Takimi me ambasadorët e BE, Xhafaj: Bashkëbisedim tejet konstruktiv, shprehën vlerësimet pozitive për MB

13 Mars 2018, 15:53Politika TEMA

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi sot një takim informues me ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë.

Pas takimit që zgjati dy orë Xhafaj nëpërmejt një postimi në twitter, shkruan se informoi dhe iu përgjigj interesit të tyre të veçantë për punën dhe progresin e bërë në kuadër të zbatimit të prioriteteve dhe masave për konsolidimin e shtetit ligjor.

Takimi i dytë pas 3 muajsh me të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Informova dhe iu përgjigja interesit të tyre të veçantë për punën dhe progresin e bërë në kuadër të zbatimit të prioriteteve dhe masave për konsolidimin e shtetit ligjor.

Prezantuam rezultate konkrete në disa fusha e veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, Antikanabisin, Menaxhimin e Kufirit, Reformën e Policimit në Komunitet, Vetting-un etj. Shprehëm mirënjohjen për bashkëpunimin e krijuar këto muaj pune të përbashkët.

Bashkëbisedim tejet konstruktiv. Jemi të emocionuar dhe të inkurajuar për vlerësimet tejet pozitive, për besimin e shprehur për MB, Policinë e Shtetit dhe Task Forcën Speciale si dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Jemi në rrugën e duhur. Të vendosur të ecim përpara”, shkruan Xhafaj. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje