Një punëtore e sigurisë së aeroportit vodhi 450 euro nga çanta e një pasagjeri, vetëm pak sekonda para se ajo të kalonte në makinerinë me rreze x.
Sipas mediave të huaja 26-vjeçarja Busakorn Somkwamdee, e cila u kap nga kamerat e sigurisë në aeroportin Suvarnabhumi në Bangkok, të Tajlandës duke hapur çantën e pasagjerëve.
Ajo me shpejtësi nxjerr një pako të madhe me para dhe e “rrëshqet” në xhepin e saj, pavarësisht se një pasagjer qëndronte pranë saj në atë kohë.
Por pasagjeri i tmerruar, kontaktoi menaxherët e aeroportit kur vuri re se paratë i mungonin ndërsa ishte ulur në sallën e nisjes në aeroportin Suvarnabhumi.
Punonjësja, e cila kishte punuar në aeroport për dy vjet, u intervistua nga policia dhe u pezullua pasi pranoi vjedhjen.
Shefi i aeroportit Kittipong Kittikajorn tha se roja e sigurisë pranoi vjedhjen, por pohoi se ishte hera e parë që ajo kishte vjedhur.
Ai tha se zyrtarët e aeroportit po rishikojnë CCTV për të kontrolluar nëse anëtari i stafit ka vjedhur nga udhëtarët e tjerë.(TemA TV)