Vuante prej vitesh nga herrnia,me një ndërhyrje 63 vjecari i rikthehet jetës normale
Sabi Rabova vuan prej vitesh nga probleme te shtyllës kurrizore.Herrnia diskale ja ka vështirësuar mjaftueshëm jetën,duke i bërë dhimbjet të padurueshme.
“Vuaj prej vitesh e madje ka pasur raste që edhe lëvizjet i kam bërë me vështirësi”,thoë 63-vjeccari. Kur mësoi për teknikën më të re që Spitali Amerikan përdor për të zhdukur plotësisht dhimbjen,ai i besoi këtë shqetësim pikërisht këtij spitali.”Prej një viti e gjysëm gjendja ishte përkeqësuar.
Kisha shumë besim te spitali amerikan dhe tashmë pasi bëra ndërhyrjen,mund të them me siguri se bëra zgjedhjen e duhur”, sqaron Sabi Rabova.
Ai pohon se stafi dhe cilësia e shërbimt janë në nivelet më maksimale dhe tashmë ka shumë më pak dhimbje nga shtylla kurrizore.
Vetëm në Spitalin Amerikan përdoret terapia e reduktimit të dhimbjes e cila aplikohet me një nga teknikat më bashkëkohore që nuk është përdorur më parë në vendin tonë.
“Ndërhyrja bëhet me teknikën miniinvazive. Kjo teknikë kryhet me anestezi lokale,ccka do të thotë se pacienti është i zgjuar gjatë gjithë kohës. Në sajë të kësaj teknike risku i dëmtimit të pacientit është zero, ndërsa rekuperimi shumë i shpejtë.Ata mund ta lënë spitalin edhe brenda të njejtës ditë”, sqaron kirurgu ortoped,Antonis Sigalis.
Spitali Amerikan duke pasur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve mbetet i vetmi që aplikon teknikat më bashkëkohore për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme kronike.
Terapia kundër dhimbjes u bën të mundur të gjithë personave që prej vitesh kanë patur shqetësime të kësaj natyre të kenë më në fund një zgjidhje efektive.
jydoll リアルなラブドールを購入したフルサイズのリアルラブドールは、新世代の安定した金属製の骨格と柔軟な手足を備えており、すべてのセックス体位を想像しながら、すべてのリアルな女性の身体の動きを試すことができます。
Ha ha ha amerikanëve ju duhen shum para!!!
Mbylleni ket nevojtore maskarenjëve e mashtrus!!