Spartak Ngjela: Donald Lu mund t'i ketë kërkuar Bashës dorëheqjen

13 Mars 2018, 18:54Politika TEMA

Në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga ishte i ftuar avokati Spartak Ngjela, i cili foli për shkrimin e revistës “Mother Jones”, për procesin e Vetting-ut dhe për politikat që po ndjek Amerika këtu në Shqipëri dhe cila është e ardhmja e vendit.

I pyetur nëse SHBA-të janë të shqetësuara për shkrimin në revistën “Mother Jones” pas takimit të ambasadorit Lu me Bashën, Ngjela thotë:

“Nuk flasim për politikat e SHBA, por nuk është e habitshme që t’i ketë kërkuar dorëheqjen kreut të opozitës. Janë politika të Amerikës që te çadra.

Duhet ndërruar trajektorja, d.m.th duhet të ndërrohet kryetari.

Kryetari është Saliu, ai është anti amerikan që në vitet 1997.

Koecidencë shpërthimi i skandalit ndaj Bashës, domethënë e kanë kapur me rusët, dhe ambasadori s’do ju thotë bravo, por ju ka vënë pikat mbi i.”

I pyetur për situatën në Partinë Demokratike, avokat Ngjela tha se askush nuk e bind nga lidërët aktualë të djathtë.

Ndërsa për vetting-un, vonesën dhe nese ka një presion të brendshëm, Ngjela u shpreh:

“Ta nisim me logjikë hap pas hapi. Kur thoja unë që drejton OMN thonin janë zëra fallso.

Pse e hoqën komisionerin? Sepse përjashtoi Llallën nga Vetting-u, kjo është arsyeja.

Duhet të jesh gjyqtar që të japësh dorëheqjen, jo nga e drejta, dorëheqja jepet nga posti.

Në listën e parë ishin 67-68 emra, por nuk kemi asgjë konkrete pasi u nis me vonesë, sepsë nuk del koha për 140 emra, pasi nuk janë 68, por janë më shumë.

Shenjat janë se ato po bëjnë punë. Nese s’bëhet vetting, nuk bëhet KLGJ as KLP”, tha Ngjela.

2 komente në “Spartak Ngjela: Donald Lu mund t’i ketë kërkuar Bashës dorëheqjen”

  1. Shigjeta says:

    O Taku , je bere per te varur teneqen dhe te vraposh neper rruget e Tiranes . Ke kaluar cdo kufij te imagjinates dhe je kthyer ne nje fallxhor modern . Dhe keto ti them une qe nuk kam votuar dhe as votoj kurre te djethtet , me japin nje fare alergie , po jo dhe keshtu o Spartak . Gjerat dhe lajmet qe ta ka ty qefi i ben sikur do ndodhin ose sikur burojne nga burime zyrtare teper te sigurta , kryesisht amerikane . Cte thuash , je bere per te qare hallin. , xmos ha gje ushqime te skaduara o Taku ???? Perndryshe nuk shpjegohet kaq idjotesira , Sherlock Holmes me siguri do te kishte zili ……….

  2. Kombi says:

    TE SHOHIM CFARE TYMI DO TE DALI NGA SHQUPI .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje