Surprizat e motit: Jo vetëm reshje të dendura shiu, këtë javë rikthehet bora...

19 Mars 2018, 09:34Sociale TEMA

Temperaturat do të nisin të zbresin që nga dita e sotme.

Ndonëse në zonat e ulëta dhe bregdet ato kishin mbërritur deri në 25 gradë në mesditë javën e kaluar, duke kaluar edhe temperaturat mesatare të muajit mars, gjatë kësaj jave pritet që temperaturat e ulëta të shënojnë 4 gradë Celsius dhe në mesditë të mos i kalojnë 18 gradët.

Kjo javë që vjen pritet të sjellë surpriza për sa u përket kushteve të motit.

Përveç reshjeve të dendura të shiut, rikthehen reshjet e dëborës dhe zbritjet e ndjeshme të temperaturave deri nën 0 gradë në zonat malore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje