Nga Dritan Xhemalaj, TemA
Në kuadrin e ciklit të dokumentarëve “Përballje me të kaluarën” i cili është një projekt i ideuar dhe mbështetur nga zyra e Prezencës së OSBE-së në Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Radio Televizionin Publik Shqiptar dhe nën kujdesin direkt të Drejtorit të Përgjithshëm z. Thoma Gëllçi, dy bashkëautorët realizues të projektit në fjalë, gazetarët e njohur, Dashnor Kaloçi dhe Monika Shoshori Stafa, sjellin para teleshikuesëve dokumentarin e shtatë, me titull ”Demonët e Ginës – Misteret e një ikje të koduar”
Ky cikël dokumentarësh i cili ka filluar prodhimin që në muajin shtator të vitit të kaluar dhe trasmetimin në ekranin e RTSH1 që nga fillimi i muajit dhjetor, sjell para teleshikuesëve ngjarje të bujshme apo dhe të panjohura nga periudha e regjimit komunist të para viteve ’90-të. Në këtë kuadër, dy autorëve të sipër cituar, sjellin në këtë dokumentar historinë e një personazhi pothuaj fare të panjohur, Shpëtim Gina, i diplomuar në degën e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1974. Dramaturg, skenarist dhe libretist, i cili në fillimin e viteve ’70-të, falë talentit të jashtëzakonshëm, me punën, veprat dhe krijimtarinë e tij, “tronditi” institucionet artistike të Tiranës, si Teatrin Popullor, Teatrin e Operas dhe Baletit, Institutin e Lartë të Arteve dhe Radiotelevizionin Shqiptar.
Ishte një nga më të kërkuarit e shefave dhe drejtuesëve të lartë të këtyre institucionneve kulturore dhe artistike, ku në periudhën kohore 1971-1974, ai la gjurmët e tij, pasi kishte bashkëpunuar ngushtë me disa prej emrave më në zë të këtyre institucioneve, kollosët e skenës dhe ekranit, si: Mihallaq Luarasi, Kujtim Spahivogli, Pirro Mani, Mario Ashiku, Zhani Ciko, Nikolla Zoraqi, e deri tek më të rinjtë e talentuar të asaj asaj kohe, regjizorin Mevlan Shanaj dhe operatorin Pali
Kuke, të cilët njëkohësisht ishin dhe dy miqtë më të ngushtë të tij në Radio-televizionin Shqiptar, ku Gina punoi si skenarist në redaksinë e dokumentarit.
Por gjurmët që ai la në këto institucione kulturore dhe artistike në bashkëpunimet me emrat e sipërcituar dhe mjaft të tjerë të asaj periudhe kohe, fatkeqëësisht humbën apo u tretën në pluhrin e kohës dhe heshtjen zyrtare tw regjimit komunist?! Pasi në gushtin e vitit 1974, Shpëtim Gina humbi jetën në rrethana ende të pasqaruara, “duke u mbytur në dy pëllëbë ujë”, diku në lumin Drojë të Mamurrasit, ku ishte dërguar për të kryer zborin ushtarak së bashku me studentët e tjerë. Që nga ajo kohë e më pas, deri në fund të periudhës së regjimit komunist, emri i Shpëtim Ginës nuk u përmënd asnjëherë nga propaganda zyrtare, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë?! Por fatkeqësisht, emri i tij pothuaj ka mbetur i panjohur dhe është lënë në heshtje edhe pas viteve ’90-të?!
Por kush ishte Shpëtim Gina, nga cila familje vinte ai, si dhe kur e kishte nisur krijimtarinë e tij, si arriti ai që të shkruante shtatë drama (kur ende nuk kishte mbushur 24 vjeç), e disa skenarë e librete dhe përse ato pezulloheshin në momentet e fundit, përse ndiqej ai nga Sigurimi i Shtetit, kush urdhëroi që ai të shkonte në zborin ushtarak, ndonëse ishte me raport mjeksor, çfarë i shkroi ai Ministërit të Mbrojtjes dhe përse i vuri Fletë-Rrufe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm një ditë para se ai të ndahej nga jeta në mënyrë tragjike?
Si ndodhi “mbytja” e tij në lumin e Drojës, kush ishte studenti i Mjeksisë që shkoi bashke me të dhe e nxorri të mbytur nga pellgu i ujit?! Përse ish-mjeku i repartit të studentëve të Drojës në atë kohë, shprehet para kamerave se: “nuk e pamë fare kufomën, as në vëndin e ngjarjes, as rrugë në vajtje dhe kthim”, kurse shoku i tij, (student i Mjeksisë) deklaron se trupi i mbytur i Shpëtim Ginës, ka qëndruar aty në rrugë për pesë gjashtë orë deri sa erdhi grupi ekspertizo-hetimor nga Tirana? Përse motra e Ginës, (ish-gazetare dhe dramaturge) dhe gjithë familja e tyre që nga ajo kohë dhe më pas kanë dyshuar se nuk ishte trupi i Shpëtimit ai që ata përcollën në banesën e fundit, nën mbikqyrjen e një personi të panjohur që rrinte pranë arkëmortit, duke mos lejuar njeri që ta hapte?! Përse e motra e tij, librin që ka shkruar dhe botuar në SHBA, e ka titulluar: “Ku e çuat Shpëtimin”?!
Nisur edhe nga këto fakte, dy bashkëautorët ciklit të dokumentarëve “Përballje me të kaluarën”, gazetarët e njohur, Dashnor Kaloçi dhe Monika Shoshori Stafa, si dhe stafi i tyre, e kanë përfshirë historinë e Shpëtim Ginës në projektin në fjalë, duke tentuar ta “zbardhin” misterin Gina, nisur qe nga jeta dhe karriera e shkurtër të tij, e deri tek ngjarja tragjike ku ai humbi jetën në rrethana ende të paqarta dhe sot.
Kjo gjë, bëhet e mundur në dokumentarin në fjalë, me anë të dëshmive para kamerave të disa prej emrave më në zë të gazetarisë, skenës dhe ekranit shqiptar, ish-shokë, kolegë, bashkëpunëtorë dhe miq të ngushtë të Ginës, personalitete të njohur si: Zhani Ciko, Mario Ashiku, Mevlan Shanaj, Pali Kuke, Bashkim Hoxha, Bedri Islami, etj, të cilët sjellin kujtimet e tyre dhe hedhin dritë mbi atë personazh që me talentin e tij shkëlqeu në fillimin e viteve ’70-të dhe “u shua si një meteor”.
Përveç dëshmive të gjalla të ish-miqëve, shokëve, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe familjarëve të Shpëtim Ginës, dy bashkëautorët e dokumentarit, ”Demonët e Ginës – Misteret e një ikje të koduar” Kaloçi dhe Stafa, si dhe stafi i tyre, kanë bërë publike edhe dokumente arkivore dhe foto të rralla të panjohura më pare. Ky dokumentar që realizohet me mbështetjen e Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Radio-Televizioni Publik Shqiptar, nën kujdesin direkt të drejtorit të përgjithshëm, Thoma Gëllçi, vjen premierë të mërkurën, dt.14 mars, në ora 20 e 35 dhe ritrasmetohet të premten, dt. 16 mars, në ora 13 e 20 në Radio Televizionin Publik Shqiptar.
Po pse vendos pikepyetje dhe pikecuditese ne fund te fjalive deftore, o gazetar analfabet, i pagdhendur e BQ??? Ptuuuu, rrace e qelbur!
Lexo mire rregullat e gjuhes shqipe, sidomos pjesen qe shpjegon rastet kur mund te perdoret edhe pikepyetje edhe pikecuditese.
Nese nuk te bind kjo, lexo edhe rregulla sintaksore te ndonje gjuhe te huaj.
Dhe pasi te kesh lexuar duhet t’i kerkosh te falur gazetarit. Per kete rast te pakten. Sepse ketu nuk ka gabuar.
Por mund te gjesh pafund gabime te tjera trashanike gjuhesore te gazetareve qe i bejne shkrimet te palexueshme.
Ore idiot me nick-un Maelga, qe duhet te jesh vete gazetari gomar i ketij artikulli. Ne fund te fjalive deftore vendoset vetem pike. Pikepyetja vihet vetem ne fund te fjalive pyetese. Edhe per pikecuditesen ka rregulla te ngjashme, por rregulli nr. 1 eshte qe FJALITE DEFTORE MARRIN NE FUND VETEM PIKE. A e more vesh, o qurrash?
Po na flitke edhe per sintaksen ti, trap! E me flet per “rregulla”, te cilat ti nuk i citon, sepse nuk i di as vete. Ik ha trahana tani!
Shikoni andej nga zelanda e re se mbase gjeni ndonje shenje.
Ai i shkreti ka humbur jetën në rrethana tepër misterioze, sepse dhe në atë kohë mund ta humbje jetën në mënyrë misterioze. Që familja ka dyshimin e përhershëm sepse i ka humbur njeriu i dashur i tyre është tepër normale,por që një televizion bënë një dokumentar të tërë pa fakte dhe vetëm mbi baza thashethemesh, kjo ska bythë ku të rrijë. Bravo kjo është mënyra për të rritur audicionin o TVSH, televizion për të cilin të gjithë ne shqiptarët kontribuojmë për të mbajtur ty për të informuar shqipëtarët më gazetari profesionale dhe jo si të tëra televizionet private që bëjnë gazetari si ti pëlqejë pronarit.
Paska marre mision te rendesishem RTSH me Kaloçin , ndaj dhe ka shikushmeri zero. Megjithate, une kete emer nuk e kam degjuar, pavaresisht se thuhen sot kaq gjera per te. Mund te jete ashtu, por po jap nje version tjeter per ngjarjen sipas mendjes time dhe sipas asaj qe lexova; ne ate kohe sigurimi shtetit merrte djem te rinj dhe i sterviste, pastaj i dergonte jashte Shqiperise per kundrazbulim. Per kete gje di disa raste. Keshtu qe ky Gina mund te jete dhe sot diku, por ai nuk del me tani. Keshtu qe te gjitha ato qe thuhen, ne qoftese eshte keshtu, bien dhe Kaloit dhe Gelliçit e vene dem emisionet dhe vete i ben e vete i shikon.
Po lerini tashi gazetarine dhe prodhimtarin e kesaj Shoshorkes, kjo eshte budallaçke fare
Turp, edhe nga ky fatkeq doni te nxirrni resurse propagandistike qe jane aq ne mode sot, pikerisht sot kur vlera e njeriut ka rene shume e shume me poshte se ne kohen e socializmit. Ulerini duke drejtuar gishtin nga gjurmet e se kaluares per te terhequr vemendjen larg nga ujqerit e sotshem qe po shqyejne e xhvasin pasurine kombetare, jetet e njerezve te lene ne meshire te fatit dhe te kercenuar perdite nga bandat e krimineleve te politikes dhe te rruges.Shpetimi ishte nje njeri i brishte, i pasionuar vertete pas artit,me perspektiven qe ja pergatiti vet koha e socializmit siç ja pergatititi çdo talenti tjeter.Iku nga kjo bote si shume te tjere ne moshe te re apo ne vaktin e pleqerise siç mund te ikim e do ikim te gjithe por perpjeka per ta politizuar edhe kete vdekje eshte vertete e neveriteshme nga keta qe merren me keto pune.Lerini njerzit te qete, mos i ngacmoni plaget e tyre me lloj lloj aluzionesh e dyshimesh te ngritura krejt ne erë,krejt te pathemelta.Cilit i intereson kaq shume te nxisi artificialishte dyshime qe çojne ne fund te fundit ne ngjalljen e ndjenjes se hakmarrjes? Jane pikerisht ata qe kane nxjerre perfitime prej 28 vjetesh nga anarshija sociale, vrasjet e vetvrasjet, trafiqet dhe korupsioni dhe pikerisht per te larguar vemendjen nga keto poshtersira sajojne e fantazojne dyshime duke perfituar nga fatkeqesite dhe ndjenjat me te ndjeshme njerzore.
Ore idiot me nick-un Maelga, qe duhet te jesh vete gazetari gomar i ketij artikulli. Ne fund te fjalive deftore vendoset vetem pike. Pikepyetja vihet vetem ne fund te fjalive pyetese. Edhe per pikecuditesen ka rregulla te ngjashme, por rregulli nr. 1 eshte qe FJALITE DEFTORE MARRIN NE FUND VETEM PIKE. A e more vesh, o qurrash?
Po na flitke edhe per sintaksen ti, trap! E me flet per “rregulla”, te cilat ti nuk i citon, sepse nuk i di as vete. Ik ha trahana tani!
Zhvarroset dhe i behet ADN atij qe eshte ne varr…
E para punes T .V .SH ja duhet te sqaroje publikun per kete detyre qe merr nga Europa se ajo paguhet me taksat tona e jo nga europa .E dyta . Humane eshte edhe ajo detyre por a thua mos jane humane dhe me te fresketa dhe lote te pa u thara te gjetjes se njerezve te humbur keto 28 vjete dhe atyre te vrare kush i vrau dhe perse u vrane dhe kush ishte shkaktari dhe çfare u be me ato shkaktare . Kjo eshte nje porosi dhe orjentim Europjan dhe Amerikan gjoja per krimet e komunizmit ku te gjithe jane denu sipas ligjeve te kohes dhe po kerkojne qe krimet qe jane tuj u ba sot te harrohen . Me kete qe jane tuj ba Europa dhe Amerika po riabilitojne Hitlerin duke goditur komunizmin me Stalinin ne bote dhe Enverin ne Shqiperi qe siç thashe me lart denimet jane bere sipas ligjeve ne fuqi te asaj kohe qe kan qene edhe denimi me vdekje .Po Ameriken “demokratike”pse nuk e kritikoni qe ne shume shtete te saje ka denimin me vdekje .A shikoni sot ne kete “Europen tone demokratike”çfare po behet ne Lindjen e mesme sidomos ne Siri a shikoni mor popuj mbare botror çfare krimesh po behen sot ne shek. 21 nga dy superfuqite Amerika qe krijoj I .S .S .at dhe pagoj me dollar gjoja forcat opozitare qe jane grumbullim i te gjithe kriminelave botror dhe Rusia qe mbron udheheqesin kriminel Asad dhe per çfare behen keto ? Ato behen per dy gjera 1 -Per te treguar Amerika qe ja une jam i fuqishem dhe bej nxitjen e kriminelave botror ne lufte kunder ushtrise te Asadit dhe Rusi thot qe ja kush jam une jam ai qe mbroj Asadin dhe mbys ne gjak popullin .Ja çfare krime lufte ne shekullin 21 dhe gjithe ato njerez te vrare mbi te gjitha femije dhe civila te pafajshem di dhe gjithe ajo xhvendosje masive popullsie duke u mbytur ne dete dhe lumenj pra krime lufte dhe genocid .Edhe kane moral te flasin per gjoja krimet e komunizmit .Po O .K .B ja pse fle gjum ose dihet qe nuk e pjerdh kush ajo formale eshte .
Eshte per te ardhur keq qe ky Personazh trajtohet nga njerez injorante .Shkrimi shume i dobet ndersa misteri shume i madh.Keta gazetare jane per magazinier ushtrie,forma me permbajtejen nuk shkojne.Sic duket jane servile dhe pa dell gazetari profesionist.
He mo komentin e taraboshit e late me e botu neser kur te vije Meroja .
Nje ngjarje e shpikur per filma policore!
Une Shpetim Ginen e kam njohur mire., ne fakultet, kemi qene ne nje kurs, pastaj Shpetimi kerkoi gazetarine. Edhe ne zbor ushtarak, pasuniversitar kemi qene bashke!
Eshte e vertete se na u tha se u gjet prane nje Pellgu te Lumit Droje te Mamurrasit, i mbytur., nja dy kilometra larg Repartit ku benim Zborin Ushtarak per tu titulluar Oficere rezerve…
Shpetimi ka pasur nje talent per letersi, por jo keshtu si na e servirin keta skenaristet!
Ka shkruar nje drame qe eshte vleresuar , por e nje fare niveli dhe jane bere perpjekje per ta vene ne skene!
Shpetimi si Karakter ka qene teper depresiv, i vetmuar, melankolik, si i goditur, rrinte me studente qe e donin letersine, por ai ish thjesht ne kerkim te provave te para per te shkruar.
Mua me ka lene pershtypjen e nje skicofreni, (te me ndjejne te afermit,) por semundje dhe fatkeqsi eshte dhe ajo.
Pse e dramatizojne dhe e paraqisin keshtu, eshte per te ardhur keq!
Ka ekspertize dhe dokumenta qe e kane vleresuar si nje vetvrasje te nje studenti depresiv., ndoshta ka mundesi dhe ta kene mbytur, por ne na u tha se ka kryer vetvrasje…
Megjithate, familja po ka patur dyshime, , edhe pse nuk ka guxuar para 1990-es, po keto tredhjetvjecare pse nuk ka kerkuar te zbardhet e Verteta?
Eshte injorance e kulluar te ngresh skenare mbi nje vdekje ne rrethana qe i ka marre i ndjeri me vehte!…
Me teper nuk di te them.
Dramatizimi i kesaj vdekje APO Enigme sot pas afro Gjysem Shekulli, pa patur fakte, me duket nje trillim i paster dhe i peshtire.
Ne si shoke te tij qe e njihnim, e dime dhe kemi diskutuar qe atehere si nje akt Vetvrasje, nga depresioni. Arsyet ne keto raste hetohen aty per aty dhe jo sot nga skenarist filmash …
Me vjen keq per te Motren, te cilen e kemi pare kur vinte dhe e takonte te ndjerin…!
E kam njohur Shpëtim Ginën. Ishte një djalë i mirë, me vullnet, inteligjent dhe i talentuar. Kam lexuar dy drama të tij të cilat më janë dukur shumë interesante, letërsi e bukur por ende jo skenike. Ndërhyrja e një regjisori do ti vlerësonte në skenë. Mund të them se ndiheshe tek ai një dramaturg i së ardhmes. Më vjen shum keq që aksidenti ja ndërpreu jetën në një moment kur ai po niste një karjerë të vrullëshme dhe pasionante. Sikur jeta ti vazhdonte ndofta, vertet ai do të na trondiste me veprat e tij por, për deri atëherë, ndërhyri vdekja. Fatkeqësisht ajo nderhyri pikërisht atëherë kur ai dha shenjat e para të një talenti jo të zakonshëm.
Spekullimi me personalitetin e nje një shkrimtari të ri të talentuar për interesa vulgare politike është neveritës.
Ka investigu krime té sigurimit si gazetare!