Financimi rus i PD, ambasadori Donald Lu takon Bashën

13 Mars 2018, 12:08Politika TEMA

Ambasadori amerikan në Tiranë Donal Lu zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ky takim vjen fill pas investigimit të revistës prestigjoze amerikane që tregoi që PD është financuar nga rusët që Basha të sigurojë takime të niveleve të larta në SHBA si dhe për destabilizimin e Ballkanit.

Ambasadori Lu qëndroi 20 në selinë e Partisë Demokratike, takim i cili nisi në orën 12:00 dhe përfundoi në 12 e 20 minuta.

Për këtë skandal që u zbulua nga një investigimi i revistës amerikane, “Mother Jones”, Prokuroria shqiptare ka nisur një hetim dhe ka marrë në pyetje sekretarin e përgjithshëm të PD Arben Ristani.

Por demokratët kanë hedhur poshtë akuzat, ndërsa një ditë më parë Lulzim Basha u shpreh se duhet të pritet hetimi i nisur nga Prokuroria.  (TemA)

 

 

2 komente në “Financimi rus i PD, ambasadori Donald Lu takon Bashën”

  1. Shkelcim Miri says:

    Gazetar dhe gazetare Idiot , nuk eshte financim Rus , por para te paguara nga ose nepermjet personave Rus , Lulja si mashtrues i korruptuar dhe pa nje gram tru ra viktime e dashurise per tu bere kryeminister pa merita , nuk ka ma Sali Serb dhe Tome Ndreca

  2. fantoma says:

    Takoi “yllin në ngjitje”, për “ta udhëzuar”, se si të shpëtojë…(???!!!) Këto takime të herëpasherëshme, të ambasdorit të nderuar, me kryehajdutët e kriminelët e politkës shqiptare, janë… më se “të dyshimta”…! Këtë popull mjeran, po e tallin nga të katër anët…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje