Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, deklaroi se Lulzim Basha nuk mund t’i shmanget më drejtësisë për skandalin lidhur me financimin rus, duke e përdorur mandatin e deputetit opozitar, siç përdori dikur një raport mjekësor
Në një deklaratë për mediat, Spiropali tha se kreu i PD nuk arrin dot të japë as edhe një përgjigje të saktë për një krim financiar në aktivitetin elektoral e ndërkombëtar të Partisë Demokratike, që po bëhet gjithmonë e më i madh.
“Lulzim Basha nuk mund t’i shmanget më drejtësisë, duke e përdorur mandatin e deputetit opozitar siç përdori dikur një raport mjekësor për të mos u përballur me drejtësinë :
Ka mbi një javë që çdo ditë, jo në mediat komuniste të Amerikës si “New York Times” por në median shqiptare, dalin fakte të reja. Por Lulzim Basha nuk arrin dot të japë as edhe një përgjigje të saktë për një krim financiar në aktivitetin elektoral e ndërkombëtar të Partisë Demokratike, që po bëhet gjithmonë e më i madh.
Lulzim Basha deklaron se mes atij vetë personalisht, apo Partisë Demokratike dhe kompanisë së lobimit Muzin ka vetëm një kontratë dhe vlera e paguar nga PD është vetëm 25 mijë dollarë.
Por kompania e lobimit Muzin, kompania që ka punuar për llogari të Lulzim Bashës, deklaron se përveç 25 mijë dollarëve të Bashës, ajo ka marrë edhe 500 mijë dollarë të tjerë nga Partia Demokratike.” thotë Spiropali.
DEKLARATA E PLOTË E SPIROPALIT
Lulzim Basha nuk mund t’i shmanget më drejtësisë, duke e përdorur mandatin e deputetit opozitar siç përdori dikur një raport mjekësor për të mos u përballur me drejtësinë :
Ka mbi një javë që çdo ditë, jo në mediat komuniste të Amerikës si “New York Times” por në median shqiptare, dalin fakte të reja. Por Lulzim Basha nuk arrin dot të japë as edhe një përgjigje të saktë për një krim financiar në aktivitetin elektoral e ndërkombëtar të Partisë Demokratike, që po bëhet gjithmonë e më i madh.
Lulzim Basha deklaron se mes atij vetë personalisht, apo Partisë Demokratike dhe kompanisë së lobimit Muzin ka vetëm një kontratë dhe vlera e paguar nga PD është vetëm 25 mijë dollarë.
Por kompania e lobimit Muzin, kompania që ka punuar për llogari të Lulzim Bashës, deklaron se përveç 25 mijë dollarëve të Bashës, ajo ka marrë edhe 500 mijë dollarë të tjerë nga Partia Demokratike.
Për ta bërë zullumin edhe më të zi, kompania në fjalë deklaron se përveç Partisë Demokratike, ajo është paguar edhe nga një firme ruse në vlerën 150 mijë dollarë për lobimin që ka bërë në Shtetet e Bashkuara për Lulzim Bashën.
Basha deklaron se i ka dhënë kompanisë së lobimit vetëm 25 mijë dollarë, kurse kompania e lobimit deklaron se ka marrë 675 mijë dollarë për punën që ka bërë për Bashën.
Këto deklarime, të cilat Basha i quan sajesa, nuk i ka bërë dikush që me Bashën nuk ka asnjë lidhje; nuk i kanë bërë as mediat komuniste amerikane dhe as mediat shqiptare; i ka bërë vetë i punësuari i Lulzim Bashës, Nick Muzin.
Prandaj s’ka asnjë dyshim se ai që gënjen nuk mund të jetë kurrkush tjetër veçse Lulzim Basha, të palarat e të cilit i ka nxjerrë në shesh kompania e lobimit me të cilën Lulzim Basha ka marrëdhënie kontraktuale të bëra jo në kafene, por me deklarata financiare tashmë të depozituara pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe Njësisë së Regjistrimit të Agjentëve të Huaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për këtë arsye uluritëse, Lulzim Basha duhet të përgjigjet përpara ligjit qoftë për gjysmë milionë dollarët ekstra që Partia Demokratike i ka paguar kompanisë së lobimit, qoftë për dhuratën ruse prej 150 mijë dollarësh që kompania e lobimit Muzin ka marrë nga firma Biniatta në këmbim të punës që Muzin ka kryer për Bashën.
Kryetari i opozitës shqiptare nuk mund ta fusë kokën në rërë si struci, as mund të sillet si kamionisti i bananeve që thotë “kamioni është i imi, por s’e di kush ma mbushi me banane” dhe as mund t’i shmanget më drejtësisë, duke e përdorur mandatin e deputetit opozitar siç përdori dikur një raport mjekësor për të mos u përballur me drejtësinë. Këtë herë, nëse është sadopak trim, duhet të dalë e jo të mbulohet me gjethe fiku, por të thotë të vërtetën që tashmë s’ka mbetur gur lumi e dru pylli pa e ditur. (TemA)
Ja dhe kjo “pickellonja” qe flet per drejtesi ,qe 2 muaj ndenji ne krye te doganave dhe vodhi sa per 200 muaj !
Kete “pickellonje” e mori Edi grenxe dhe e ktheu ne blete punetore.Hahahahha !!! Dhe te mendosh qe kete perkufizim te vetvetes ,e thonte me krenari ????
Tani Edi e ka bere prap grenxe dhe e ka nxjerr ne “xhiro te modhe” me luftu armiqte.
PO MOJ ZONJE KE TE DREJTE , POR BASHEN NUK E THERRET PROKURORIA , AJO INJORON CDO SKANDAL NGA KOKAT E PD
PRANDAJ NUK JA VLEN FARE TE DEMASKOSH BASHEN . ATIJ NUK I HYN GJEMB NE KEMBE . AI VAZHDON TE KETE TE GJITHE NE MBROJTJE , SI ME LLALLEN SI PA LLALLEN .
A NGOPET VETEM ME LLAFE DHE ASNJE VEPER , PERVEC SHOFERIT . HA HA HA .