VIDEO: Gazetarët britanikë sensibilizohen kundër ndërtimit të HEC-eve: Shkatërrimtare për lumenjtë

27 Mars 2018, 17:32Sociale TEMA

Një grup gazetarësh britanikë kanë shprehur solidaritetin e tyre lidhur me ndërtimin e Hec-eve në rrjedhat e lumenjve në Shqipëri.

Përmes një mini-dokumentari kushtuar luginave në Vjosë, Osum dhe Zagorie, gazetarët përcjellin shqetësimin e banorëve mbi këto projekte duke bërë thirrje për t’i mbrojtur.

Sipas specialistëve të fushës, implementimi i këtyre hidrocentraleve do të rezultonte shkatërimtar për biodiversitetin në këto zona kyçe.

Ndërkohë, i rezikuar eshtë edhe lumi “Vjosa” që konsiderohet si një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë.

Këto ndërtime kundërshtohen nga mjaft grupime mjedisore të cilat kanë kërkuar nga qeveria “Rama” anulimin e tyre dhe ndalimin e çdo ndërtimi në këto hapësira. (TemA)

3 komente në “VIDEO: Gazetarët britanikë sensibilizohen kundër ndërtimit të HEC-eve: Shkatërrimtare për lumenjtë”

  1. mirel says:

    Ramuti si Rami i ndyre qe eshte para zgjedhjeve te 2013 premtoi qe do i anulonte te gjutha HECet dhe koncesionet.
    Po si pis harbut qe eshte i shtoi e i shumefishoi sa nuk ka me ku te ndertoje pervec presidences.
    Ky eshte kryeministri i krimit te organizuar te koncesioneve.
    Duhet vene i pari ne banken e drejtesise te Vettingut.

    1. Shpresa says:

      Une nuk bej me faj Ramutin por ty qe je treguar naiv kur besove genjeshtrat e Rames.Me vjen keq, o njeriu i mire.

  2. Gazetar BE says:

    Po gazetaret e l eshit shqiptare ku jane?
    Apo kane shkuar ne Britani per te mesuar per disfaten e Brexitit?

    Kesaj i bie qe te huajt, Britanike ne kete rast, cudi jo Amerikane apo Gjermane e Turk, jane me te interesuar per kete masaker te natyres shqiptare.
    Ne kujtuam qe vetem Saliu me banden e Hajdareve nuk kuptonin por babazitja dhe korrupsioni i pushtetareve tane eshte jo e paparitur dhe jocudi ende sot nen qeverine Rama.
    E shkaterruan Shqiperine horrat te cilet mbeshteten nga njerez si ju dhe militante te semure qe kurre smenduat per atdheun por vetem per perfitim personal dhe familjen tuaj. Katastrofe qe brezat do ta vuajne ne vite dhe shpresoj ata ta kuptojne qe baballaret dhe gjysherit jane pergjegjes gjithashtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje