A ka manipuluar Prokuroria “vrasjen” në aksident, të Çim Pekës?

14 Mars 2018, 20:16Politika TEMA
A ka manipuluar Prokuroria “vrasjen” në aksident, të

Aksidenti i Çim Pekës, i cili i mori jetën bashkë-udhëtueses së tij në makinë, në drejtim të Ibës në pasdite duke u errur (ai u betua që ishin thjesht shokë dhe kishin dalë për shëtitje), është një histori e errët dhe për mënyrën si Prokuroria dhe policia u munduan ta mbyllin atë, duke shpallur fajtor palën tjetër.

Nëse i hedh një sy dokumentit fillestar të hetimit që ka të bëjë me marrjen në pyetje të palëve, shikohet qartë se shoferi tjetër i aksidentuar thotë se “isha duke ecur në krahun tim kur mu shfaq përballë makina në të cilën udhëtonte viktima dhe Çim Peka”.

Më pas në dosje ka një sërë aktesh ekspertimi, dhe duket qartë që historia është pastruar në favor të Pekës, duke e nxjerrë të pafajshëm për vdekjen.

Por ajo që është interesante, ka të bëjë me presionin që kupola e LSI bënte ndaj Çim Pekës më 2015, kur ai sulmonte Metën e Monikën, duke thënë se “Çimit ja kemi analizat e asaj çfarë është gjetur në sedilje në makinë”.

Në fakt, në dosje nuk janë.

Flitet vetëm për pambuk të pastër, me të cilin janë marrë monstrat e gjakut.

A është ky shkaku që Peka është sot një ushtar i LSI-së dhe është nën shantazh prej tyre?

5 komente në “A ka manipuluar Prokuroria “vrasjen” në aksident, të Çim Pekës?”

  1. shqip says:

    Aksidente ndodhin plote . Po aksidenti me i rende eshte kur tv i mbush me koke shume cepash si Peka . Mjafton ky fakt per te bere bilancin e aksidentit tone si komb . Hap tv dhe , ne nje kanal shikon te semurin Lubonja . Ne nje tjeter Fevzua qe mban steken ne dore . Se kam marre vesh kurre se ç’lidhje ka emisioni i Fevzos me steken . Kur te bie te ndrosh kanal , dhe te shfaqet Peka me koken me qoshe , po mbi te gjitha me nje ligjerim 24 karat katunar , ketu deshperimi i kalon caqet e normales . Ja pergjigja pse ne nuk behemi . Te kesh president Saliun apo Meten , dhe te pretendosh te behesh ?! Po e pate si vajti puna e Prokuroreve ? Po vihen katunare te mbajne ligjin ? Po jeni ne vete apo keni rreshkitur fare . Te nxjerrin edhe Cim Peken , dhe behet festival folklorik . Gjithe katunaria ne krye te shtetit . As mos t’ju shkoje ne mend qe keta tipat mund te bejne diçka me vlere . Elitar lind , nuk behesh kur zbret ne Tirane me çizme llastiku . Dhe per dy – tre vjete behesh me miliona . Dhe fatkeqsia me e madhe eshte se kane menduar qe u be deti kos . Pune shpellaresh .

  2. Niku says:

    Sigurisht që e ka manipuluar ! Ai tjetri është në burg, fatkeqësisht ! Qim Peka e ka vendin brenda, jo Emilianoja !

  3. Kellira says:

    Pse u kujtuat tani per kete aksident?!

  4. E verteta e hidhur says:

    Ky eshte manipulim I sigurimit te shtetit!

  5. toskerisht ose gegerisht says:

    @shqip…. Shprehja “Elitar lind, nuk behesh kur zbret ne tirane me cizme llastiku” i vë kapak cdo gjeje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje