Televizioni më i madh kombëtar në vend, Top Channel, e ka hapur edicionin kryesor të lajmeve, me një… shënim.
Shënimi nuk ka autor, por në të ndihet dora e drejtorit të këtij televizioni, Ben Blushi, i cili mes rreshtave shpreh edhe mllefin personal që mbeti jashtë parlamentit.
Shënimi i Top Channel
Debati që shkaktoi ditët e fundit revista amerikane “Mother Jones” për disa financime të dyshimta të Partisë Demokratike ka rihapur një debat sa të vjetër aq edhe delikat në Shqipëri.
Ku i gjejnë paratë partitë politike? Pra, nga financohen? Kush janë donatorët e tyre? Sa para marrin ato nga anëtarët dhe sa marrin nga favoret që krijojnë kur janë në pushtet apo duke shitur heshtjen kur janë në opozitë?
Asnjëherë nuk ka patur informacione bindëse dhe shterues për financat e partive, të cilat në perceptimin e përgjithshëm funksionojnë si të lidhura me krimin e ekonomik, me industrinë e kanabisit apo si një bankë bakshishesh.
Për hir të së vërtetës, cilësia e përfaqësimit të partive shqiptare, sidomos atyre kryesore, ka ardhur duke rënë në varësi të rritjes së parave që ato shpenzojnë.
Partitë janë gjithmonë e më të pasura në burime materiale dhe gjithmonë e më të varfra ne burime njerëzore. Sa më shumë para, aq më shumë njerëz pa shkollë dhe me të shkuar të dyshimtë.
Paratë kanë trembur apo kanë zbuar intelektin dhe mendjen nga parlamenti dhe lozhat e partive. Vetëm gjatë ditëve të fundit një biznesmen arriti të hyjë në Parlament duke hequr dy gra të cilat ishin pedagoge. Kjo ndodhi para dy vitesh dhe me një deputet të shumicës, i cili më vonë hyri në listën e dekriminalizimit të Parlamentit dhe u larguar pas presionit amerikan mbi qeverinë.
Sidoqoftë, çështja mbetet se ku i gjejnë paratë partitë? Autoritetet shtetërore, siç është KQZ, në këtë rast nuk ka treguar kurrë gatishmëri për të zbardhur burimet.
Aq më pak ka bërë Prokuroria e Shqipërisë dhe me sa duket kjo situatë e mjegullt do te vazhdojë, derisa partitë kryesore të jenë ato që zgjedhin edhe ata që sipas ligjit duhet t’i kontrollojnë ato vetë.
Pra, anëtarët e KQZ, prokurorët dhe gjyqtarët. Rastet e partive shqiptare që blejnë me para të dyshimta apo të deklaruara fotot me presidentë amerikanë janë të pakrahasueshme dhe tmerrësisht dëshpëruese.
Kryeministra apo kryetarë opozite që harxhojnë qindra mijëra dollarë për një foto me Barack Obama-n apo Donald Trump-in nuk ka patur në rajon.
Shqipëria është vendi më i varfër që harxhon më shumë për një foto apo për një kompani marketingu. Nga ana tjetër, nëse llogariten me imtësi kuotat që anëtarët e partive paguajnë, ato janë të papërfillshme për të furnizuar kaq shumë beteja propagandistike.
Në vazhdimësi, autoritete që monitorojnë fushatat shqiptare, siç ishte dhe rasti i vitit të shkuar, kanë parë se shpenzimet janë marramendëse sidomos nga biznesmenë që hyjnë në Parlament duke paguar së pari partitë që i kandidojnë dhe pastaj zgjedhësit që i votojnë.
Për këto arsye, zbardhja dhe reduktimi i parave të partive mbetet një çështje themelore për vendin. Për sa kohë që partitë kanë çdo pushtet dhe prej tyre buron edhe pushteti ekzekutiv edhe ai legjislativ, është e pamundur të pretendosh se pushtetet në Shqipëri do jenë të pastra për sa kohë që burojnë nga para të dyshimta.
Kjo është njëlloj si të pretendosh që përrenjtë janë të pastër edhe kur burojnë nga një lumë i ndotur.
Ndjesë të madhit Tan Hoxha që projektin e Tij nga Top ia kthyen në Tope…
O tope,tope,o pappagallo,,,koncert i madh nga bil-bile-bushi,,
Per gjakovar topen
Pse po kerkon ndjese o idiot , ti e vure Ben Blushin drejtor?????
Po ju rilindasit skeni pse merziteni ju keni KLANIN dhe ABC .
Te fala Sandrit.
PS: i thoni Rames te rije edhe me ndonje tjeter se la nam perdite me Sandrin.
Beni nuk eshte me i mire se sa politikanet e tjere por jam dakort me shkrimin pervecse sprehjes qe “perrenjte burojne nga lumenjte”!!
Hajde more hajde, se çfare behet ?!!!!
Sa shume shurrabajka qe paguan PS-ja per te komentuar kunder Blushit dhe TOP-CH !!!!!!
Edhe sikur Blushi te ishte nje njeri me 1001 te zeza vete, edhe sikur TOP-i te ishte nje TV koti fare, ato çka thuhen ne kete «shenim» jane 9999 % te verteta. Por nese ne Shqiperine tone te dashur fillon dikush te mendoje, apo ca me keq te flase te vertetat e frikshme se si funksionon dueti politike-pushtet, ai kryqezohet sakaq.
Keshtu e hengri edhe Olldashi. Filloi te mendoje e te flase si njeri i pergjegjshem. Sakaq ju turren te gjithe dhe e vrane si qen. PD, PS, LSI e lengtyrat e tjera bashke; Saliu, Rama, Meta dhe lengtyrat e tjera bashke.
Rri o Ben urte se do ta hash po vure gishtin ne plage !……
Mos u merzit o Gjakovar, se Topi I Tanit perfundoi te Beni pa tope, ose Beni topefishkuri. Tope ka Ver Llapa, qe ju bofsha kurban.
Tan lapraksi ishte nje halabak te cilit i eci mire tregetia e « kafes ». Kaq dhe asgje tjeter! Me vine zorret te fyti kur njerez te cilet nuk e kane njohur vazhdojne dhe sot e kesaj dite ta ngrene ne piedestal.
Ke te drejte o Gjakovar dhe te mendosh qe tani topi eshte ne kembet e blushit karagjozit
mire e ka poplli vu per buk kurse PS-PD-LSI zihen kush ka paguar me shume ameriken, kur do vdesin PD-PS-LSI qe populli te bi rehat.
Qenka terbuar gazeta TemA pse Top Channel eshte ne dore te nje intelektuali te shquar si Blushi dhe jo e nje perversi pseudointelektual si Sokol Balla!
Ah more Blushi sa shkrimtar mediokerr je kur ne fund thua se perrenjte burokan nga lumenjte!
Eshte e kunderta o delirant i pa skrupullt:Lumenje behen nga perrenjte!
Cohu Tan prej varri!
? NGA TOPI I TANIT,
DO THEMI , KOQJA E TOPIT ! Blush-..ari !!
JA DHJEU TOPIN TANIT, KJO SALUSHJA !??
DO SHIFIM KLANIN TANI ,U PA PUNA.!
Pse nuk ka te drejte! Te drejte ka.
Panvaresisht se njera pala eshte me e piset sesa tjetra, dmth PD vjene ere perc, edhe kjo tjetra pis eshte! A ka te pastra? Jo. Ca te bejme? Te hame mut ketu te Tema sa te ngopemi.
Perrenjte nuk burojne nga lumi o koqe por lumi mbushet nda derdhjet e prronjve.Injorant gjithandej, pushteti legjislativ dhe ekzekutiv ne gjithe boten eshte i partive politike o idiot.Jepini Ben Blushit pushtetin ekzekutiv o njerez qe te mos e kene Partite, ku eshte shume me pak njohuri te thelluara.I duket vetja edhe i qut si kusheriri Nano qorri.hahaha
Sa shkruan Top Chanel (apo Blushi) jane te verteta, por e verteta eshte e hidhur, per ata qe kane genjyer..
A nuk jane te gjitha te verteta ato cka thote?
Cfare ka per merzitje ketu??
Sepse Blushi nuk i shkoi nga mbrapa edvin droges dhe qelbesirllekut te tij?
Shume te verteta jane te gjithja ato cka thote blushi…
ridhjerja apo ripjellja e edi rames pervecse arritjeve 0 dhe droges amsive per asgje tjeter nuk njihet
Ben Bibilushi eshte dretor I BOLE.CENELL…
Pasi korri sukses me partine Libra qe e ktheu ne parti Qitap ,tani do jape pervojen e tij ne BOLE CENELL ,
O BOLE -BOLE, O PAPAGALOS !!????
Blush-dalzotes-krenarist-nano-kurva e di fort mire kete punen e parave te partive,,,,sepse ai per parate e librushkes se tij e flaku nje kapacitet si Mimoza Hafizi;ku e ku me e kultivuar dhe e dobishme se ai vete.Tash po e mesoni dhe Top-Channel kararin e stervjeter te blush-trapit.
pse nuk e lejon komentin tim o moderator kurva ?
Haha Tani intelektual. Blushi eshte intelektual por eshte korcar inatci, egocentrist, shkurt i pelqen vetja. Rezultati Top Channel zero me xhufke.