Sot përkujtohet tragjedia e Gërdecit ku një fabrikë që demontonte armë në kushte primitive shpërtheu duke i marrë jetën 26 personave.
Të afërmit e viktimave kanë kërkuar nga drejtësia që të rihapë çështjen për të vendosur para përgjegjësive organizatorët e katastrofës.
“TemA” vizitoi disa prej këtyre familjeve ku mori prononcimin e disa prej tyre.
Zamira Durdaj, tha se i ka ardesuar një letër Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku të cilës i ka kërkuar që të parështrohet një proces i ri penal për organizatorët dhe pjestarët që kishin gisht në fabrikë. ( lexo “këtu”)
Durdaj gjithashtu ka kërkuar nga ambasadori amerikan Donald Lu të tregojë se pse ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare Luan Hoxha, përfitoi azil politik në SHBA dhe mbahet aty në një kohë kur ai u dënua me 6 vjet burg, dhe u largua nga Shqipëria para se gjykata të japë vendimin për tragjedinë e Gërdecit.
Më poshtë “TemA” po përcjell kërkesën e plotë:
Prokuroria e pergjithsheme,duhet ta marine ne konsiderate kerkesen,dhe te filloi hetimi e gjykimi per ngarjen me te rende te Gerdecit.Te mos trembet nga tollumbacet e Sali Berishes,se koha e tij ka ngordhur.Kemi besim se Arta Marku do te beje ndonje gje per kete çeshtje kaq te nxehte.