“Dy peshqit e mëdhenj"/ Rovena Gashi e Adriatik Llalla, dëshmia: Si ua pagoi krimi i organizuar pronat e paligjshme

13 Mars 2018, 09:41Politika TEMA
“Dy peshqit e mëdhenj"/ Rovena Gashi e Adriatik Llalla,

Publikimi i skandalit të pronave të paligjshme nga Alpenews.al për dy ish krerët e Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla dhe Rovena Gashi, është tema kryesore e diskutimeve dhe e debatit në mediat serioze shqiptare.

Ajo që është kuptuar tashmë pas bërjes publike të dokumentave, të provave dhe fakteve të pronave të vendosura me paratë e pista të abuzimit me pushtetin, se sa të drejtë dhe se sa prova konkrete ka SHBA, kur i ndaloi hyrjen familjes së ish Kryeprokurorit Llalla me motivacionin e përfshirjes në raste të mëdha korrupsioni gjatë ushtrimit të detyrës.

Sigurisht që indirekt kjo akuzë vlen po aq edhe për bashkëpunëtoren më të ngushtë të z. Llalla, Rovena Gashin ish Drejtoreshën e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ajo që është kuptuar nga të gjithë tashmë se ambasadori Lu, për Adriatik Llallën, Rovena Gashin dhe ca të tjerë si puna e tyre por edhe për ish shefat e tyre politikë që i kanë bërë dalje tashmë, e kishte kur deklaroi se ky fillim viti do jetë ai i “peshqve të mëdhenj”.

Tani që letrat u hapën dhe provat me dokumenta për Llallën dhe Gashin u bënë publike, të gjithë e kuptuan se kemi të bëjmë me DY PESHQIT e mëdhenj të korrupsionit dhe të ushqyer me paratë e krimit.

Avokat Ngjela, ish ministri i Drejtësisë, e ka përshkruar mjaft bukur këtë situatë për ta kur shkruan:

“Këta të korruptuar që kanë vjedhë çdo gjë në Shqipëri në 20 vjet; çfarë janë – kriminelë?

Jo, janë qejflinj krimesh.

Këtej e tutje do të shfaqen pronat e korrupsionit.

Gjithsesi, të gjitha abuzive janë, por tani që po shfaqen mediatikisht pronat e Llallës dhe Gashit, duhet që gjithsecili të kujtohet për një gjë?

Si i kanë fituar këta këto prona?

Është shumë e rëndë kur e mendon. Që të gjitha janë para të paguara nga bota e krimit për t’iu mbyllur autorëve dosjet e krimit.

Aty, në ato prona, në pishina, hotele, vila dhe restorante gjendet gjaku i të vrarëve nga krimi i pandëshkuar; gjenden vjedhjet e shtëpive të emigrantëve dhe të shqiptarëve të ndershëm me autorë të liruar nga prokurori; gjenden para të paguara nga Basha për 200 milionë dollarët e grabitura nga Rruga e Kombit; gjenden paratë e paguara nga Meta për të mbyllur aferat e tij të korrupsionit; janë paratë e paguara për të legalizuar aktet e vjedhjes së tokave në bregdet nga të gjithë llojet e pushtetarëve dhe nga familjarët e tyre; gjenden paratë e paguara të pushtetarëve, për të legalizuar abuzimet e tyre.

E pse të zgjatemi: thjesht aty, në ato prona, gjendet bashkëpunimi i pastër i prokurorëve me krimin e organizuar.”

Ngjela ka të drejtë. Siç thoshte ish Kryeministri Berisha dikur, avokati është një dashnor i fjalës së lirë.Pas tij kanë nisur të shkruajnë të tjera pena serioze që nuk janë as pjesë e kazanit dhe as e llumit që ndodhet në fund të tij./Alpenews.al

9 komente në ““Dy peshqit e mëdhenj”/ Rovena Gashi e Adriatik Llalla, dëshmia: Si ua pagoi krimi i organizuar pronat e paligjshme”

  1. XY says:

    Duhet te arrestohen ,pa nje -pa dy .Le te filloje te marre nje here fryme lirisht Shqiperia dhe popullit ti kthehet besimi i munguar ne keto vite . TE ARRESTOHEN,sepse kane bere banda te organizuara kriminale.Asnje meshire per kriminelet.

    1. Fish vs Sharks says:

      Mjaft i shitet sapunin ketij populli.Keta te dy jane viktima te atij sistemi te korruptuar qe ndertuan peshkaqenet:
      Fatos
      Sali
      Meta
      Lulzim
      Nishani
      Topi
      Ruci
      Edvin Rama

      Ata ne fund te fundit i sherbyen me besnikeri klases se korruptuar politike shqiptare.

  2. apapapa says:

    Pse hesht Fevziu per keto raste? Pse nuk ben nje emision per faktet e reja qe kane dale per keta te dy te korruptuar?

    1. Goni says:

      Per Fevziun mos u anko .
      Fevziu po na hap syte me temat
      ” A jane shqiptare te mire ne seks ”
      “Cfare eshte bukuria” , “Si ushqehen shqipetare” ,
      dhe plot e plot tema te tjera …por asnjehere nuk e ka trajtuar:
      “KUSH E SOLLI ADRIATIK LLALLEN !!!

  3. Kombi says:

    TE SHKRUARIT ESHTE SHUME LARG TE VEPRUARIT. CFAR VLERE KA KY SHKRIM ,KY DEMASKIMI I Z. NGJELA KUR PROKURORIA, NUK I KA THIRRUR NJEHERE TE VETME KOKAT E KORRUPSIONIT . ESHTE PER TU ADMIRUAR Z. NGJELA, PER LUFTEN E TIJ KUNDER KORRUPSIONIT GALOPANT , POR NUK NDIHMON ASPAK , SEPSE BIE NE VESH TE SHURDHER .
    NE CILIN VEND TE BOTES, DO TE NDODHTE KJO QE NDODH NE SHQIPERI , TI SEKUESTROHET PASURIA DHE JANE TE LIRE KURSE NJE QYTETAR I THJESHTE ,QE KISHTE GJETUR NJE CELULAR , POR NUK E KISHTE DORZUAR , FUTET NF BURG.

  4. Te pushkatohen me pushime ne Maldive, Bora Bora, Hawai, Kube e ne p.s.

  5. "BOHOTINA" says:

    Keta nuk jane peshqit e medhenj. Keta jane pjelle e poshtersise qe mbolli Salihu. E ka Salih emrin o njerez e jo Sali siç i thoni juve. Keta jane cironka qe u çojne tek peshkaqenet.

  6. taraboshi says:

    Si po shkruan Fevziu kunder ketyre po sa perfitime ka pas ai dhe Sandri i tij por edhe atyre po u vjen radha .

  7. Leone-53 says:

    Se sa eshte e “mbytur” qeveria shqiptare(pa perjashtuar ate te ashtuquajtur te djadhte te Saliut) e istitucionet e ngritura prej tyre flet gjendja ekonomike e vendit tone pas 27 vjet tranzicion te “çmendur”!
    Me kujtohet ketu ne Itali para 2-3 vjetesh ish ministri i transportit Maurizio Lupi dha dorheqjen vetem se djalit te tij i dhuroi punedhensi nje ore qe kushtonte 8000 € !!!… dhe duhet te cilsoj se djali i tij ishte nje nder studentet me te shkelqyer ketu ne Bocconi te Milanos dhe ndoshta e meritonte kete çmim nga punedhensi i tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje