Rikthehen në Tivar anijet që bombarduan ushtrinë serbe, xhindosen rusët: U kthyen në vendin e krimit

24 Mars 2018, 13:56Rajoni TEMA

Është rikthyer në brigjet e Malit të Zi grupi i anijeve që bombarduan flotën detare të Millosheviçit, pikërisht në vendin ku ndodhi aksioni 19 vjet më parë.

Pikërisht si sot më 24 mars 1999, anijet e NATO-s kanë lëshuar një seri raketash ndaj anijeve dhe vendstrehimeve të flotës jugosllave që ishin vendosur kryesisht në portin e Tivarit.

Dje ato anije kanë ardhur në atë vend të ftuar nga qeveria e Malit të Zi, vend i cili është anëtar i NATO-s tashmë.

Ky demonstrim ka irrituar rusët, që nëpërmjet portalit kryesor të propagandës, Sputnik e kanë cilësuar këtë veprim si “kthim në vendin e krimit”.

Duket se nuk është fare rastësi por një marketing politik nga ana e NATO-s, e cila jo rastësisht ka zgjedhur Tivarin, një qytet shqiptar që u dha Malit të Zi në Kongresin e Berlinit në vitin 1878.

Kanë qenë pikërisht një grup anijesh të Mbretërisë së Bashkuar dhe Spanjës që kanë lundruar dhe ankoruar në portin e Tivarit.

Dhe Sputnik nuk mbahet, por lëshon siluret e sulmeve ndaj Aleancës Veriatlantike.

“Kjo ndodhi vetëm një ditë përpara 19-vjetorit të bombardimeve të NATO-s, kur humbën jetën 2.000 njerëz”, shkruan Sputnik, i cili shton se edhe pritja e bërë nga një oficer shqiptar i marinës ushtarake malazeze nuk është rastësi.

“Zëvendës komandanti i Marinës së Malit të Zi, KapiteniYusuf Jonuzi ka ofruar një pritje për komandantin i grupit të anijes së NATO-s thekson Sputnik, duke referuar si burim televizionin e Malit të ZI.

“HMS Duncan” (D-37) është një destrojer me një gjatësi prej 152.4 m, gjerësi prej 13.8 metra, kapacitet maksimal mbajtës të 8.500 ton, dhe ecën me shpejtësi maksimale 30 nyje.

“SPS Victoria” (F-82), është një Fregatë, në përdorim operacional që nga viti 1987. Anija ka një gjatësi prej 137,7 m, një gjerësi prej 14.3 metra kapacitet maksimal 4,445 ton dhe me shpejtësia maksimale 30 nyje.

Gjatë vizitës së anijeve janë planifikuar një sërë aktivitetesh të përbashkëta. (tesheshi)

9 komente në “Rikthehen në Tivar anijet që bombarduan ushtrinë serbe, xhindosen rusët: U kthyen në vendin e krimit”

  1. UjkuTomorrit says:

    Qytet i banuar kryesisht me Shqiptar . OK? Nuk ka si te ishte Tivari qytet Shqiptar kur Shqiperia ende nuk egzistonte . Nuk ju “dha” Malit te Zi por Mali i Zi e fitoi ME LUFTE KUNDRA TURQVE DUKE I SHPARTALLUAR NE CDO BETEJE E DUKE JU RREMBYER EDHE GOXHA ARMATIM!

  2. Edi says:

    Bravo i qofte Turqise qe gjate asaj kohe i bllokoj rrugen 17 anijeve ushtarake ruse qe po kalonin ne detin e Zi.Qe po i shkonin ne ndihme marines Serbe qe ishte ne portin e Malit te Zi

  3. lisi says:

    nuk je ujk por qen i qelbur.injorant Lexo pak histori te plaste koka pastaj ne dac lih si qen ne dac ha nje m…. te madh sa e ke koken.Idiot!

    1. UjkuTomorrit says:

      TA HA SISTERIN NE CIIIIIIC !

  4. Marku says:

    Ti “ujku i tomorrit” je nje xhuxh “minoritar” qe as nuk te takon e as nuk ke burreri te flasesh per qeshtjet shqipetare.
    Tivari eshte nje nder qytetet shqipetare te cilat me force u vodhen nga trojet shqipetare me ane te gjenocidit dhe spastrimit etnik antishqipetare. Ne keto luftera te pabarabarta ishin patriotet me te mire te kombit nga cdo pjese e tokave shqipetare qe luftonin kunder Turqeve ruseve,francezeve,serbeve, malazezve dhe te gjithe botes se bashku. Ato po luftonin vetem me zemer sepse ishin shume lehte te armatosur, ndersa ne krahun tjeter ishin ushtrite dhe flotat detare nder me modernet e kohes. Me qindra burra kombi luftuan dhe rane heroikisht duke mbrojtur tokat shqipetare. Por ti “ujk” mos u merzite se erdhi edhe koha e shqipetareve.

    1. UjkuTomorrit says:

      Nuk ishte qytet Shqiptar por ishte qytet Osman dhe Malazezve ju dha sepse i shpartalluan osmanet ne lufte , nuk ka rendesi se kush i ndihmoi Malazezet , rendesi ka kush fitoi luften dhe ata fituan , as nuk ka rendesi se me ca luftonin Shqiptaret . PIKE !

      Me rrufsh topet se nga anet e mia jemi te gjate te gjithe , jam nga malsia e tomorrit , me ke ngatrru me noj pac merdite me duket !

  5. Pellazgos says:

    Po te jete ky qytet “shqipetare” dhe i pritur nga nje zevendes Komandant po “shqipetare” Jusuf apo Josif Jonuz,atehere une po ju pyes per shume venbanime Greke ne “Shqiperi” si Apollonia,Argjirokastros,Agi Saranda,Agios Vasilis jo Saint apo Shen vasi ne bregdet,per Antigonean,per Ilisus u Lashte por tani Lezhe,per Moskopolin qe eshte Voskopoje,per Skutarin nga Skender apo Aleksandrine qe e ndertoi Megas Aleksandros,Amtipatrea jo Belgrad apo Berat,Epidamnos i quajture nga Romaket Durrazo,Buthrotos.
    Dhe cfare eshte e rendesishme,”historiani” i shquar Xhufi thote qe Epiri dhe Epirotet “sipas” nje historiani Greke nuk ishin Greke por Barbare.
    D.m.th Pirrua Mbreti i Epirit qe e njeh bota Greke qe luftoi te clironte atehere jugun e Italise se Arkimedit te Italise se sotme ishte barbare dhe Romaket te dashurit e Edvin Rames qe shkaterruan rreth 80 qytete “barbare” ishin te civilizuar!
    Lind pyetja: A ka mundesi te ndertojne Theatro,Polis,Agora,Civilizim Barbaret?
    “Shqiperia” po nuk u clirua nga Turqia dhe turqit qe jane shumice ne Albanistane qe kohet e fundit jane Eltone,Erione,Elvis,Eduart,Edvine ky vend me histori dhe Civilizim Helene Ilyre,Epirote nuk ka te ardhme.
    Une nuk kam degjuar qe Apolloni eshte Perendi Shqipetare e Fjale Perralles dhe jo e Mitho Llogjise Greke.
    Eshte semundje e rrezikshme injoranca qe shpie ne nje “nacionalizem” shkaterrues.
    Sa per bombardimet ne Serbi vendet “Demokratike” duhej ta kishin bere me Turqine islamike qe ne kohen 1922 shin ne Smirna dhe lur Osmanet zbuan me mijera Greke ne 1959 nga Istambuli myslimane,Stambolli “shqipetare” dhe Kostandinopoli i Pijesit te Epirit Jeorgios Kastriotis.
    Eshte si Vetingu,duhet te jete per te gjithe njesoj te dsshur vellezer Jonuzer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje