Dy këshilltarë të LSI dhe një i PDIU, në Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës i janë bashkuar grupit të këshilltarëve socialist.
Arben Rexhaj dhe Adrian Hyska nga LSI dhe Selaudin Mosho i PDIU kanë bërë publik vendimin e tyre, të detyruar nga qendrimi kundër interesave të qytetarëve që po mban LSI.
Në reagimin e tyre anëtarët e këshillit bashkiak shprehen se janë zgjedhur nga populli dhe jo nga krerët e partive, ndaj është e drejta e tyre që të zgjedhin forcën politike që vërtet i lë hapësirë për të dhënë kontributin e tyre.
Dy këshilltarët kanë hedhur akuza edhe ndaj PD, duke theksuar se më këtë forcë politike nuk ka asgjë çfarë e bashkon, pasi ndaj PD tashmë rëndon edhe një fakt i rënde, se me financime okulte ruse ka tentaur të krijojnë trazira dhe të dëmtojë Shqipërinë.
“Me aleancën PD-LSI nuk kishte më asgjë çfarë na bashkonte, aq më tepër kur sot jemi përpara një fakti të rëndë. Partia që para 27 vitesh lindi si shpresë për shqiptarët, sot merr financime okulte nga oligarkë rusë, vetëm e vetëm për të nxirë Shqipërinë dhe për të krijuar trazira.
Besoj se kjo turpëron edhe kolegët e tjerë demokratë në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës dhe gjithë mbështetësit e PD-së.
Lulzim Basha duhet të shkojë përpara drejtësisë për këtë aferë të rëndë kundër Shqipërisë, ndërsa LSI-ja mund të vazhdojë t’i qëndrojë nga pas duke rikonfirmuar sërish se ka qenë dhe mbetet parti tepsie dhe që s’i intereson asgjë tjetër veç pushtetit”, thanë në qendrimin e tyre para opinionit publik këshilltarët.(TemA)
Ja ku duhet te shkojne njerzit e LSI
http://lajme.al/dekani-i-lsi-se-rrezikon-kater-vite-burg-genjen-ne-formularin-e-dekriminalizimit/
O Gjirokastra, o Argjiro
ç’a bëni kështu more amani
e hëngri dhe një tjetër pras
në pleqëri, doktor Tritani!
Ahhhhaaaaaaaaaaa…
Fjalimet e Lulit ne cader , Republika e re dhe thirrja per dhune civile , armatosja e popullit jane mesime krejt bollshevike . Nuk ka pse te mos dyshohet , qe influence ruse eshte filozofi opozitare Berisha – Lul . Kjo nuk kerkon ndonje hetim te holle . Zgalem
Mona e ka degjuar kete lajm?? Tani le ti bie me cizme vetes se Ilirin e ka goditur me kohe. LSI- ja po shkon per lesh cdo dite dhe sa do shohim e degjojme! Tani Mones, Xhixhes , Nores e atyre pispiruqeve qe akoma i kane buzet me qumesht per nga trute, u mbetet te formojne grupin “Neveria “dhe te kendojne e kercejne ne rruge a ku te duan, me ose pa “Cizme”.
Ju lumtë juve per ketë akt qytetarie por a i keni mare leje Baxhelles qe eshte akoma ne delir, ,,,,LSQI force e pare ,,,,,
KUjdes se keta qe erdhen sot e u bashkuan me PS-ne , neser ikijn prape keta; jane mesuar si puna e kurves qe nuk i ben pershtypje. Mire ai çami , por ky i LSI, ahaa ,keta jane ata qe e dredhen sa here ju duhet. Nuk ka me besim tek keta . Bile ne qoftese do ta dish se kush e dredh ne Shqiperi, jane antaret e LSI. Kjo eshte pasaporta.
Kjo ka ndodhur dy muaj me par esht lajm i vjeter fare por dje PD i morri kshillin ps se por ky lajm qe keni nxjer ka dy muaj qe ka ndodhur