Vendimi për dëbimin e diplomatëve amerikanë, SHBA thirrje Moskës: Po përkeqëson marrëdhëniet

30 Mars 2018, 11:22Bota TEMA

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar lidhur me vendimin e Rusisë për të dëbuar diplomatët amerikanë.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ambasada shkruan se ky veprim vetëm sa përkeqëson më tej marrëdhënien midis vendeve.

| Deklaratë e Zëdhënësit të Shtypit të Shtëpisë së Bardhë |

Vendimi i Rusisë për të dëbuar diplomatët amerikanë vetëm sa përkeqëson më tej marrëdhënien midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Shtetet e Bashkuara dhanë përgjigjen e duhur me përjashtimin e zyrtarëve të padeklaruar të shërbimit të inteligjencës ruse, pas sulmit vdekjeprurës në Mbretërinë e Bashkuar. (TemA)

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje