"Takim me Aldo Baren në burg"? Reagon ministrja Gjonaj: Vizitë brenda normales, Noka figura më e diskredituar

13 Mars 2018, 20:22Politika TEMA

Ka reaguar menjehere Ministrja e Drejtesise ndaj ish ministrit te Brendshem, deputetit te PD Flamur Noka, insinuatat e te cilit tentuan te benin lidhje mes Gjonajt dhe disa te burgosur ne burgun e Peqinit.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar sot një vizitë në burgun e Peqinit, gjatë të cilit inspektoi dhe ambientet e brendshme, ku vizitoi dhe disa të burgosur.

Mes të burgosurve që vizitoi ishin dhe Aldo Bare dhe Enver Dondollaku.

Por pas kësaj vizite deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka hodhi akuza dhe tha se kjo vizitë mund të jetë bërë që Edi Rama të shantazhoj dikë.

Por në një reagim në Facebook, Gjonaj i është përgjigjur Nokës dhe thotë se  vizita brenda burgut është zhvilluar brenda normalitetit.

“Këtë detyrë e kam marrë me të gjithë përgjegjësinë që ajo ka dhe prej ditës së parë, e kam pasur plotësisht të qartë edhe detyrën, edhe me çfarë do të duhet të përballesha.

Përfshirë edhe zhgarravitësat profesionistë të mjedisit të debatit publik”, shkruan ndër të tjera Gjonaj.

Postimi i plotë i Gjonajt:

Kthej mbrapsht me përçmim sulmin e ulët të Partisë Demokratike, përmes një prej figurave më të diskredituara të teatrit politik opozitar, lidhur me vizitën time të punës në IEVP e Peqinit.

Vizita ime është zhvilluar brenda normalitetit të detyrës sime si Ministre e Drejtësisë.

Këtë detyrë e kam marrë me të gjithë përgjegjësinë që ajo ka dhe prej ditës së parë, e kam pasur plotësisht të qartë edhe detyrën, edhe me çfarë do të duhet të përballesha.

Përfshirē edhe zhgarravitësat profesionistë të mjedisit të debatit publik.

Kam bindjen se çdo njeri normal që i lexon apo dëgjon marrëzira si kjo e sotmja ndaj meje (dhe fatkeqësisht ndodhin përditë), e kupton pa asnjë mundim se burimi i tyre është dëshpërimi i një opozite që ka humbur gjithçka.

9 komente në ““Takim me Aldo Baren në burg”? Reagon ministrja Gjonaj: Vizitë brenda normales, Noka figura më e diskredituar”

  1. Lani says:

    Pritni tani kur te lirohet si lul berisha .denohet me jete vetem ne shqiperi ndoth eshe lirohen. Shtet i degjeneruar

  2. Aleksander says:

    Kta kte pune kane. Puna e mire qe po behet duhet vazhduar me kembngulje. Bravo.

  3. Tiranalifestyle says:

    Ne ministri po behet nje pune e jashtezakonshme. Me kto hapa ju zonja ministre do mbeteni ne histori.

  4. kosovare says:

    Nuk kane faj se ministrat e tyre nuk i kane takuar njeher te denuarit.

  5. shqip says:

    Preokupimi i Nokes eshte i drejte . Ndoshta ministrja ne qeline e A . Bares , do çoj L . Bashen . Dhe Noka eshte shume ne merak per sapunin .

  6. Muli says:

    Po ja vërtetuan Aldo Bares krimet mo djalë? Apo e futi krimineli sali, për të treguar që po luftonte krimin.

  7. Johani says:

    Po si lul berisha si aldo bare ishin ushtare te nok shtages,prandaj i njef mire dhe ua e di e ja dijne te gjitha krimet,andaj ka frike se mos aldo bare do i japi prova zonjes ministre,ky eshte qellimi i nokes qe duke sulmuar zonjen ministre tenton te behet i paster,kjo mbase ishte metoda e udb-s serbe ku noka tashme dihet se ishte specializuar aty,po se do kete shqiptar qe do qendrojne ne te njejtin qenef (parti) me noken se kisha menduar kurre.

  8. Arjan says:

    Meso te shkruash Lani dhe ndoshta do kuptosh me shume se sa injorant ke qene !

  9. Klevis says:

    .Kta kte pune kane. Puna e mire qe po behet duhet vazhduar me kembngulje. Bravo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje