VIDEO/ Momenti shokues: Edukatorja përplas në dysheme foshnjën 8 muajshe

15 Mars 2018, 16:53Lifestyle TEMA

Ky është momenti shokues kur edukatorja përplas në dysheme një foshnje 8 muajshe.

Video tregon momentin kur gruaja 57 vjeçare rreh vajzën e vogël me peshqir në mënyrë të përsëritur për ta ndaluar së qari.

Më pas shihet duke e goditur në kokë dhe përplasur në dysheme.

Incidenti ndodhi në Taichung në Tajvan dhe zbulua kur drejtor i “Qendrës së Fëmijëve” vuri re shenja dhune në ballin e foshnjës.

Ai inspektoi kamerat e sigurisë dhe zbuloi ngjarjen shokuese që kishte ndodhur.

Foshnja 8 muajshe u dërgua në spital për të trajtuar plagët në kokë.

Edukatorja pohoi se doli jashtë kontrollit për shkak se kishte dhimbje koke dhe dha dorëheqjen.  (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje