Anija kozmike Soyuz arrin në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, priten zbulime spektakolare

24 Mars 2018, 13:27Lifestyle TEMA

Anija kozmike, Soyuz ka dërguar dy astronautë amerikanë dhe një tjetër kozmonaut rus në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Anija ka arritur në hapësirë dy ditë pasi e njëjta është nisur nga kompleksi rus në Baikonur të Kazakistanit.

Në anije kanë qenë astronautët nga NASA, Drew Feustel dhe Ricky Arnold, së bashku me kozmonautin rus, Oleg Artemyev.

Ata u janë bashkuar tre anëtarëve të tjerë të ekipit në Hapësirë.

Ekipi i ri ka planifikuar të qëndrojë rreth pesë muaj në stacionin e Hapësirës.

Artemyev ka marr një top futbolli që pritet të përdoret në ceremoninë e hapjes së Kampionatit të futbollit për Kupën e Botës, i cili nis më 14 qershor në Moskë.

Astronauti tjetër, Anton Shkaplerov do ta kthejë topin në Tokë, pasi ai pritet të kthehet në planet, dy javë para nisjes së kampionatit.(rel)

1 komente në “Anija kozmike Soyuz arrin në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, priten zbulime spektakolare”

  1. Cassandra says:

    Bravo tema, lajm spektakolar! u gzojna shume na.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje