Luftëtari-Lushnja/ Lika: Me këto fitore mund të rrisim objektivat; Gjyla: Po ndërtojmë një projekt për të ardhmen

1 Prill 2018, 16:24Sport TEMA

Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, ka folur pas suksesit të marrë në fushën e tyre kundër Lushnjes.

Trajneri i bluzinjve u shpreh se ndaj lagunarëve nuk ishte aspak një fitore e lehtë, ndërsa shtoi se me këto rezultate mund të rriten dhe objektivat.

“Problemi qëndron se të gjithë thonë se është e thjeshtë, por ne e pamë se ishte e vështirë kjo ndeshje, pasi nuk arritëm të shënonim dot një gol të dytë me lehtësi.

Jemi shpërblyer nga një kundërsulm në momentin e fundit. Tashmë do të konsiderojmë të gjithë njëlloj kundërshtarët e Superiores. E nisëm pjesën e parë në mënyrën e duhur dhe kundërshtari u mundua të mbyllej sa më mirë mbrapa. Kemi shpërdoruar shumë raste dhe kjo na ndodhi edhe sot.

Objektivi i parë ishte t’i largoheshim fundit të tabelës, por me këto rezultate të arritura, na rriten pretendimet edhe për më lartë. Tashmë duhet të mendojmë për çdo kundërshtar dhe duhet të jemi më prodhues në aspektin sulmues, për të realizuar sa më tepër gola.

Në pjesën më të madhe të lojës kemi qenë të qetë, por me kalimin e minutave situata vështirësohet. Nuk duhet të harrojmë se ndaj Lushnjes kemi aktivizuar thuajse të gjithë futbollistët. Nxitimi në pasin e fundit na krijon këto probleme që na vendos në vështirësi”, është shprehur Lika.

Ndërsa trajneri i Lushnjes Ilir Gjyla u shpreh:

Erdhëm në Gjirokastër për të luajtur futboll. Kishim shumë mungesa. Lojtarët kanë bërë stërvitje në terrene të vështira. Gjirokastra është një ndër ekipet më të mira të Superiores.

Siç shkoi loja, mendoj që Gjirokastra e meritoi fitoren. Goli i dytë erdhi si pasojë e një gabimi foshnjarak. Sot ishte një element i ri në ekip, Koreshi, që erdhi nga të rinjtë, unë mendova që ai mund të jetë i gatshëm për të luajtur. Vitin tjetër, nuk do të jeën të gjithë që janë sivjet.

Unë e kam marrë drejtimin e ekipit, pasi më ka premtuar për një projekt për të ardhmen. Që sezonin tjetër do të jemi një ekip tjetër”, deklaroi Gjyla.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje