Komentuesit "masakrojnë" Neymar, pas fotos në karrocë si Stephen Hawking

15 Mars 2018, 20:27Sport TEMA

Dalja e futbollistit Neymar në një karrige me rrota, 2 javë pas operacionit në Brazil ku po rikuperohet pas operacionit që kreu në këmbën e djathtë, ka sjellë edhe reagime të shumta.

Ylli i PSG-së postoi një foto pa rroba në një karrige me rrota, me këmbën e tij të operuar me një mbrojtëse, por poshtë fotos ai citoi edhe një shprehje të Stephen Hawking mbi kapërcimin e vështirësive. “Duhet të jesh pozitiv dhe të marrësh më të mirën nga situata ku ndodhesh.Stephen Hawking”, shkruan ylli braziljan.

Neymar përveç krahasimit, me këtë shprehje ka dashur t’i bëjë një nderim shkencëtarit, por kjo ide nuk është pritur aspak mirë nga komentuesit të cilët i janë kundërvënë brazilianit.

Pa dyshim, mesazhi i Neymar ishte me qëllime të mira, por erdhi i përqendruar në një ditë kur shumë veta zgjodhën të mbanin mend shkencëtarin e jashtëzakonshëm për trashëgiminë dhe arritjet e tij.

Një përdorues i Twitter vuri në dukje se: ‘Gjendja e përkohshme e karrocës me rrota të Neymar është thellësisht e vogël krahasuar me gjendjen e karriges me rrota që kishte Hawking.’

Ndërsa një tjetër shkruan se Neymar është i sigurtë që krahasimi fizik mes Neymar dhe Hawking nuk është i përshtatshëm

Shkencëtari vizionar vdiq të mërkurën në moshën 76-vjeçare dhe qendroi në karrocë për dekada, duke vuajtur me një sëmundje të rrallë që në moshëtë re.

Neymar u transferua te PSG për 198 million euro në verë dhe po kërkon të mbajë një qëndrim të regullt në përpjekje për të qenë i gatshëm për Kupën e Botës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema