Presidenti Ilir Meta ka uruar sot festën e Pashkëve, për të gjithë besimtarët katolikë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i shtetit shkruan se kjo “Ditë e Bekuar” e Ringjalljes, na kujton se e mira nuk do të shuhet, por do të jetë gjithnjë ngadhënjyese ndaj së keqes dhe drita do të triumfojë kurdoherë mbi errësirën.
Postimi i plotë:
Në këtë ditë të shenjtë, dua t’ju uroj besimtarëve katolikë dhe ungjillorë dhe të gjithë shqiptarëve, Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët!
Mbarësia, paqja, begatia dhe lumturia mbizotëroftë tek ne dhe familjet tona!
Kjo Ditë e Bekuar e Ringjalljes, na kujton se e mira nuk do të shuhet, por do të jetë gjithnjë ngadhënjyese ndaj së keqes dhe drita do të triumfojë kurdoherë mbi errësirën.
Kjo festë na mbush të gjithëve me frymëzim për ripërtëritjen e besimit, shpresës, optimizmit, vlerësimit të sakrificës dhe përpjekjeve për një të nesërme më të mirë, duke punuar së bashku për këtë qëllim.
Le të reflektojmë të gjithë për më shumë vëmendje dhe solidaritet, ndaj shtresave më në nevojë të shoqërisë sonë.
Sot kemi nevojë të ruajmë e forcojmë më shumë vlerat dhe virtytet tona, jo vetëm në besimin e palëkundur në Zot, por edhe tek dashuria më e madhe për njëri tjetrin.
Shqiptarët ngahera kanë gjetur aftësinë, forcën dhe kurajon për të jetuar e punuar në harmoni e mirëkuptim për një të ardhme më të sigurt dhe të lumtur të popullit tonë.
Ouuuusssssttttttt, plehre arabe…………..
urimi jot eshte fallco,qerohu qelbesire te vrafte zoti ne kete dite te tij
Ik e bur i dheut lej kto urime ti bashk me te tjeret.se na cat trapin lereni rehat popullin me halle
populli nuk do t ju shofi me sy kurse ju dhe kur uroni mendoni si me vjedh akoma me shume ket popull
ik qerohu se nuk i do populli urimet nga ty
E para-se ti o Meta nuk ke zot.E dyta-flete per paqe e begati.Mos valle ajo protesta e djeshme ne rrugen e kombit ishte paqe?.Prandaj ti,Berisha (idhulli yt),Basha, nuk jini per paqe ne shqiperi,por vetem per destabilitet,shkaterrim kudo,qe nuk ka te ndalur qe nga fillimi i ardhjes se demokracise se vendit tone.Qe nga viti 1991 e deri sot,shqiperia ka njohur vetem shkaterrime nga pd-ke.Edhe pse u be mbare,qe erdhi kryeminister Edi Rama,i cili po mundohet qe te rregulloj diçka,nuk lini ju te LSI-s dhe te pd-ke.Prandaj edhe ti Ilir Meta bashke me familjen tende,duhet te jepni llogar,dhe te shkoni ne ate shtepi te bukur ne Reç.