Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zëvendësuar këshilltarin kombëtar për siguri, HR McMaster, me ish-ambasadorin amerikan në OKB, John Bolton.
Bolton, i cili ka përkrahur sulmet ndaj Koresë Veriore dhe Iranit, ka thënë për televizionin Fox se detyra e tij e re do të jetë që të sigurohet që presidenti të ketë shumë opsione.
Bolton është këshilltari i tretë për siguri i Trumpit në 14 muaj.
Emërimi i tij nuk kërkon miratimin e Senatit amerikan dhe ai do të marrë detyrën me 9 prill.
Duke komentuar emërimin, Bolton tha se mezi po pret të punojë me presidentin, për ta bërë shtetin më të sigurt.
69-vjeçari është pjesë e qarqeve të mbrojtjes mes republikanëve prej shumë vitesh.
Ai ka shërbyer në administratën e Ronald Reaganit, George HW Bush dhe George W Bush.
Neo-konservator i ashpër, Bolton ndihmoi në krijimin e rastit kundër diktatorit irakian, Saddam Hussein, për posedimin e armëve të shkatërrimit në masë, gjë e cila doli se ishte gabim.
Në vitin 2008, në kohën kur Kosova shpallte pavarësinë, Bolton kia deklaruar se rajoni mund të përballet me destabilitet nëse Kosova shpallej shtet i pavarur.
Në intervistat e tij në RT, Bolton kishte thënë se pozita e amerikanëve dhe BE-së ndaj Kosovës ka komprometuar negociatat dhe se Rusia do të mund të ishte më e përfshirë në këtë.
Sipas tij, shpallja e njëanshme e pavarësisë do të ishte jo ligjore dhe do të mund të nxiste lëvizjet separatiste në botë, duke prishur kështu rendin ndërkombëtar, raporton Koha.
Në një rast tjetër, po ashtu në Russia Today ai ka thënë se Kosova mund të ngjallë ekstremizmin islam në Evropë.(TemA)
ai 搭載 ラブドール シリコーンのダッチワイフとTPE人形の重要な違いは何ですか?
ダッチワイフ 値段 Thanks for every other wonderful article. How to use a life-sized doll? As you know, this section describes how to use sex dolls in a different way than sex that may be o
Shikjom dita me dite se si ndryshon personeli ne qeverine amerikane keq e me keq. Pyetja eshte . Si ka mundesi qe USA ka kaqe shume kriminele ne pushtet. E vetmja fjale qe del nga goja e Bolton eshte; shkaterro Irakun, Koren e Verut dhe Iran. Irakun me te vertete e shkaterroi, por me Iran dhe Koren E Veriut do ja dale? Duket se ne te ardhmen e afert lufta eshte pothujse e garantuar me njerez te tille ne pushtet, packa se keto luftra s’kane asnje interes per USA.
E kam degjuar vete ne FOX NEWS kete tipin duke folur kunder Kosoves shume here. Por atehere kur fliste nuk kishe funksine ne qeveri, nuk ishte me ambasador ne OKB. Nuk besoj se mund ta beje kete gje tani ne qeveri se has ne rezistencen e kongresmeneve republikane
Një Kosovë e krishtere do t’a pranonte e vet Serbia e jo më Donald Trump e këshilltarët e tij e vatikani?