LSI drejt humnerës politike, përçahet edhe në Korçë: I bashkohemi PS, koalicioni me PD na çon larg Evropës

24 Mars 2018, 13:47Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim vijon të pësojë disfata të njëpasnjëshme thuajse në të gjitha bashkitë e vendit.

Pas Tiranës, Elbasanit, Belshit, Shkodrës etj, sot ka ardhur një reagim i ashpër nga këshilltarët e Bashkisë Korçë.

Përmes një deklarate për media, këshilltarët Marilena Dervishi dhe Shkëlqim Larti, deklarojnë se janë larguar sot drejt Partisë Socialiste.

Ata argumentojnë se bashkëpunimi i LSI-së me PD-në nuk është i frytshëm pëe vendin dhe rrjedhimisht e çon larg familjes Evropiane.

Jam sot ketu per te ndare me ju nje vendim te cilin e kam menduar dhe ndare shpesh me miqte dhe bashkepunetoret e Levizjes Socialiste per Integrim.

Une jam nje nga njerzit e pare qe i jam bashkuar kesaj force politike ne Korce, qysh ne krijimin e saj, me pergjegjesine e nje ish ushtaraku per te kontribuar per komunitetitn dhe vendit tim.

Ne cdo moment kam besuar dhe punuar ne funksion te qellimit te kesaj force politike, e jam i bindur ne funksion te qellimit cdo korcari qe me ka besuar dhe na ka besuar gjate ketyre viteve.

E ndiej veten protagonist ne shume vendime qe kam marre se bashku me koleget e ish koalicionit te majte, jane vendime qe sot e kane bere Korcen dhe zonen nga une vij modelin e gjithe Shqiperise.

Sot e gjej veten perballe dy rrugeve, te vazhdoj te jem perkrah ketij transformimi apo ti bindem porosive politike te LSI, qe ketu ne Bashkine e Korces, me shume se kudo tjeter nuk gjejne dot vend.

Une sot vendosa te mos e braktis ate qe kam bere deri me sot dhe ti bashkohem grupit te Partise Socialiste, duke lene pas rrugen e porosive te bllokimit qe vijne nga Tirana.

Kjo force politike e bashkuar me Partine Demokratike, eshte larg europes dhe larg puneve te mira qe qytetaret prekin cdo dite.

Aq me shume sot ku me cfare po degjojme mbrapa PD eshte Moska apo forca te tjera te tjera te errta qe e mbeshtesin.

Largohem sot nga LSI dhe bashkohem me PS, duke qendruar i majte sic kam qene gjithmone, me bindjen se i qendroj besnik cdo antari te LSI qe me ka votuar,” thuhet në komunikatë. (TemA)

3 komente në “LSI drejt humnerës politike, përçahet edhe në Korçë: I bashkohemi PS, koalicioni me PD na çon larg Evropës”

  1. Çimi more miq çimi
    Për ju që se njihni
    Nuk dallohet nga ky timi

    Çimi mo leshista çimi
    Mendoni ku keni arritur
    Jua ngjesh si trimi
    As të çfryrë e as të ngritur

    Dil o stefan pordhetari
    Bashkë me alden me petriken
    Merr me vehte deputetin
    Kovaçin PANARITKEN

    Thiri të vij dhe muni KA
    Thiri se u dhi partia
    Çimi mo çimi la
    Allatet tek leshelia

  2. anonim says:

    Sic duket çizmeparticka e Baxhelles e ka mare tatëpjetën per ne humnerë se mallkimi i shqiptareve ka rene fuqishëm mbi baxhellen me çizme ne hava. Shpejt do ketë largime te reja dhe lsi force e pare do mare ate qe meriton, koshin e plehrave te historisë,,

  3. Anti-PD says:

    DUHET KUJDES NGA QEVERIA SEPSE KETA FUNDERRINAT E LSI JANE TE PABESE DHE MOS I BEJNE RAMES NDONJE PUC : PS DUHET TE JETE VIGJILENTE NUK U BESOHET HAJDUTEVE TE LSI SEPSE KANE DHENE PROVA QE JANE TE PABESE ……KUJDES !!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje