Kryeministrja britanike, Theresa May do të kërkojë nga liderët e BE-së, që t’i bashkohen Londrës, në dënimin e Rusisë, për helmimin e dyshuar të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij.
Kërkesa e May për një dënim të fuqishëm nga liderët e Bashkimit Evropian do të bëhet në një samit që do të mbahet sot në Bruksel.
“Ne nuk po kërkojmë konfrontim apo ndryshim të regjimit”, ka thënë një zyrtar i lartë i qeverisë britanike. Por, Britania dëshiron që liderët e BE-së të pranojnë se “Rusia është një armik strategjik dhe jo një partner strategjik”, kanë thënë ky zyrtar.
May ka akuzuar Rusinë se ka përdorur agjentin nervor, të njohur si Novichok ndaj Sergei dhe Yulia Skripal. Britania tashmë ka dëbuar 23 diplomatë rusë, në lidhje me këtë ngjarje.
Rusia vazhdimisht ka mohuar çdo përfshirje në këtë incident. Moska i është kundërpërgjigjur Londrës, duke urdhëruar dëbimin e 23 diplomatëve britanikë dhe ka mbyllur Këshillin Britanik në Rusi.(rel)
sikur thone ndryshe gjithe gazetat e evropit mor bir
vetem anglezet kane kete avaz se keta te tjeret do e ndertojne nordstream2 edhe nuk kane ndermend te ngrijne e te varen nga gazi amerikan qe kushton 25% me shume se gazi rus
Kësaj siç duket i kanë pushuar periodat mensturale, prandaj është kaq nevrike dhe nuk di ç’thotë… Dikush ta çojë tek doktori…!
“Bomba”ka plasur ne Angli , c’pune ka BE , kur Anglia me deshiren e saje e ka braktisur BE?!