VIDEO/ "Ky është fundi për Bashën", Astrit Patozi: PD s’ka as projekt, as ekip, as lidership. Ja si e mendoj ringritjen

24 Mars 2018, 15:55Politika TEMA

Me devizën “Askënd për të humbur dhe gjithkënd për të fituar”, 8 muaj më parë filloi lëvizja për ringritjen e Partisë Demokratike, me 11 pika bazë, sot ende e hapur për ndryshime dhe plotësime për të rikthyer Partinë Demorkatike të lavdisë së dikurshme.

Kështu thekson ish-nënkryetari i kësaj force politike Astrit Patozi, kur bën tre dallime thelbësore mes Partisë Demokratike të 22 Marsit 1992 dhe asaj të 25 Qershorit 2017.

Në një intervistë për ABC News një nga zërat më kritik të kreut të opzoitës, Lulzim Basha, ish-nënkryetar i kësaj force politike, Astrit Patozi, u shpreh mosbesues ndaj përfundimit të procesit të nisur nga PD për ndryshimet statutore.

Sipas tij, kush pretendon se problemet vijnë thelbësisht për shkak të statutit është në rastin më të mirë naiv dhe në rastin më të keq maskon problemin e vërtetë.

Ndiqni në videon më poshtë intervistën e tij të plotë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje