SKANDALI/ Shkaterrohet pylli i famshëm në Zagorie nga "kriminelë" me licensë

30 Mars 2018, 18:55Sociale TEMA
SKANDALI/ Shkaterrohet pylli i famshëm në Zagorie nga

Shoqata “Zagoria”  ka bere publike nje skandal qe ka vite qe zhvillohet ne syte e te gjitheve, shkaterrimi i pyllit te Zagories.

Prerja e pyjeve ka filluar në Nentor të vitit 2016 – Prill 2017 (Në pyllin Dërrmaz-Shëmitra) duke vijuar përsëri më von në Nëntor 2017 – Mars 2018 (Në pyllin e Katalit mbi fshatin Topovë). Justifikimi nga ana e bashkisë është se firma po pret dru për shkollat që ndodhen në territorin e bashkisë. Nga investigimet tona si komunitet, rezulton se zyrtarisht në të gjithë teritorin e bashkisë janë 16 qendra edukimi pasi të tjerat janë mbyllur. Por të gjithë e dimë që në vitet e kaluara, bashkë me Shkollën e Mesme Bujqësore të Nivanit, ishin vetem 10 shkolla në teritorin e ish Komunës Zagori ndërsa sot janë në funksion vetëm 4 prej tyre. Në të gjitha këto shkolla janë përdorur dru për tu ngrohur nxenesit në stinën e dimrit por në gjithe këto dekada që kanë kaluar, asnjë pyll në Zagori nuk është shkatërruar për shkak të ngrohjes së shkollave me dru zjarri. Historikisht, në çdo shkollë, janë konsumuar per ngrohje reth 3-4 meter kub dru ne vit ndersa tani për 16 shkolla duhen prerë me qindra metër kub dru. Në si shoqatë kemi kontaktuar me Bashkine Libvohove që kur filloi prerja e druve në pyllin Shemitra-Dermaz në Nentor 2016, por na u tha që firma do presi disa metra kub dru dhe do iki. Kur pamë që firma po vazhdonte prerjen e pyllit pa kriter ne reaguam persëri kundrejt Bashkisë Libohovë.

Nga ana e bashkisë na u tha që nuk do të priten me dru në Zagori dhe verbalisht thanë se kontrata që bashkia kishte me firmën ishte një pakujdesi ose një “gabim” i punonjësve të bashkisë. Me durimin tone, ndoshta naivitietin tonë, e pranuam si të mireqene këtë fakt me shpresen se në të ardhmen nuk do të priteshin me pyje në Zagori.

Në Nëntror 2017 pamë se e njejta firmë që kishte prerë pyllin në Dërmaz-Shemitra, filloi të priste dru në pyllin e Katalit mbi fshatin Topove. Ne si shoqatë, të shqetesuar nga ky veprim i përsëritur, kontaktuam perseri Bashkine e Libohoves dhe të 5 deputetet e Qarkut Gjirokaster. Nga bashkia morem pergjigje se “Zagoria nuk mund të trajtohet si ishull i veçantë dhe pyjet e Zagories janë prioritet i Bashkisë Libohovë” ndersa nga deputetet e qarkut reagoi vetem Z. Flamur Golemi i cili na tha “do ta ndjek si problem se pyjet janë prioriteti jonë ”. Duke krahasuar pergjigjet me atë që po ndodhte në terren si dy gjera diamtralisht të kundërta, vendosëm të kontaktojmë me mediat lokale dhe ato qendrore si dhe institucionin shtetëror pergjegjës Inspektoriatin Shteteror të Mjedisit dhe Pyjeve, Dega Rajonale Gjirokaster.

Kontaktuam gjithashtu edhe emisionin Fiks Fare ne Top Channel, gazetarët e të cilit erdhen dhe bënë filmime në terren ne prezencen e kryetares se Bashkisë Libohovë, por kronika nuk u transmetua pasi si problem u trajtua në edicionet informative të lajmeve. Në datën 26 Nëntor 2017 kemi shkuar në terren me Gazetarin e Top Channel dhe kemi filmuar procësin e prerjes së pyllit nga punetorët e firmës. Po atë ditë erdhen edhe specialistët e Inspektoriatit Shteteror të Mjedisit dhe Pyjeve nga Gjirokastra të cilët, pas verifikimeve që bënë në terren, rezultoi se firma ishte në shkelje dhe pasi bënë llogaritjen e demit të kryer nga firma, gjobiten Bashkinë Libohove për shkak të pakujdesisë të treguar për prerje lastaresh dhe fidanë pemësh të ndryshme, por prerjen e pyllit nuk e ndalen pasi sipas tyre ishte e ligjshme. Gjithashtu u jemi drejtuar zyrtarisht Z. Edi Rama, Z. Blendi Klosi (Ministër i Turizmit dhe Mjedisit), Znj. Ornela Çuçi (Zv. Ministre e Turizmit dhe Mjedisist), Z. Edison Konomi (Drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë Kombëtare të Mjedisit) , Z. Ylli Hoxha (Drejtor i Pyjeve në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit). Nga përgjigjet e marra (pervec Z. Rama dhe Z. Klosi ), pergjigjet kishin kete thelb “Prerja e pyllit është e jashtëligjshme por është jashtë kopetencave tona” ose “Ju falenderojmë për shqetësimin tuaj për pyjet, ju mbështesim. Pyjet janë prioriteti jonë. Nuk do lëme të pritet asnjë pemë në Zagori.. etj etj bla bla bla ….

Ndërkohë që ne bënim “pingpong” me shkresa, prerja e pyllit të Katalit vazhdonte pa me te voglin shqetësim. Me këto kushte, vendosëm të vazhdonim betejën ligjire me shtetin dhe bëmë një kallezim në Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër. Prokuroria e Gjirokastrës pasi mori në shqyrtim çeshtjen filloi me investigimet në terren. Pa dashur të vlerësojmë punën e prokurorisë dhe përpjekjet e tyre, ne dime të themi një gjë: Firma vazhdoi prerjen pa asnjë problem deri para disa ditësh, ku u largua pasi e kishte përmbushur qëllimin për këtë sezon. Ne si Zagoritë, shpresonim dhe shpresojmë tek forca e ligjit dhe tek respektimi i tij. Kjo ka qënë edhe arsyeja përse kemi ndjekur vetëm rrugën ligjore por siç faktet e tregojnë, rruga ligjore nuk e ndali masakren dhe krimin në pyjet e Zagorisë. Edhe ky sezon i prerjes se pyjeve përfundoi me sukses për firmën dhe bashkinë ne dem dhe kurriz të komunitetit. Por ajo që na shqetëson sot është pyetja: Çfarë do ndodhi sezonin e ardhshëm Nëntor 2018-Mars 2019? A do të ketë me prerje pyjesh në Zagori? A e shikon njeri demin bere? Masker mjedisore! Dhe me shumë gjasa historia do vazhdojë. Ne vërtete ne duket se humbëm në betejën tonë për të mbrojtur pyjet deri tani, pasi si njerëz të arsimuar dhe të qytetëruar shpresuam shumë tek rruga ligjore. Por edhe durimi ka një kufi. Duke përmendur edhe një fjalë vlerësusese të kryeministrit Z. Rama që tha për disa drejtore të tij, ne po themi: Kaq e LESHTË është kjo administratë? Artistë të letrave dhe të përgjigjeve shembullore, kriminele, te babëzitur dhe llupsarë të pa ngopur nga përfitimet e jashtëligjshme për shkak të detyrave që kanë. Historia do vleresoje shumë nga ju dhe do t’ju nxjerri në pah vlerat e verteta si dhe ato të rreme bashke me pasojat që do lini pas nga një detyrë e pamerituar. Ju shtetare jeni kalimtarë, drejtusit ikin dhe vijnë, pasojat ngelen dhe i vuajmë ne populli! Po sa grabitqarë kanë parë këto pyje në jetën e tyre, kurrësesi nuk do e ulin kokën përballë nje dorë shkaterruse e cila është krejtesisht kalimtare. Pavaresisht dëmit të ndodhur deri tani, ne e respektuam shtetin dhe ligjin. Tani e tutje do ti mbrojme pyjet me forcë, si një domosdoshmeri në këtë situatë talljesh dhe thikash mbas shpine. Dhe koha do ta tregoje këtë shumë shpejt. Shikoni në fotot bashkengjitur se si ka qënë pylli i Derrmaz-Shemitra në vitin 2015 dhe si është katandisur tani. Është prerë e masakruar rreth 8 hektare pyll. Nuk jemi jurist që ta provojmë de jure, por të gjithë e dime de fakto që drutë e atij pylli janë shitur nga firma në Gjirokaster e më gjerë per biznes jo per shkolla, duke përfituar kështu të holla të cilat kanë shkuar me sa duket edhe në xhepat e pushtetarëve. Shumë shpejt do bëjmë edhe llogaritjen e sipërfaqes që është dëmtuar në pyllin e Katalit. Shkollat janë institucione që duhet te japin dije dhe të gjithe kemi respekt për këto institucione pasi prej tyre buron e erdhmja dhe zhvillimi i shoqërisë. Por disa njerez grabitqarë kërkojnë që ti përdori këto institucione si alibi e mburojë duke i kthyer drutë e shkollave në një vegël për shkatërrimin e pyjeve dhe për përfitime personale. Ketij veprimi do ti japim fund shumë shpejt, me forcen e ligjit, arsyes por dhe me forcën e komunitetit dhe humanizmit qe na karakterizon si një domosdoshmëri për të jetuar në paqe me natyrën, me veten dhe njerezit e ndershem!

Pylli si eshte sot

9 komente në “SKANDALI/ Shkaterrohet pylli i famshëm në Zagorie nga “kriminelë” me licensë”

  1. BE Gazetar says:

    Licensa e Rilindjes Edscobare?

    Do thoni kjo filloi ne kohen e Saliut:

    e para, pesrse nuk e luftoi PS?
    e dyta,perse kjo vazhdoi ne 6 vitet e fundit nen qeverine e koncesioneve Rama?

  2. ERION FIKU says:

    ENDE NUK PO E KUPTONI ?
    NE DO T’I MBJELLIM ME FIDANE FIKU.

  3. Kombi says:

    QEVERIA RAMA KUR ERDHI NE PUSHTET NE 2013 U BETUA ,QE NUK DO TE LEJONTE QETHJEN E PYJEVE . CFARE KA NDODHUR KESHTU ???? RAMA NUK MERR VESH SE CFARE BEHET NE KETE VEND ???

  4. Loran shehu says:

    Po bashkin e libohoves PS ja e ka dhe licensat vet i kan dhe kujt i ka dashur qefi lente merret Rama me kte skandal e me kta maskarenj hajduta qe ka ven apo ja ka varur fare se e di qe esht mandati i fundit

  5. Lani says:

    Edi rama po ben shtet .ai eshte me injorant e hajdut se sali berisha..pu si sdoli nji njeri i mirë me e bere shqiperine…por te gjith maskarenj duke e grabitur…o shqipe çohemi sa nuk eshte ti zhdukim ket te gjatin injorant edhe sali kriminelin..edhe te vejm dike qe punon per ne

  6. drino says:

    SHEVERIA O NE ZHUM OR TIIIIIIII,I KA SYT NE MYTH….

  7. lalai says:

    Vitinggggg Vitingggggg hahahahahahahah

  8. braho says:

    Mafia e vertete jane ata te bashkise Libohove.

  9. Jak Boston says:

    Para pak javesh shkruajta ne nje koment se ka ardhur koha per te kerkuar: – Rama ik-.
    Pasi tani pas 6 vitesh vjedhje me droge dhe koncesione nuk e ka me fajin Saliu, por e ka Edi Rama.
    Te gjithe keta si Saliu me Lulin, si Rama me Lali Erion fikusin, plus Like Floriri me Mona Cizmen,
    duket sikur jane ne garen per hajdutin me te madh, sikur te jete konkursi talenti me hajduto-kriminelo-tradhetaret ne te medhenj shqipetar.
    Shqiptare clirojeni Shqiperine nga keta horra dhe rrugecer pasi po nuk u cuat sot neser do jete vone dhe femijet tuaj sdo kene asgje pasi pas vjedhjes horrat e shesin tek mafia nderkombetare dhe nuk ka gjykate qe te ju beje derman.
    Shkelmin bythes Ed Rames dhe Ripjelles se hajduterise, qe tani pasi kur sberi gje per gjashte vite sdo beje gje as per dy vitet e mbetura.
    Amerika ju dihmon nese ju levizni dhe mundoheni dhe jo duke ndenjur duke pritur.
    Tufat e partive hajdute levizin qe te grabisin sa me shume, populli pa buke e pa asgje rri fle gjume, kjo eshte te ulerasesh.
    Mos u mashtroni nga politikanet hajdute me perrallen e futjes ne Europe, pasi Europa mund te hapi negociatat po deri te antaresimi mund te ju duhen edhe 30 vite te tjera tranzicioni.
    O sot o kurre ndryshe sdo behemi kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje