Rrëfimi i ish-të përndjekurit politik: Telefonova tek Ministria e Drejtësisë, më thanë “hala s’keni ngordh ju?”

14 Mars 2018, 09:26Sociale TEMA

Anëtari i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Daut Gumeni, ka rrëfyer përgjigjen që i ka kthyer një prej punonjësve të Ministrisë së Drejtësisë.

Ai tha se arsyeja e telefonatës së bërë ishte pikërisht për të ditur se çfarë ishte bërë me dëmshpërblimet, por përgjigja nuk korrespondonte aspak me pyetjen.

“Mora në telefon tek Ministria e Drejtësisë për të pyetur për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë.

U prezantova kush isha dhe ajo që m’u përgjigj në telefon dhe më tha: ‘Hala s’keni ngordh ju?’”, u shpreh Gumeni në emisionin ‘Studio e Hapur’.

3 komente në “Rrëfimi i ish-të përndjekurit politik: Telefonova tek Ministria e Drejtësisë, më thanë “hala s’keni ngordh ju?””

  1. Ani says:

    Administrata eshte katastrofe… por nuk besoj kurre ti jene pergjigjur keshtu..

  2. Musikanti says:

    Çudi! Edhe ne të përndjekur ishim por s’ po na
    Pagon kush!?Haha

  3. Flutura says:

    Keni marre djersen 40 vjecare te te gjithe shqiptareve
    E ropet popullin. Duket se keni marre me shume se sa u takon. Keni shkelur ligjet e jeni denuar. Ngelet duke iu vardisur kesaj qeverie se te majtet kane aene e mbeten me humane dhe ju nxirrni 4 a pese vete te lidhur me zinxhire per te treguar se vuani dhe nuk tregoni pronat e vjedhura.
    Lereni me kaq sa keni marre. Lerni te tjeret te barazohen me ju se mund te kete edhe kundervenie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje