Fëmijët e lindur para kohe, Spitali Amerikan sjell teknikën e re “Piç-Lines”

3 Mars 2018, 13:11Shëndeti TEMA
Fëmijët e lindur para kohe, Spitali Amerikan sjell teknikën e re

Trajnohet stafi i neonatologëve, më pak dhimbje për bebet që duan trajtim mjekësor

Stafi i nenonatologjisë mori pjesë në trajnimin teoriko-praktik “ Vendosja dhe kujdesi për PIÇ-LINES”. Kjo teknikë është e përdorur tek fëmijët veçanërisht për trajtim intravenoz, dhënie të ushqimit lëngjeve dhe në rastet kur ata kanë nevojë për një trajtim të veçantë për disa javë.

Vendosja e këtij kateteri, do të thotë më pak dhimbje për fëmijën duke eliminuar shpimin e tij me age sa herë trajtimi nevojitet. Veçanërisht për të sapolindurit përpara kohë PIÇ Lines njihet si teknika më e mirë për trajtimin dhe ushqimin e tyre.Ky catheter, mund të mbahet edhe mbi 4 javë pa shkaktuar asnjëi problem.

Në sajë të kësaj teknike ulet numri i irritimeve te të vegjlit dhe lejohet marrja e likideve me përqendrim të lartë si dhe ushqyerja parenterale.

Spitali Amerikan i kushton rëndësi jo vetëm teknikave më të mira për pacientët, por edhe trajnimit të vazhdueshëm të stafit mjekësor, duke besuar se vetëm në këtë mënyrë shërbimi mjekësor do të jetë ne nivelet më të larta.

Procedura PIÇ –LINNES mund të kryhet vetëm nga një staf I personalizuar dhe për të vendosur tubin e vogël në vena duhen të paktën 1-2 orë. Teknika e përdorur është vetëm një nga teknikat më moderrne që përdoren në Spitalin Amerikan dhe veçanërisht në Qendra e Gruas dhe Fertilitetit të këtij spitali.

Me një gamë shumë të gjerë dhe të kompletuar shërbimesh për shëndetin e gruas. Spitali Amerikan ka ekipin e duhur me mjekët më të mirë, si dhe kushtet e aparaturat më të avancuara për ndjekjen e shtatzënisë në lindje, nga Check Up-i gjinekologjik në problemet e fertilitetit, nga problemet e thjeshta gjinekologjike në kancerin e qafës së mitrës.

3 komente në “Fëmijët e lindur para kohe, Spitali Amerikan sjell teknikën e re “Piç-Lines””

  1. Tak Ngjela says:

    Nga emri duket si teknike e vjeter ..

  2. beni says:

    Për kë shërben ky spitali amerikan,për t’u marrë parët shqiptarve e për t’u mbushur bythen amerikanëve?
    Politika duhet të ndërtojë edhe spital ruse sepse priviligjohet amerikaniizmit e miqve tuaj russia si lem hapësirë!
    Asnjë ortodoks mos i afrohet ksaj kazinoje që afron shërbime për të rjepur shqiptarët!!

  3. tonia says:

    Quhet pik-lline jo piç-line.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. M
    Momodoll

    ラブドール販売 何が起こっているのか、ここではすべてが順調に進んでおり、もちろん誰もが情報を共有しています。それは本当に良いことです。書き続けてください。

    Përgjigjjuni
    1. a
      axb ドール

      ラブドール 障害者のためのダッチワイフの利点ダッチワイフを提示する可能性のあるいくつかの新しいシーンAいくつかの有名な大人のおもちゃを見てみましょう男性のダッチワイフ対ディルドの方が良いですか?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje