gjithë grupi kundërshtar i Lulzim Bashës, i cili u përjashtua nga lista fituese e kandidatëve për deputetë të PD, në zgjedhjet parlamentare të 2017, nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Konkretisht, pjesë e këtyre forumeve të larta nuk do të jenë më Genc Ruli, Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Eduard Selami, Ridvan Bode, Arben Imami, Keltis Kruja, Bedri Hoxha, Igli Cara etj.

Largimi i tyre parashikohet nga nenet 34 pika ‘d’ dhe 36 pika ‘d’ e statusit të Partisë Demokratike. Me humbjen e statusit të deputetit, figurat e lartpërmeduara kanë humbur edhe të drejtën për të qenë anëtarë të Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar.

Gjithashtu, nuk do të jenë më pjesë e këtyre forumeve të larta të PD edhe sekretarët funksionalë të Partisë Demokratike, krerët e departamenteve dhe koordinatorët, të cilët kanë dhënë dorëheqjen pas përplasjeve me Bashës që pas daljes së listës së kandidatëve për deputetë.

Po sipas neneve 34 pika ‘d’ dhe 36 pika ‘d’ e statusit të Partisë Demokratike, të gjithë deputetët e PD, të cilët hynë për herë të parë në Parlament, në shtator të vitit të kaluar, bëhen automatikisht anëtarë të Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar të PD. Ata zënë vendin e kundërshtarëve të Lulzim Bashës, të cilët nuk janë më pjesë e parlamentit, shkruan Shqiptarja.com.

Disa nga prurjet e reja janë Klevis Balliu që do të zërë vendin e Ridvan Bodes, Orjola Pampuri në vend të Majlinda Bregut dhe Izmira Ulqinaku në vend të Jozefina Topallit. Gjithashtu, për shkak të marrjes së mandatit të deputetit, bëhen automatikisht pjesë e forumeve më të larta të PD edhe Rudina Hajdari, Valentina Duka, Ervin Salianji, Hekuran Hoxhalli, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Romeo Gurqkuqi, Endri Hasa, Luan Baçi, Agron Shehaj, Nadire Meçorapaj, Andon Frrokaj, Lindita Metaliaj, Xhemal Gjunkshi, Isuf Çelaj dhe Fatbardha Kadiu.

 

4 komente në “Lëvizjet në PD, 47 figurat që ikin dhe vijnë. Kush i zëvendëson Topallin, Bregun e Boden…”

  1. Çapajevi says:

    U desh një Lulëzim që të lulejojë PD-ja. U lodhën dhe bënë maksimumin disa parësorë të ish PD-së , si: Eduardi i amerikës, Dosti, Shehi, Imami, Tritani, Ceka, Pollo etj. dhe Saliu disa i hëngri, disave u tha ejani më lëpini prapanicën dhe disa i siktirisi duke vazhduar në krye të konakut deri sa ju mbush mendja se PD-ja nuk duhet të jetë më parti demokratike. Nuk e kishte të vështirë. Vendosi Lulin tek i cili do realizonte aspiratat e tij për ti shërbyer jo vendit, por atyre që paguajnë për të dëmtuar vendin.
    Mirëpo Luli , si trashëgimtar i atyre të para nëntëdhjetë eci pak në binarët e Sallës dhe pastaj i a drodhi edhe mësuesit dhe u bashkuan me Muzhikët. Salam vret mendjen si arriti ky për bindësh të humbasë partinë e familjes së tij? Në këtë pezmatim bashkë me Kaçin po qajnë hallet sepse jo që tepsia u iku, por u iku edhe vatra me gjithë furrë dhe godinë duke i thënë perëndimit “suksese në jetë” dhe me buzëqeshjen rinore kthehen nga lindja me nderime” zdrastvujtje tavarish drug muzhik”.
    Kjo histori deri këtu na çoi. Më tej? Rama të jetë më tepër vigjilent për të ruajtur jo tepsinë, por Shqipërinë. Çapajevi

  2. shqip says:

    po saliu do jete ?

  3. Pd org. Serbo-Russia says:

    Dmth Pd do te mbetet nen drejtimin serbia-Rus defakto
    Merrni dhe disa veterane nga beogradi dhe Russia qe te pasurohet demokracia O sa mire
    Po votuesit nga do merrni o lulushe e salihhit
    Ne Shqiperi injoranca Nuk mund te vashdoje sipas oreksit tuaj apo Russo-serb

  4. saliu says:

    Pse e ndate Salianjin nga Grigja?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje