Ish ministri i PD: Lulzim Basha të japë dorëheqjen, ky është shansi i fundit për të shpëtuar partinë nga rrënimi...

22 Mars 2018, 20:51Politika TEMA

Ish ministri demokrat i Mbrojtjes, Arben Imami, për herë të parë ka kërkuar hapur dorëheqjen e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një intervistë për “ABCNews”, Imami ka shprehur shqetësimin se PD-ja po shkon drejt një rënie të rrezikshme që prej 2013-ës dhe mund të shkojë drejt mbylljes si forcë politike.

Deklarata e Imamit:

Që prej vitit 2013 Partia Demokratike ka ardhur në rënie, dhe kjo rënie është e rrezikshme.

PD mund të shkojë drejt mbylljes.

Lulzim Basha po e zhyt më thellë Partinë Demokratike dhe në zgjedhjet e ardhshme mund të marrë më pak se 20 për qind.

Lulzim Basha të japë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Shansi i fundit për ta shpëtuar PD-në janë zgjedhjet e ardhshme, dhe bashkimi është e vetmja zgjidhje.(TemA)

5 komente në “Ish ministri i PD: Lulzim Basha të japë dorëheqjen, ky është shansi i fundit për të shpëtuar partinë nga rrënimi…”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Doli profecia e Ngjeles, ambsadori Lu i ka kerkuar dorheqjen,mbase dhe Berishes !

  2. Gjon says:

    Me lulin ose pa lulin PD ka mare fund.

  3. alphade says:

    Keta ,si Imami,Jozi,Pato-zi ,Edthi,etj.etj. u ka ikur truri,jane cmendur per
    pushtet. O burra shpetojini ,cojini ne manikomio. Po mbush 8 dekada
    jete dhe kurre nuk kam pare e nuk kam njohur njerez te tille qe te
    shprehin hapur nje EGO te tille makbethiane per pushtet. Pa qenjen e
    tyre ne pushte dielli nuk lind me. O zot ! Deri kur arrin aseti dhe egoizmi
    i njeriut ne kete bote ” O dreq qe une paskem lindur te te ndreq” ……!

  4. Kujtimi says:

    TURP te kerkoin BERISHEN
    Ay eshte nje kriminel

  5. Albana says:

    PD ka marre fund nga ju gjithashtu z. Imami. Partia qe zhgenjeu te gjithe demokratet e vertete. Partia demokratike duhet te filterohet nga te gjitha mbetjet e keqija te komunizmit, por e veshtire se behet se nuk te lini ju me shoke z. Imami.
    Une nuk e shoh PD alternative te shendetshme kunder pozites qe eshte ne pushtet tani. Duhet nje riorganizim i se djathtes se mirefillte pa plehra ne gjirin e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje