Policia qëlloi konform rregullave: Vazhdojnë hetimet për grabitjen në Fier, ja detajet

24 Mars 2018, 16:33Politika TEMA

Një ditë pas tentativës së grabitjes në Fier Hetuesit dyshojnë se agresorët kishin marrë informacion se në shtëpinë e familjes Muçi kishte shuma të mëdha parash, një sasi të konsiderueshme parash “cash”, që shkonte deri në një milion euro.

Por, kjo e dhënë e siguruar nga policia në rrugë operative nuk ka rezultuar e vërtetë.

Nga verifikimet e uniformave blu, në banesën e Minella Muçit nuk është gjetur asnjë shumë e konsiderueshme monetare.

I zoti i shtëpisë jeton vetëm me bashkëshorten, ndërsa djali i tyre jeton prej vitesh në Meksikë. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që autorët të kenë ngatërruar objektiv.

Por tentativa e katër grabitësve përfundoi në mënyrë tragjike me një të vdekur dhe një të plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit duke u gdhirë e premtja, në një pallat në lagjen 29 nëntori.

Katër grabitësit të maskuar dhe të armatosur tentuan të hynin me forcë në apartamentin në katin e tretë.

Sapo kanë dëgjuar zhurma burrë e grua kanë lajmëruar menjëherë policinë. Në këto kushte grabitësit reaguan duke hapur zjarr ndaj uniformave blu.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, njëri nga autorët mbeti i plagosur dhe një tjetër gjeti vdekjen.

Viktimë mbeti Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri në Elbasan, ndërsa i plagosur Arben Muça, 35 vjeç nga Puka që ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ndërkohë dy autorët e tjerë njëri prej të cilëve vëllai i Arbenit Ardi Muça, përfituan nga errësira dhe i shpëtuan ndjekjes.

Ndërkohë Arben Muça, i arrestuari i vetëm për tentativën e grabitjes në Fier, ku nga përplasja me policinë mbeti i vrarë 20-vjeçari Xhuljan Sollaku, nuk ka pranuar të bashkëpunojë me uniformat blu.

Nga marrja në pyetje e 37-vjeçarit, i cili iu nënshrua një operacioni pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, nuk është nxjerrë asnjë e dhënë e vlefshme për hetimin.

Në kërkim vijon të jetë vëllai i tij, Ardi Muça, dhe një person tjetër, të cilët morën pjesë në grabitjen e dështuar.

Ndëkohë, nga hetimi paraprak i Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave, në bashkëpunim më Prokurorinë, ka rezultuar se policia ka reaguar sipas procedurave standarde, duke iu përgjigjur zjarrit me zjarr.

4 komente në “Policia qëlloi konform rregullave: Vazhdojnë hetimet për grabitjen në Fier, ja detajet”

  1. Izeti says:

    Duhet tju mare leje Policia hajduteve dhe kriminelave ,qe te qelloje apo jo
    Cjane keto ligje keshtu .ligje leshi
    Prandaj duhet urgjent lidgi I denimit me vdekje……
    Dhe te shofim sa trima jemi ne.shqiptaret…….
    Kane frike policat e shkrete ,se te vret krimineli dhe me vone dalin te pafajshem kriminelat
    Dhe fajet ja lene.gjithmone Policise
    Policia duhet mbrojtur mor shtet legen ,,,,

  2. Spartaku says:

    Ne ksi rastesh,policia nuk duhet te nguroi,por te reagoi menjeher duke hapur zjarr kundra kriminelve.Rasti ne fjale,policia eshte per tu pergezuar se ka bere detyren e saj ne menyre te shkelqyer.Bravo.Kemi besim te kjo polici.Jo si policia e Saliut qe ishte bere njesh dhe i mbronte kriminelet pasi kishte edhe ajo pjesen e fitimit.

  3. naimi says:

    Kush nuk I ndalohet policise,dhe I pergjigjet me arme policise,,vritet ne vend,,,ky Vendim hyn ne fuqi menjehere,,,…

  4. Durim says:

    Policet qe moren pjese duhen dekoruar dhe shperblyer me para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje