Operacioni: I sekuestrohen pasuritë një prej shqiptarëve të Ekuadorit, ja cili është personi “VIP”…

21 Mars 2018, 17:02Politika TEMA

Nga vendet e Europës kanë mbërritur në Tiranë prej tre muajsh të gjitha dosjet e shqiptarëve që cilësohen si baronë të drogës, e që kanë pastruar paratë gjithë këto vite duke përdorur lidhjet politike dhe ato me sistemin e drejtësisë.

Siç mësohet, janë mbi 60 dosje për aktorët kyç të trafikut të drogës në Europë, të cilët prej vitit 2002 janë zhvendosur në tregun e madh dhe miliardësh të kokainës në Gjermani dhe Hollandë.

Gjykata e Krimeve të Rënda e Tiranës ka kryer një sekuestrim “VIP” të aseteve të njërit prej importuesve më të mëdhenj të kokainës nga Amerika Latine.

Ai është Luan Spahiu, i cili konsiderohet si një prej emrave të fuqishëm të trafikut të kokainës. Është prej shqiptarëve të parë që ka sjellë drogën e rëndë nga Ekuadori ku dhe ka është krijuar një “ishull” jo i vogël shqiptar atje.

Policia gjermane e ka hetuar gjatë në Baden-Ëürttemberg, pranë Bavarisë, që është një treg i rëndësishëm për trafikun e kokainës.

Por veprimtaria e shqiptarit ka qenë shumë e sofistikuar dhe provat e gjetura atje nuk arritën që ta gjykojnë për banda të organizata kriminale por thjesht për trafik narkotikësh.

Gjykata e Freiburgut e ka dënuar në vitin 2011 me vetëm 5 vite burg.

Spahiu, që kur ishte në hetim në Gjermani ka transferuar shumicën e parave të drogës në Shqipëri. Këto para janë përdorur për të blerë prona, pasuri të patundshme por edhe për biznes.

Nga Gjermania ka mbërritur dosja e plotë e autoriteteve gjermane që kanë dërguar një pasqyrë të hollësishme në letërporosinë e tyre. Mësohet se kërkesa gjermane flinte herët në dosjet e prokurorisë.

Prokuroria e Përgjithshme, vetëm tani që ka ardhur Arta Marku në krye të saj e ka akivizuar dosjen duke e adresuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Elisabeta Imeraj, prokurorja që ka edhe dosjen “Tahiri-Habilaj” në dorë, ka dërguar kërkesën në Gjykatën e Krimeve të Rënda për të sekuestruar pasuritë e Spahiut. Dhe menjëherë është marrë vendimi, i cili është ekzekutuar urgjent.

Nuk bëhet fjalë për një subjekt të thjeshtë por për një kompani ndërtimi që ka përfituar kontrata të forta dhe leje të rëndësishme gjatë viteve. Ajo është kompania “Pinari”, e cila më pas ju shit një shtetaseje nga Kolumbia.

Në 21 prill 2004, Spahiu ka themeluar kompaninë e ndërtimit “Pinari Shpk”, ndërsa në datën 26 gusht 2010 ai ka vendosur të largohet nga kjo kompani.

Pinari ia ka shitur biznesin e ndërtimit pikërisht Sandra Patricia Marquez Neira, e cila cila është nga Bogota, kryeqytet i Kolumbisë.

Spahiu njihet si një nga “shqiptarët e Ekuadorit” që e përdorin këtë vend për kontaktet me Kolumbinë fqinje.

Në 14 gusht 2012, kompania e Spahiut ka ndryshuar statusin ekonomik duke e pezulluar aktivitetin. Dhe mbyllja e kompanisë koinçidon me pritshmëritë se në Shqipëri do të nisë një operacion ndaj baronëve të krimit. Vlera e të gjitha pronave të sekuestruara shkon në shifrën e 10 milion eurove.

53-vjeçari është me banim në Tiranë dhe ka blerë troje ndërtimi dhe sipërfaqe toke në lagjet më të mira të Tiranës: në qendër, në zonën e bllokut dhe atë të Selitës. Përveç banesave janë sekuestruar edhe dyqane që shkojnë deri në mijëra metra katrorë.

Mësohet se Arta Marku ka dërguar shumë fashikuj nëpër prokuroritë e rretheve për t’hetuar.

Letërporositë e ardhura nga DEA amerikane dhe policitë europiane kanë sjellë emrat e baronëve shqiptarë të drogës, që hetuesit e përkthejnë me hetime në terren të pronave jo vetëm të regjistruar në emër të tyre, por edhe ato që janë fshehur.

Me rastin e Spahiut, ku maksi-operacion sapo ka filluar.. (tesheshi)

8 komente në “Operacioni: I sekuestrohen pasuritë një prej shqiptarëve të Ekuadorit, ja cili është personi “VIP”…”

  1. liku says:

    Emra trafikantesh ka plot por ku jane,po emrat e politikaneve te lidhur me ta ku jane….peshku ne det tigani ne zjarr.

  2. Spartaku says:

    Bravo,pune e shkelqyer e prokurorise.

  3. Daku says:

    Ok…u sekuestruan pronat.Ja u sekuestruan edhe te 60 atyre qe thoni…sa veta punesojne keta? Sa lek harxhon vetem per te lare dyshemene(10.000m2) njeri nga keta…llogaritni pastaj drita,uje,etj.
    Me avashni keto sekuestrot…futini ne burg,aty te mbaroi dhe ” denimi”.Por kujdes se jane ajka e ekonomise ne te tere boten.
    Mos kujtoni se do pastrohet europa nga droga…dikush tjeter do u zeri vendin.
    Keto qe them,kuptohet qe i them per ata qe shikojne” punen e tyre” dhe si bien njeriut ne qafe.

  4. Kulufi says:

    O Daku, kur shikohesh ne pasqyre mengjes , a te vjen turp nga vetja? E kupton ti o krimb qe kta qe ti i quan ajka e ekonomise ushqehen me gjak njeriu, nuk ndalen as para femijve te cileve ju a prishin jeten pa e shijuar akoma. Qenke teoricien i ekonomise ti or Dak, i quan vende pune pastrimin e larjen e shtepive te trafikanteve, medemek keta paguajne rroga e taksa. Paska trafikante qe nuk i bikan ne qafe njeriu dhe shikokan punen e tyre? Na cudite Daku, te shesesh helm, te trafikosh vdekjen qenka pune e ndershme? Nje kshille mund te te jap, hapi syte, shiko rreth teje nje rini te mpire nga droga, qe e kalojne moshen me te bukur neper qoshe pallatesh duke thithur tym, ose neper pika bastesh duke prishur parate e fituara me gjak nga prinderit qe lajne shtepite e trafikanteve. Zgjohu o njeri, dil nga skllaveria qe te duket si liri, dhe kuptoje qe krimi nuk mund te jete kurre i ndershem sado pasuri te hedhi ne treg, ka gjithmone vetem nje qellim. Ti mbledhi perseri ato pasuri per ti perdorur prape per krim.

  5. shqip says:

    Pasuri qe shkojne ne 10 milon $,€ . Po mire ju quani baron nje qe i sekuestrohen 10 mil ? Ore gazetare ! Ketu 10 mil i Kane ata gjyqtaret qe Po kalojne vetingun . Dhe i Kane bere pa dale jashte Tirane , e jo me te shkojne ne Kolumbi . Germoni , germoni . I keni parasysh ato deklarimet mbi te ardhurat e pasurite ? Po te vesh re , te gjithe deklarojne perveç rroges , makines , apartamentit , edhe dhurate . Ç’eshte kjo dhurate ? Njeri rendiste ne disa raste , dhurate 100 mije € nga familiare , etj. Jane te gjitha parate e ketyre baroneve . Leke djerse askush nuk te jep . Aq me teper blloqe nga 50te e 100te mije . Duket se i bini gjate per te shkuar te burimi . Bllokoni parate e gjyqtareve , prokuroreve , politikaneve , e deri te drejtoret e doganeve e te policise , e do shihni qe perveç baroneve do bien ne rrjete edhe konter e markeze .

  6. Fatos says:

    Daku kungulli, kur sekuestrohen pastaj shiten ose jepen me qira, nuk mbahen kot. Dhe ata që shohin punën e tyre prapë atë do bëjnë, por për dikë tjetër.

  7. analisti says:

    Ne Shqiperi ka filluar nje lufte e eger, kunder kapitalizmit dhe kapitalistave..Parimi eshte qe pasuria te vihet me shitje domatesh dhe prreshi,shitjet e tjera jane me para te pista.Se me cfare u bene ne keto 25 vjet mijra pallate,hotele,vila,me cfare u ngriten mijra biznese,me cfare u blene qindra mijra makina te shtrejta,……………………askush nuk ben llogari..! Kane filluar te kontrollojne dhe xhepat e pantallonave,se mos njerzit fshehin ndonje leke! U eshte bere bllokade bangave ,qe me siguri do falimentojne shume shpejt,se me export preshi dhe leshi ato nuk do mbijetojne!…Bertet Luli nga mengjezi deri ne mesnate “Parate e krimit” dhe o burra te kerkojme krimeinelat se do futemi ne Europe!! Sic eshte nisur do i vemi Europes pa breke ne B….”..Miniera s’ka,fabrika nuk ka,industri nuk ka,bujqesia nuk exporton neper bote,turizmi nuk mban dot as restorantet e turista- pritsave ,se vetem dy muaj ka turizem!…burgjet po mbushen plot,gjuetia e shtrigave eshte nje lufte xhungle…Europa edhe po na pranoi duhet te paguajme….Eh shqiptar…asnjehere nuk keni ditur si ngrihet shteti! Gam,gam gam gam pa fund

  8. ELA says:

    Aq mire ua kane bere ketyre palacove,nuk e mer me mend,ta shifshe me perpara kete te ashquajturin Luan, nje katunar nuk e keni idene,ne takimin e fundit vetem ta takoje te rrofte shkolla e larte,ti luteshe ketij katunari per nje shtepi me qera? nje zot i madh mallkoje veten qe kishe mbaru shkolle.ja qe zoti qeka i madh.o zot te lutem coje hakun deri ne fund

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje