PD dhe Basha i shpallin “luftë” edhe Erdoganit

13 Mars 2018, 18:44Politika TEMA

Prej kohësh, në ligjërimin politik të akuzave ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, Partia Demokratike, dhe veçanërisht Sali Berisha, kanë sulmuar edhe një partner të rëndësishëm të Shqipërisë, siç është Turqia.

Berisha e ka akuzuar disa herë Turqinë, pa e përmendur direkt, se ka paguar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, që të rrëzojnë marrëveshjen e tij të detit me Greqinë.

Ka pasur edhe deputetë të PD-së, si Dashamir Shehi, që janë shprehur kundër investimeve turke në Shqipëri.

Por, këtë të martë Partia Demokratike ka zyrtarizuar sulmet ndaj presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Sipas kësaj partie, ERdogan ka bërë marrëveshje të pisëta me Ramën, për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Çfarë marrëveshje ka bërë Edi Rama me Erdoganin për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës nga një kompani që ndërton centrale bërthamore me kompani shtetërore ruse”, tha nga selia e PD-së, deputetja Oriola Pampuri.

Dhe të mendosh që këto akuza vijnë nga një parti, e cila kur ishte në pushtet bëri biznes të madh me Turqinë.

Madje, në disa privatizime shtetëtore, që iu kaluan kompanive turke, flitej se kishte dorë edhe djali i Sali Berishës, Shkëlzeni, që mori pjesën e vet.

Edhe atëhere në pushtet ishte pikërisht Erdogan.

Dhe mund të jetë sërish në pushtet, nëse PD do vijë ndonjëherë në pushtet.

Ndoshta deri atëhere do të kenë ndërruar mendje për Erdogan.(TemA)

1 komente në “PD dhe Basha i shpallin “luftë” edhe Erdoganit”

  1. Dash Plonsi says:

    Ateher ne kohen Zenit Erdoani nuk ishte prresidnt por prajminister

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje