LSI, presion Bashës: Prano një marrëveshje që tani, ndryshe të braktisëm për zgjedhje

21 Mars 2018, 21:21Politika TEMA

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu tha se është momenti i rëndësishëm që LSI dhe PD të shkojnë në një marrëveshje të përbashkët opozitare.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Ilva Tare, Spahiu deklaroi se pritet që të shkohet drejt formalizimit të marrëveshjes, por theksoi se kjo duhet të jetë transparente dhe afatgjatë.

Pjesë nga deklarata e Përparim Spahiut

Përparim Spahiu: LSI është parti opozitare, ka pasur mjaft zhvillime të përbashkëta me PD. Kulmoi me protestën e 27 janarit. Një bashkëpunim politik mes PD dhe LSI kërkon që të ketë atë alkimin e vet, sidomos sa i takon programeve. Them që afrohemi bashkë në programin ekonomik, pra kemi të njëjtat shqetësime. Besoj fort që fronti opozitar do kalojë në një marrëdhënie politike mes palësh.

Ilva Tare: A është momenti dhe a po diskutohet nënshkrimi i një marrëveshje opozitarizmi pes PD dhe LSI?

Përparim Spahiu: Nuk ka diskutime për formalizmin e saj, them do shkohet drejt saj. Jam për një marrëveshje transparente, të thënë dhe afat gjate  dhe që shqiptarët ta kuptojnë kush është opozita dhe kush është pozita dhe ku do shkojmë në afat mesëm dhe afatgjatë.

Ilva Tare: Për shkak të mosformalizimit me PD, ka nga ata zëra që LSI po flirton edhe me PS, ka ndonjë të vërtetë në këtë?

Përparim Spahiu: Janë këto skema që socialistët i bëjnë mirë dhe nuk e di kush mund të jetë flirti i LSI me PS. Deklarimet kanë qenë të hapur, deputetet e LSI, kryetarja janë qartësuar në mendimet e tyre, pastaj seç diskutohet në kafenera nuk e di.

Ilva Tare: A duhet të kishte filluar përgatitjet LSI për zgjedhjet vendore, të identifikojë kandidatët e mundshë?

Përparim Spahiu: Besoj se është moment mjaft i rëndësishëm që të shkohet në këtë marrëveshje, ose nëse s’ka marrëveshje ne të fokusohemi që LSI do kandidojë e vetme përsëri dhe besoj se jemi pak vonë për organizimin e zgjedhjeve të 2019.

4 komente në “LSI, presion Bashës: Prano një marrëveshje që tani, ndryshe të braktisëm për zgjedhje”

  1. Spartaku says:

    Jo me pd-ke te beni koalicion ju te LSI,por edhe me dreqin e te birin,nuk fitoni dot.Ua ka pire lengun njerzit dhe nuk jua japin voten sikur perpjete te hidheni.Ju jini miop,nuk po shihni se ç’po behet.Juve po u ikin keshilltaret nga te gjitha anet,ky mut deputet thote qe eshte muhabet kafenesh.Pika qe nuk ju bje.

  2. Monitor says:

    Mos mer Spahiu!
    Lsi do i ikin shume anetar dhe simpatizant per shkak te kesaj marreveshje! Do katandiseni si Partia Republikane! Ka mbetur vetem F Mehdiu! Nese ne tee ardhmen doni qe Lsi te kete nje deputet, zonjen Mona, atehere jeni ok! Ti nuk do jeshe deputet ndoshta ne legjislaturen me te aferte. Mos bjere dakort me marrveshken dhe mundohu te jeshe brenda 4 shes kryesore te Lsi! Keshtu po, funksionon!

  3. e po says:

    Si e quajne kete deputetin e LSI-se Perparim Spahiu? Po kaq idiota qenkan te gjithe me Monika e deputete? Po ne po i shikojme çdo dite se ç’po behet me keshilltaret e LSI-se qe po ikijn nga LSI e po deklarojne ne tv e gazete. Po sot e degjoi Perpaprime qe leseistat e tij , bile edhe me pedeistat e Kuribinit i lane partite ne vend? Po neser çfare do shikojme e degjojme nuk dihet. Pse kafenera jane televizionet dhe gazetat si pretendon deputet Perparimi? Injornaca dhe idiotesia e kesaj marke deputetesh nuk ka fund. te shkretet ata shqiptare qe kane votuar per keta debile e debile. Megjithate, me mire vone se kurre. Keta do ngelen me gisht ne goje dhe presh ne…..

  4. BUBQI says:

    U shkoqët, a derëzijn.!
    U dhjaksët, u drodhët,
    Me një fjalë, U PORDHËT ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje