Nga Artur Ajazi
Partia Demokratike, përfundimisht po tërhiqet zvarrë nga çapaçulët, që kanë hyrë në çdo zyrë dhe strukturë të saj. Ata nuk mungojnë as në paradhomat e Lulzim Bashës, dhe as në grupin parlamentar, duke guxuar ta bëjnë fillimisht heqjen e simboleve të partisë qysh në fushatën e kaluar elektorale, pastaj kur u “mandatuan” duke deklaruar se “Berishën e kemi thjesht koleg”, pavarsisht se shpesh duke e imituar turpshëm atë , dhe së fundi duke dashur të shfyqizojnë ligjet e miratuara prej tij.
Çfarë po ndodh me PD, përse nuk flasin ata pak kontribues që kanë mbetur atje , përse u janë bashkuar çapaçulëve të llakosur që po e turpërojnë përfundimisht atë parti. Ata nuk kanë parti, ata nuk kanë ideologji, ata nuk kanë moral, madje ata nuk kanë as arsimimin e duhur për të qenë atje. Këto ditë PD ka depozituar një projektligj të firmosur nga një grup deputetësh, i cili parashikon “shfuqizimin e datës 20 shkurt”, si dita e përkujtimit të viktimave dhe përkujtimit të komunizmit në Shqipëri, duke kërkuar që kjo datë të jetë “data 26 shkurt 1951”. Këtë e justifikojnë me gjoja “është dita ku u ekzekutuan pa gjyq 22 intelektualë, e cila kujtohet ndryshe edhe si dita e bombës në oborrin e ambasadës së ish-BRSS.
Në fakt dita e 26 shkurtit, është dita simbol e ngjarjeve të dhimbshme, pasi diktatura ekzekutoi pas saj qindra burra, gra e fëmijë asnjë vendim gjykate. Por ajo që bie në sy, është fakti se Luli kërkon të shfuqizojë ligjin e Berishës me ligjin “Basha”. Pra Lulzimi në valën e problemeve që ka me partinë e degraduar, me trafikantët e votave që brënda grupit tij parlamentar, me lobimet e financiamet ruse në kohë fushate, ka kohë dhe mendon që me çapaçulët e tij, të sajojë “propozime” për të shfuqizuar ligje dhe për të miratuar ligje të reja.
Duke përdorur “dekomunistizimin” si teorinë e mbulimit të skandaleve, duket se Luli ka mundur ti përdorë mrekullisht çapaçulët e tij të pacipë, edhe në momentet kur ai duhej të ishte larguar përfundimisht nga drejtimi partisë pas publikimit të skandalit të fundit financiar.
Partia Demokratike është katandisur në një kooperativë, me një kryetar , dhe dhjetra 40 brigadierë, të cilët nuk po lenë gjë pa i bërë “mallit belik” siç është partia në rastin e tyre. Brigadierët e Lulit, të ardhur shumica nga “HIÇI” kanë marrë në dorë sot fatet e një partie, e cila nuk duhet as demokratike dhe as e djathtë, por duhet të kthehet në prone të kryetarit.
Kjo për faktin se, ata që kanë marrë në dorë flamurin e “të djathtës” dhe “dekomunistizimit”, janë pinjollët e sistemit të kaluar, janë trashëgimtarët e ish-spiunëve të Sigurimit të Shtetit, dhe që Lulzim Basha u bëri nderin dhe i mandatoi si deputetë, për ti përdorur . Ata sot janë kthyer kundër çdo simboli që kishte Partia Demokratike, ata janë kthyer sot kundër çdo vlere dhe kontribuesi që ende ka mbetur atje si relike.
Ata janë kthyer madje edhe kundër Berishës. Ishin pikërisht ata që u urdhëruan nga Luli, të votonin për Gramoz Ruçin kryetar Kuvendi, dhe pastaj të luanin teatrin e turpit. Janë pikërisht ata çapaçulë, që guxojnë të mbysin çdo zë kundër Lulit në kryesi dhe grupin parlamentar. Janë pikërisht çapaçulët e Lulit, ata që kundërshtojnë çdo propozim që vjen nga zërat kundër, për një projektligj mbi largimin e çdo prokurori e gjyqtari të korruptuar që ka depërtuar deri në strukturat e larta të organeve të drejtësisë.
Në shtator të 2017, ishte Luli që mori përsipër hartimin e ligjit për “ndalimin e përdorimit të simboleve të komunizmit dhe dënimin e atyre që i përdorin”, por me “ndihmën” e çapaçulëve e harroi dhe nuk e përmënd më kurrë atë. Por ajo që bie në sy është fakti se, reagimi strukturave të PD pothuajse ka mbaruar, dhe duket sikur ata që kanë mbetur atje, kanë rënë dakort me çapaçulët, që po e ç’montojnë dhe turpërojnë atë parti sikur të ishte një karakatinë.
100 here me mire jane keta capaculet,se ajo kunata jote e llastuar.
Eshte Brenda kontrates me ruset,tavarish Basha eshte mirenjohes !
Shko pirdhu tjeterkund. Luli ishte hicasgje dhe u katapultu minister se ishte shok me ate huncycen. Pastaj u bo kryetar partie et etj….
Luli vazhdon te jete nje HIC po mos jete sula. Kshu qe ti lum miku hiq dorashkat dhe fol per bacen qe e boni partine bajrak e pastaj kalo te Lyli.
Pikerisht, kjo ka lidhje me Rusine, po i tregon Rusise se Luli eshte me te, por Rusise dhe per Rusine.
Perse, per shembull, Luli nuk kerkon te perkujtohet Masakra e 4 Shkurtit e Xhafer Deves, kur u vrane 104 shqiptare dhe kosovare?
Po Saleh Berisha, cfare thote per kete? A ia ka futur Luli Salehut me zgjedhjen e Gramozit si kryetar te Kuvendit te Shqiperise?
Ndoshta! P[rse, sepse Basha nuk do qe Saliu te behet faktor ne Parlament, kur Luli eshte kryetar dhe jo Salehu, prandaj i preu Salehut mundesine p[r te folur pa pushim, me ore te tera, sic bente ne kohen e Like Floririt.
Pra, me kete Luli i ka futur Selehut gishtin ne bythe, dhe Salehu vetem ka heshtur, sepse e sheh qe koha e tij ka perenduar nje here e pergjithmone. Ashtu qofte!
Ne fakt, capaculet kane qene me kohe ne PD dhe kur ajo ishte ne pushtet, ata kane lene gjurmet e tyre. Problemi tani jane capaculet e PS-se, qe aktualisht kane pushtetin dhe po kontribuojne me te njejtin zell ne plackitjen e vendit.