Shqiptarët paguan 9 mln euro taksë për televizorin më 2017: Propozohet rritje me 50%

28 Mars 2018, 09:20Hi-Tech TEMA

Të ardhurat e grumbulluara nga taksa e televizorit arritën në vitin 2017, më rreth 1.2 miliardë lekë ose rreth 9 milionë euro, sipas të dhënave që Këshilli  Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar raportoi në Kuvendin e Shqipërisë.

RTSH propozon se “një rritje prej 50 % mbi nivelin aktual do të ishte e mjaftueshme për të mbuluar, për shembull, pagesat vjetore për “Deutsche Bank” të marra për procesin e dixhitalizimit”. Rritja e fundit u shënua në vitin 2011, nga 600 në 1200 lek në vit për çdo familje.

Në 2014, RTSH siguroi një rritje të pazakontë të të ardhurave si rezultat i mbledhjes së taksave të papaguara në vite, përmes Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), rezultat ky edhe i nxitjes së madhe të qeverisë për të kufizuar humbjet e energjisë. Pjesa më e madhe u përdor për të parapaguar 15 për qind të kredisë së dixhitalizimit.

Por RTSH pohon se që nga ajo kohë, të ardhurat e mbledhura nga taksa e aparatit kanë shkuar në nivele më modeste. Për shembull, në 2017 mbledhja e taksës ishte në nivel 10 për qind më të ulët se në 2016, duke krijuar një deficit prej 750,000 Eurosh.

Veç kësaj, OSHEE mban 10% të taksës së mbledhjes, që është mjaft e lartë e krahasuar me tarifat e vendosura nga operatorë të ngjashëm në Europë, që shkon mesatarisht nga 1.5 % në 4.5%.

RTSH analizon se të ardhurat nga taksat e aparatit konsiderohen si burimet kryesore dhe më të qëndrueshme të të ardhurave për transmetuesit publikë në kontinent, pjesërisht sepse është një e ardhur e garantuar e parashikuar çdo vit dhe të lejon të bësh plane për buxhetin.

Në rastin e RTSH-së, të ardhurat nga taksat e aparatit përbëjnë 76% të të ardhurave në total (përjashto këtu grantet vjetore të qeverisë nga buxheti i shtetit, të cilat përcaktohen me ligj se për çfarë shërbimesh apo aktivitetesh të RTSH-së do të përdoren) . Në terma krahasues, niveli i taksës së aparatit në Shqipëri është akoma më i dobët se të ardhurat totale për frymë të RTSH-së.

Tarifa e shërbimit për përdorimin e aparateve televizive është 120 (njëqind) lekë në çdo muaj me gjithë TVSH.

Tarifa paguhet nga përdoruesit familjarë dhe nga përdorues të tjerë jofamiljarë. Përdoruesit familjarë paguajnë tarifën vetëm për një marrës televiziv, pavarësisht nga numri i aparateve që kanë në familje. Përdoruesit e tjerë jofamiljarë paguajnë tarifën për çdo aparat televiziv.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është agjenti për mbledhjen e tarifës së shërbimit për përdorimin e aparateve televizive. Mbledhja e kësaj tarife bëhet çdo muaj”.(Monitor)

12 komente në “Shqiptarët paguan 9 mln euro taksë për televizorin më 2017: Propozohet rritje me 50%”

  1. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Po takse per shurren do vendosni ?

  2. tagriu says:

    KY ESHTE DESHTIMI I ADMINISTRIMIT TE DREJTUESVE TE RTSH; NORMALISHT NUK ESHTE NEVOJA PER RRITJE TAKSASH SEPSE OSSHE PO MBLEDH GJITHNJE E MË MIRE DHE NUMRI I ABONENTEVE PO RRITET ME RRITJEN E BANESAVE NE SHQIPERI;
    POR KESHTU ESHTE KUR TE MARRIN NGA ZGEQET E AMERIKES DHE PA HEQUR MIRE PERPARESEN E KAMARJERIT TE BEJNE DREJTOR; TANI POPULLI DO TA PAGUAJE SI GJITHMONE;

  3. Standard says:

    Kaq pak do na e rrisni tarifen..vetem 50%???!!

    E beni 100 Dollaro ne vit…se na ofroni alamet sherbimi…si puna e Kampionatit Evropian te futbollit dhe atij boteror

    Pavaresisht se ca “ignorant”, apo te pa ditur, si puna ime, As qe e DINE qe ju te TVSH-s Ekzistoni..

    E rrisni dhe ju, se me sa duket eshte sezon viroze kjo rritja e tarifave, eshte bere pandemike….

    P. S Nja dy pietje te vogla kisha per ju te TVSH
    1- A e shikon dikush nga personeli i sterfryre i juaji TVSH-ne??
    2- Sa jan pagat mujore te personelit tuaj- A mund ti publikoni online??
    3- Cfar ndryshimi keni nga TVSH e viteve 96-97-es, kur gjysma e shqiptarve i thyen televizoret vetem per mos tju pare e degjuar??
    4-Po sikur ju te mos ekzistoni…ta zem se ju bie flaka neser, kujt i prishet puna?
    A do kujtohet njeri per ju? Cfar dreqin ofroni ju ne tregun e infomimit apo zbavitjes publike qe te egzistoni??/

    1. Flutura says:

      Pse e ul taksen zoteri? E kemi 110 dollare ne vit. Bej mire llogarite e mos na bjer ne qafe.

  4. katarakti says:

    Asnje lloj takse per televizionin shteteror. Ai te vetadministrohet duke fituar para nga reklamat. Ne rast te kundert te mbahet nga abonentet qe deshirojne te ndjekin emisionet e tij. Boll duke paguar taksa per te ushqyer parazitet e televizionit dhe aktoret e teatrit “kombetar”. Shqiperia eshte vend i varfer. Prandaj kultura, arti dhe sporti duhet te vetfinancohen. Shtetit i takon te mbaje nje sistem shendetesor falas, krahas atij privat. Po ashtu nje arsimim falas, si dhe mbrojtjen, administraten dhe sigurimin e vendit. Gjithe te tjerat me vetfinancim.

  5. DETAR BREGU says:

    TAKSEN PER SHURREN E KE TEK TAKSAT FAMILJARE DHE KA INICIALET KUZ OSE ( KANALET E UJERAVE TE ZEZA ).
    PROBLEMI QENDRON NE TJETER VEND.
    KUR PAGUAN TAKSAT NJE PER NJE DHE NUK MERR SHERBIMIN KESAJ SI T’JA BEJME ???
    E DIME QE TVSH KA FILLUAR ME SINJAL DIXHITAL DHE FALE KESAJ PERPARESIE SHIKOHEN LARMI KANALESH TE RTSH-se,POR KA VENDE KU NUK SHKON FARE SINJALI DHE TAKSA PAGUHET 100% SIKUR SHIKON RREGULLISHT RTV SHQIPTARE.
    KJO SITUATE DUHET TE RREGULLOHET NE MENYRE PERFUNDIMTARE PASI GJITHMOME KA QENE PROBLEM MBULIMI ME SINJAL TELEVIZIV I VENDIT.
    PER KRAHASIM.
    VALET TELEVIZIVE TE SHTETEVE TE HUAJA ( FQINJET TANE ) JO VETEM MBULOJNE TERRITORIN E TYRE ME SINJAL POR E TEJCOJNE SINJALIN TELEVIZIV PERTEJ KUFIRIT TE TYRE TERRITORIAL.
    DHE JO VETEM SHTETERORI POR EDHE PRIVATI ???
    ATEHERE NATYRSHEM LIND PYETJA :
    – SI KA MUNDESI QE TI NUK MBULON DOT TERRITORIN TEND ???
    PERSE VENDOS DHE MERR TAKSE KUR NUK OFRON SHERBIM ???
    RTSH OSE DUHET TE OFROJE SHERBIMIN DHE PASTAJ TE MARRE TAKSEN OSE PER ZONAT QE NUK I MBULON ME SINJAL TE EVITOJE TAKSEN NDRYSHE KJO QUHET VJEDHJE NE EMER TE SHTETI.

  6. Flutura says:

    Pse e ul taksen zoteri? E kemi 110 dollare ne vit. Bej mire llogarite e mos na bjer ne qafe.

  7. lekli says:

    TVSH eshte nje tv.qe nuk vlen dhe nqse do ta masi veten se ku eshte le te behet me karte dhe do ta kete deshtimin total,ky tv ka qene dhe do te mbetet zero.

  8. Qeveria të says:

    Eeee qeveri hajdutësh

    Aaaeee .. maskarenj

    Eeeee … Pssshh… Nuk bëhet ky vënd

    O çuno ma boj nji kafe dhe nji tege

  9. dudum says:

    Bjerini ketij polulli kusur mos i lini, mos harroni dhe taksen e ” krevatit te gjumit”.

  10. Pensionisti says:

    UNE SOT PO MARR VESH QE RTSH PASKA PAKETE TE VECANTE ABONIMI! SIC KANE PSH. ALB TELEKOMI , TELEKOMALBANIA E NJE SERE TV TE TJERA PRIVATE , QE TE GJITHA KANE KALUAR NE TRANSMETIME DIXHITALE DHE KANE RRITUR EDHE PAGESEN QEBEJNE ABONENTET. UNE PSH., QE JAM I ABONUAR TEK ALBTELEKOMI 2000LEK NE MUAJ DHE SHOH 45KBAJME DOT DHE NUK KEMI PER TA PAGUAR ANALE ME KONTRATE NJI VJECARE ; ATEHERE PERSE DUHET TI PAGUAJ EDHE RTSH QE SOT E PAGUAJME ME FATUREN E DRITAVE ? A NUK ESHTE KJO TAKSE E DYFISHTE ?PERSE NUK BEN EDHE RTSH PAKETE SI TV E TJERA DHE NE TE ABONOHEMI SIC BEJME ME ATO TV QE EKANE SOT KET SISTEM ME KONTRATE / KY ESHTE SPEKULLIM I PASTER 1 TASHTI DASHKA RTSH QE TE RRISE EDHE TAKSEN?1 KJO ESHTE E PAPRANUSHME , E PADREJTE DHE ANKRONIKE . FATURA E DRITAVE TASHTI PO ENGARKONI ME TAKSEN E NDERTESES ME ATE TE RTSH DHE PO RENDOHET AQ SHUME SA NE PENSIONISTET NUK E KE MI PER TA PAGUAR , POR KINI PARASYSH SE NE PO ARRIJME NE 700 MIJE DHE TE MOS PAGUHEN 700MIJE FATURA NE NJI MUAJ FALIMENTON NJI KOMPANI ! HIQENI TAKSEN E TELEVIZORIT , GJENI RRUGE TE TJERA PER FINANCIMIN E KETIJ TE ASHTUQUAJTURI TELEVIZION PUBLIK QE NUK E SHIKON NJERI PROGRAMIN E TIJ , PRANDAJ EDHE S’KA PERSE TA PAGUAJ.

  11. Pensionisti says:

    UNE SOT PO MARR VESH QE RTSH PASKA ” PAKETE TE VECANTE ABONIM”I! SIC KANE PSH. ALB TELEKOMI , TELEKOMALBANIA E NJE SERE TV TE TJERA PRIVATE , QE TE GJITHA KANE KALUAR NE TRANSMETIME DIXHITALE DHE KANE RRITUR EDHE PAGESEN QEBEJNE ABONENTET. UNE PSH., QE JAM I ABONUAR TEK ALBTELEKOMI PAGUAJ 2000LEK NE MUAJ DHE SHOH 45KANALE ME KONTRATE NJI VJECARE ; ATEHERE PERSE DUHET TE PAGUAJ EDHE RTSH QE SOT E PAGUAJME ME FATUREN E DRITAVE ? A NUK ESHTE KJO TAKSE E DYFISHTE ?PERSE NUK BEN EDHE RTSH PAKETE SI TV E TJERA DHE NE TE ABONOHEMI SIC BEJME ME ATO TV QE E KANE SOT KET SISTEM ME KONTRATE / KY ESHTE SPEKULLIM I PASTER 1 TASHTI DASHKA RTSH QE TE RRISE EDHE TAKSEN?1 KJO ESHTE E PAPRANUSHME , E PADREJTE DHE ANAKRONIKE . FATUREN E DRITAVE TASHTI PO E NGARKONI ME TAKSEN E NDERTESES ME ATE TE RTSH DHE PO RENDOHET AQ SHUME SA NE PENSIONISTET NUK E KE MI PER TA PAGUAR , POR KINI PARASYSH SE NE PO ARRIJME NE 700 MIJE DHE TE MOS PAGUHEN 700MIJE FATURA NE NJI MUAJ FALIMENTON NJI KOMPANI ! HIQENI TAKSEN E TELEVIZORIT , GJENI RRUGE TE TJERA PER FINANCIMIN E KETIJ TE ASHTUQUAJTURI TELEVIZION PUBLIK QE NUK E SHIKON NJERI PROGRAMIN E TIJ , PRANDAJ EDHE S’KA PERSE TA PAGUAJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje