Eshtë shumë interesante të kesh gjithnjë mundësinë që të shohësh metamorfozën që pëson jeta e një grupi njerëzish, kryesisht zyrtarët të shtetit, gjyqtarë e prokurorë ndër vite. Sot Alpenews.al po boton deklaratën e pasurisë së para 15 viteve të zonjës Gashi, për të bërë krahasimin sesi ka ndryshuar në mënyrë të jashtëzakonshme ajo, ndër vite duke u qindrafishuar.
Ku jemi sot?
Rovena Gashi, ish drejtoresha e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe e Dekriminalizimit, ka qenë personazhi më i lakuar i mediave ditët e fundit, e përfshirë në një skandal të mos deklarimit të pasurisë së saj.
Bëhet fjalë për një pallat të tërë në një nga zonat më të shtrenjta të plazheve shqiptare, për 14 apartamente te Shkëmbi i Kavajës dhe dy godina biznesi në Lagjen 14 në Durrës, në një vlerë prej rreth 2 milionë eurosh. Sipas burimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) që është edhe shkalla e parë e procesit të vettingut për gjyqtarë e prokurorët, dyshohet se ajo ka të tjera prona të padeklaruara të cilat janë në proces verifikimi.
Ajo ka qenë krahu i djathtë i ish Kryeprokurorit Llalla, të cilit iu ndalua familjarisht hyrja në SHBA, për shkak se sipas sekretarit Amerikan të Shtetit Rex Tillerson, është i përfshirë në raste të mëdha korrupsioni. Pjesë e këtyre rasteve mendohet se është edhe zonja Gashi. Ish ministri i Drejtësisë tha se pronat e Llallës dhe Gashit janë vendosur me paratë e krimit të organizuar të cilëve ato u kanë mbyllur dosjet. Pritet sekuestrimi i këtyre pasurive.
15 vjet me pare
Dokumentat e këtij shkrimi botohen për herë të parë. Siç mund ta shihni, bëhet fjalë për formularët e deklaratës së pasurisë së vitit 2003 të zonjës Rovena Gashi, në atë kohë prokurore/ magjistrate në Prokurorinë e Tiranës. Në atë periudhë ajo banonte në Rrugën Skënderbej të qytetit të Durrësit në një banesë 2+1 ku sipas deklarimit të bërë prej saj, ishte pronare e vetëm 20% të kësaj shtëpie modeste, ku me siguri prokurores së re i takonte një sipërfaqe jo më shumë se 10- 15 metra katrorë. Me vlerën qoftë edhe të tanishme, kjo sipërfaqe nuk vlen më shumë se 1 milion lekë të rinj.
Ndërsa pasuria e dytë dhe e fundit e deklaruar nga zonja Gashi ka qenë një makinë fiat punto me vlerë 250 mijë lekë dhe me targa TR 9743 F. Pra gjithë e gjithë pasuria e zonjës Gashi përmblidhej 15 vjet më parë në 10-15 metra katrorë banim dhe në një makinë me vlerën e njërës prej çantave të saj më të lira që mban sot në dorë.
Perfundimi
Kaq mjafton për organet e vettingut sot dhe për hetuesit e saj nesër, për të përllogaritur sesi pas 15 vjetësh një grua që ka punuar gjithë jetën me rrogën modeste të shtetit, të arrijë sot që të zotërojë pasuri marramendase me vlera miliona e miliona euro.
Ne litar!
Ska nevoj te shkoj ne litar , ka menyra te tjera me efikase qe ta besh te lendohet sa ska me , sekuestroi pasurine te vendosur me menyra kriminale , dhe lere pa pune te vije verdalle si qen i qelbur , qe ta shikoje dhe vete ajo anen tjeter te medaljes ” te maresh ate qe te takon ne jete ” ………..tung
Keshtu ndryshoj dhe Edi Rama.
Para disa vitesh ishte emigrant
barbon qe gdhihej poshte ndonje
Ure ose ne katakombet e Parisit
e sot nuk i numerohet pasuria.
A di kush tr na thote sa eshte
pasuria e Edi Rames?
Mos i bini ne qafe p*dh ndryshkures se eshte e zhytur ne borxhe…
Te pushkatohet, me pushime ne Maldive, Bora Bora, Hawai, Kube e ne P.S.
Pershendetje, kam nje raste me nje prokurore ne Elbasan, qe ka bashkepunuar me nje grupe hajdutesh, dispunoj dhe fakte por me duhet nje andrese institucioni serioze dhe i besueshem qe te shkoje dhe te coi cfare dispunoj, nqs mundeni me ndihmoni ju lutem
Harram rroga qe ka marre nga populli i varfer shqiptar. Zyrat jane te shtetit. B… jane te individit, por kjo rrace bastarde abuzuan aq shume sa meritojne nje ndeshkim shembullor.
Harram i past kete pasuri qe ka vene me parate e popullit.Bushtra.Nuk ka shume faj ajo,ka Sali Berisha qe i vuri ne keto vende pellimbash, si kjo monster Gashi,ashtu dhe ate gojepeshkun Llalla.Ne burg dhe t’u sekuestrohet pasuria.
Zullumi keputet kur trashet.
Kaq pesimist jam bere sa vetem po i pash me pranga ne duar do filloj ti besoj vettingut.
Deri tani gjithçka eshte konsum mediatik.
Ore ç’u be me ate Fullanin , i mori parate e demshperblimit ?
Vetem Llafe dhe asnje veper Si zakonisht ,njerzit vine ,pasurohen,bejne korupsion dhe ikin
Shqiperi esapi ,rumpalle, llafe ,xhvatje poshterime,injorance,buzeqeshje dhe ne funde LARGIME te shoqeruara me pak llafe nga mbrapa,por pa I bere gje sepse eshete mese normale ti besh keto gjera kur vjen ne pushtet
Hajda hajde se c vete
Arnaut milet Kote nuk e kane thene
Diku ne kete shkrim permendet se z.Gashi ka qene krahu i djathte i Dhalles.Mbase do ishte me e sakte :Krahu i djathte dhe pika qendrore.Vjedhin dhe argetohen duke shkelur mbi fukarenjte dhe duke u alladitur me hajdutet dhe kriminelet.
Sigurisht Lepuri fle diku tjeter.Shkalle, shkalle drejtesia duhet te veproje me shpejt dhe me tolerance zero.
Mos harroni:Po Dhalla i kujt ishte krahu i djathte e i majte,fasada e parme dhe e paseme e prokurorise,kamikaze i P.D.-se dhe i Salise.