E moshuara "sfidon moshën": 92 vjeçarja shkon në shkollë për të mësuar shkrim e leximin

21 Mars 2018, 16:08Lifestyle TEMA

Një grua 92 vjeçare nga verilindja e Turqisë, këto ditë është duke realizuar ëndrrën e saj të fëmijërisë, që është shkrim-leximi, një aftësi të cilën nuk kishte mundur ta mësojë si fëmijë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Gullu Sarac është njëra nga tetë gratë të cilat po ndjekin kursin e shkrim-leximit në provincën Sinop, buzë Detit të Zi, që është në vazhdën e fushatës së arsimimit.

Saraç është më e moshuara e grupit, por më e përkushtuara në mësime.

“Për disa vjet fëmijët e mi provuan të më mësonin (shkrim-leximin), por deri tani, unë nuk kisha vijuar procesin shkollor”, tha ajo.

Pasi paraprakisht ishte inkurajuar nga motra e saj, Saraç, filloi të ndjekë procesin arsimor në godinën e shkollës fillore Gazi, çdo fundjavë.

“Më pëlqen fakti që kursi po mbahet në shkollë, sepse gjithmonë kam patur dëshirë të ulem në bankat shkollore”, tha ajo, për të shtuar se për një kohë të shkurtë, ajo është aftësuar për lexim, por shpreson që me ndihmën e mësuesve të aftësohet edhe për shkrim.

Ajo thotë se ka një dëshirë të flaktë të shkruaj një listë me emrat fëmijëve, nipërve dhe mbesave të saj.

1 komente në “E moshuara “sfidon moshën”: 92 vjeçarja shkon në shkollë për të mësuar shkrim e leximin”

  1. USA says:

    Ska faj e shkreta se don me hap facebook

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje