Mustafa Nano ka bërë një shkrim, për reagimet që pasuan në media pas ngjarjeve të protestës së dhunshme të Kuksit.
Ai shkruan për Mapo, se e kupton që disa analisë e urrejnë Edi Ramën, por dhuna nuk është zgjidhja.
Sipas Nanos, në vend që të bëjnë thirrje për dhunë, zërat publikë që e nxisin atë, do të bënin mirë të ndihmonin në ringritjen e opozitës.
Ndryshe, sipas Nanos, Edi Ramën do e kemi për një kohë të gjatë kryeministër.
Shkrimi i plotë i Nanos
Nuk ka diskutim që kjo taksa e rrugës së kombit është një gjë e pamenduar. Nuk është taksa vetë që të nervozon. Është niveli i taksës. Pesë euro për një kalim në autostradë është një gjë që xhepi i shumë shqiptarëve e ndjen. Kam përshtypjen se Edi Rama është i shkëputur nga jeta reale e vendit, dhe as që e ka idenë se 5 apo 10 euro në ditë janë diçka me rëndësi në buxhetin e mijëra familjeve shqiptare. E sidomos për buxhetin e shumicës së familjeve të Kukësit, për të cilat 10 euro në ditë janë një karar i madh, në mos janë diçka afër luksit. Dikush duhet ta informojë atë se shqiptarët janë duke jetuar kohë të vështira në planin ekonomik. Rritja vjetore ekonomike prej 4%, nëse është e vërtetë, është një rritje e mirë (duke pasur parasysh se si e mori ai Shqipërinë para pesë vitesh), por kjo rritje, me sistemin e shpërndarjes së pasurisë kombëtare që ai ka ngritur, shkon mbi të gjitha te të kamurit. Të skamurit nuk ia shohin hairin kësaj rritjeje. Kryeministri mund ta injorojë këtë gjë në publik si broçkull a mitologji kazani, por është ai i pari që e di këtë të vërtetë.
Shkurt, kritika që i bëhet në këtë plan nuk ka të sharë. Kryeministri duhet t’i thërrasë mendjes, e duket se po i thërret. Për këtë rast. Dje dhe pardje tregoi shenja hapjeje. Por me hapjen e vet ai duhet të shkojë edhe më tej. Ai duhet ta ulë këtë taksë në nivele të përballueshme. Protestën mund ta anatemojë gjithë ditën si protestë të organizuar nga opozita apo si protestë vandalësh (ishte e tillë, në fakt), por problemi mbetet.
Dhjetë euro (pse euro xhanëm? Pse u dashka vënë një taksë në euro në një kohë që i gjithë sistemi ynë financiar është i ngritur mbi lekun?) janë shumë për të bërë një herë të vetme rrugën Tiranë-Kukës, e kthim. Janë shumë edhe për ata që këtë rrugë e bëjnë rrallë. Kjo taksë, me këtë vlerë, i ikën logjikës së gjërave në këtë Shqipëri të varfër. Me 10 euro, 70% e shqiptarëve mund të hanë dy paçe plënci e dy pilafë (Një vlerësim i tillë i fuqisë blerëse, me plënc e me paçe, mund të ketë i kuptueshëm për këtë kryeministër).
Por në gjithë këtë që po ndodh të tërheq vëmendjen edhe diçka tjetër. Protesta e Kukësit ka shërbyer aty për aty si një viagra për shumë njerëz impotentë (në kuptimin politik) në Shqipëri. E para fare është kapur pas kësaj proteste opozita. E cila është edhe organizatore e saj. Duket sheshit që është organizatore. Dhe nuk ka ndonjë të keqe në këtë mes. E keqja është kur protesta bëhet e dhunshme, dhe një opozite nuk i ka hije të njëjtësohet me protestues të dhunshëm, që djegin e shkatërrojnë.
Ky është ngërçi i Bashës. Por dhuna i ka pëlqyer, sidoqoftë. Ai dhe të vetët janë të kapur nga një eksitim i veçantë këto ditë. Kjo protestë, apo edhe protesta të tjera të ngjashme, d.m.th. të dhunshme, së pari, e lënë në hije debatin që ka shpërthyer brenda PD-së, dhe së dyti, e bëjnë opozitën të pranishme në debatin publik. Kjo ishte hera e parë, qysh prej çadrës në bulevard, që opozita po bën sikur del prej reanimacionit. Me sa duket, ajo nuk di ndryshe të bëhet e gjallë. Ajo nuk ka motivim tjetër. Dhe kjo, le ta themi troç, është shenjë se opozita ka vdekur. Nuk mund të jetë ndryshe një opozitë që e var fatin e vet te dyqind protestues në periferi të vendit. Po u fik “zjarri i Kukësit” (dhe do të fiket, nuk ka se si të ndodhë ndryshe), opozita do fiket prapë. Ja, kjo është opozita e Shqipërisë.
Por Kukësi ka eksituar edhe shumë të tjerë, mes tyre gazetarë e publicistë. Një numër syresh e trajtuan shpërthimin në hyrjen e tunelit të Kalimashit, ku u thyen e shkallmuan ca objekte, si pushtimin e Bastijës para shpërthimit të revolucionit francez në fund të shekullit XVIII. Është harxhuar shumë frymëzim poetik këto ditë në adresë të kuksianëve. Dhe ka qenë dhuna që u ka pëlqyer, jo vetë kuksianët. Sikur kuksianët ta ndalin dhunën, do ta shohin se askush nuk do kujtohet më për këta heronj të papritur të këtyre kohëve të mërzitshme e monotone këtyre anëve, apo – për ta vijuar edhe pak paralelen idiote me revolucionin francez – për këta sans-culottes të mjerë. Ishin të panumërta teprimet poetike, që synonin të ledhatonin sedrën e kuksianëve, këto ditë.
Dikush foli dje si në jerm për “Shën Bartolomeun kuksian”. “Malësorët nuk janë vandalë”, ia bënte një tjetër, duke pasur në mendje një përfytyrim rapsodik për malësorin. Një i tretë kish gjetur të thoshte se “me termin ‘vandalë’, kryeministri që urren Zotin ka blasfemuar sot, në ditën e Pashkëve; në vend të urimeve, u dërgoi mallkime kuksianëve”. Dhe po ky përmendte Kukësin si qytet kandidat për çmimin Nobel. Një kolegu im, A. Bushati, fliste për “kuksianët që i morën frymën Ramës”.
Pastaj, disa “poezi” iu kushtuan edhe dhunës. Një koleg tjetër, A. Zheji, në reagimin e vet në të nxehtë, bënte sikur dhunën e ka zët, por pastaj thoshte: “Me pronarin arrogant të Tepsisë-Shqipëri, nuk ka rrugë tjetër për t’i hequr nga duart hanxharin që ndan llokmat fitimprurëse të Dashit-Pasuri Kombëtare, këtij anadollaku ortodoks-katolik dhe frankofon, përveçse me një ‘kryengritje’ kuksiane. Si dhe u dërmua edhe ngrehina presidenciale e Berishës së parë, nga kryengritja vlonjate në vitin ‘97”.
Te Lapsi.al, gjithashtu në të nxehtë, u publikua një raport i fortë, në të cilin shkruhej mes të tjerash: “Flaka që u vu sot në traun e pagesave pranë tunelit është e njëjtë me zjarrin që mund t’u vihet laboratorëve ku bëhet Check Up-i, me sulmin që mund t’u bëhet kullave që po ngrihen si partneritet publik privat mbi toka shtetërore, me goditjen që mund t’u bëhet investimeve strategjike që grabisin trojet e bregdetit, me dinamitimin që mund të pësojnë objektet që po ndërtohen mbi rrënojat e trashëgimisë mijëravjeçare të vendit. Nëse pushteti vazhdon në këtë rrugë edhe këto nuk do të jetë çudi që të ndodhin.
Por asnjëri nga ata që do ta marrë këtë guxim nuk mund të konsiderohet si dhunues, por si mbrojtës i një pasurie publike që po e grabisin për ditë Edi Rama me 5-6 oligarkë”.
Mark Marku, që nuk para shquhet për pulsione dhune, e kish mbyllur shkrimin e tij në mënyrë elokuente: “[Nëse Rama nuk heq dorë prej arrogancës], skena të tilla me tym e flakë do t’i shohim më të shpeshta në ditët e ardhshme”.
Siç mund ta keni vënë re të gjithë, dhuna ka qenë lajtmotivi i pothuaj të gjitha qëndrimeve publike të atyre njerëzve që i kanë hesapet të ndara me këtë mazhorancë. Është dukur sikur Kukësi i ka ftilluar, u ka hapur sytë, dhe u ka treguar rrugën e së vërtetës: Dhuna, dhuna, e vetëm dhuna, e shpëton vendin. Mes njerëzve të dëshpëruar, janë edhe këta intelektualë publikë, të cilët kanë arsyet e tyre ta urrejnë Ramën.
E kanë urryer qysh herët, ndonjëri qysh në krye të herës, dhe e urrejnë ca më shumë tani, që u ngjan me një kryeministër të përjetshëm. I kanë bërë përpjekjet e tyre që ta rrëzojnë. Kanë bërë çmos ta shtyjnë opozitën që të konfrontohet haptazi me Ramën, madje dhe në mënyrë të dhunshme. Por nuk ia kanë arritur dot qëllimit. Dhe fajin për këtë ia kanë hedhur opozitës së Bashës. Tek e cila nuk kanë më besim. Mirëpo Edi Ramën vijojnë ta urrejnë, dhe në këto kushte, ca njerëz të dhunshëm që djegin e shkallmojnë, janë heronjtë e tyre.
Mirëpo, nuk është kjo rruga. Në ka një gjë që këtij vendi nuk i duhet, kjo është dhuna. Nuk na duhet dhuna në asnjë lloj kuptimi. As atyre që e frymëzojnë, nuk iu duhet. E nuk kanë për t’ia parë hairin. Çdo dhunë që ushtrohet këtej nga anët tona është provë se ky vend nuk di të bëjë gjë tjetër, veçse harakiri. Një apel kam për qejflinjtë e dhunës: “Nëse Edi Rama nuk ua mbush mendjen, nëse e urreni, bëni atë që duhet bërë. Bëni gati opozitën.
Në momentin që opozita do të jetë gati, Edi Rama bie menjëherë. Nëse opozita nuk ka për t’u bërë gati (dhe ju nuk po bëni asgjë që ajo të jetë gati), Edi Ramën do ta keni gjatë në zyrën e katit dytë të asaj godinës buzë bulevardit, mes Piramidës e hotel Rognerit. Me dhunë nuk vihet kurrë në pushtet, e me dhunë nuk mbahet kurrë pushteti. Kjo është më e para gjë që mësohet në manualet politike të botës. Kjo është më e para gjë që neve na ka mësuar edhe historia jonë e tridhjetë viteve të fundit”.
U kalua vija e kuqe o Nano ska kuptim te vihet takse ne nje rruge qe kane lene lesht shqiptaret. E ke paguar dhe ti taksen majko kujtoje dmth shqiptaret e kane paguar rrugen. U vodh su vodh kta te gjithe hajdute jane. E rruget paguhen barbarisht dhe sot nga pronaret e mjeteve motorrike. Sjane pak o Nano 240 lek per nje liter nafte. Mendo qe shqiptaret ne pergjithesi kan makina te vjetra e harxhojne nafte. Sa lek mer ky palaco kryemnister nga nafta? 200 milion euro thone po ska pik transparence qeveria se mund te jene dhe me shume. Le ti beje rruget e reja me koncesion po deshi e koncesionari te vere toll e ta mbledhe vete taksen. Asnjehere rruget e paguara nga ky popull i rreckosur te ripaguhen prap. Eshte super palacollek dhe ata qe kane ne kurriz me shume kete takse u ngriten me inat te madh dhe mire bene. E kuksianeve eshte me shume rruga ata levizin perdite andej se aty banojne. E ndaj ka solidaritet te madh kudo se cdokush e kupton si kalim vije te kuqe, Ska me kohe per lajle lule e retushe pushteti jo Basha jo opozita jo leshi jo persheshi. Ti qe e kupton si levizje opozite mbaje per vete po une mendoj se sheshte ashtu. Rama ka kaluar vijen e kuqe dhe po su terhoq me keq do te veje se eshte populli qe i djeg shume fort. Basha perfitim do kete po lenda protestes eshte te njeriu thjeshte jo te pd.
Vetem per faktin qe protesta u udhehoq nga hajduti i rruges se kombit kjo takse duhet te dyfishohet.
Nuk ka pse te paguaj pjesa tjeter e Shqiptareve parate e vjedhura nga basha dhe kriminelet Kuksiane… Ata kane para per te blere lojtare ta huaj po nuk paskan para per rrugen qe e vodhen po vete.
Dy menyra jane, o do paguhet tarifa nga perdoruesit, o do taksohen te gjithe. Taksimi pak a shume do ua vinte barren me te madhe te pasurve, meqe ata paguajne me shume perqind nga taksat. Tarifa eshte nje politike e djathte, dhe e djathta po e konteston per pike politike dhe jo ideologjikisht. Se ideologjikisht duhet te ishin shume te lumtur.
Per mendimin tim duhet ta paguajn perdoruesit.Sa kamion te tonazhit te lart serb,maqedonas kalojn ne rrugen e kombit??,
Shqipëria (fatkeqsisht) nuk ka njerëz intelektualë qe të analizojnë historinë
apo ngjarjet pa komlekse duke qendruar larg inateve personale dhe cmirës aq tipike.
Gazetaria shqiptare eshte nje turme amorfe pa ide qe e perkund era e interesit momental
Prita që ndonje gazetaruc te ngrihej pak nga niveli ku jeton dhe te thoshte se:
-Rama eshte nje kryeminister qe e urrej dhe duhet ta permbysim sa me pare,
por ruga e permbysjes nuk mund te jete kjo e sotmja duke djegur dhe shkaterruar,
e vetmja rruge per ta hequr ate duhet te jete ajo DEMOKRATIKE me zgjedhje.
Nuk jam pro rames por jam kunder dhunes djegjes dhe marrjes se pushtetit
me menyra jo demokratike siç po urojne shume kërma sot në Tiranë.
Populli thote,-Ska ç’ti bëjë gomarit,i bie samarit.
Z. Mero boto komentin ju lutem! Muci ka te drejte ne disa gjera,por nuk eshte i qarte! Eshte ne mjegull! Opozita tani per tani ka hallin te shpetoje nga burgu!Tani ben nje proteste te dhunshme se eshte ne prag te arrestimeve te medha! Nuk kane makina dhe te shkojne c’do dite ne Rrugen e kombit kuksianet e zakonshem! Ata qe vene pas Sales jane te tjere! Pra do te paguaje ai qe perdor rrugen dhe jo ai qe 10 euro jane nje pasuri e tere! Por po kercenojne me destabilizim per te shpetuar!Kuksianet jane popull i zgjuar! Por perdoren si te gjithe malesoret tane qe ju kerkojne besen mik pas miku,sipas kanunit! Dhe Salihi i di mire keto manipulime! Sa per gazetaret si Andi dhe Zheji keta te dy jane llumi i shoqerise shqiptare, po llum ama! Nuk eshte fjala se vetem e urrejne Ramen ka dhe shume arsye te tjera! Nje P,SH. eshte se Rama i injoron ne menyren me perfekte te mundshme! Por ligji thote qe eshte e ndaluar te besh thirrje per dhune! A e kane bere keta mytebere kete krim? Le te presim! Dikush duhet t’i padise ne organet kompetente!
ASATI i tirenes kukesi seshte alep
Ne Shqiperi zoti Muçi mund te vish ne pushtet edhe me dhune. Aq me shume qe opozita e di fare mire se eshte minorance e deklaruar ne vend. Prandaj Berisha dhe Basha gjithe shpresat i kane te dhuna. E cila do te sjelle destabilizimin, humbjen e qetesise dhe besimit te njerezve. Ata enderrojne pastaj ne krijimin e nje qeverie teknike si fillim dhe marrjen e pushtetit me vjedhje dhe presione ne fund. Ata e dine se nuk kane asnje shans tjeter qe te vine ne pushtet veçse me “gjurulldi”. Duke e çuar ne ekstrem arsyetimin une them se Rama duhet ta leje fare kete punen e “Mortjes se kombit”. Jane shpenzuar deri me sot 1.3 miliarde euro. Thone qe 230 milione kane vajtur ne xhepin e Bashes. “Nuk doni te paguani per rregullimin dhe mirembajtjen e rruges?! Shume mire. As qeveria nuk ka fonde per te investuar aty. Problemi mbyllet” – keshtu duhet te veproje Rama ndaj atyre “patrioteve” nga Kukesi dhe Kosoves qe nuk duan te paguajne. 5 apo 10 euro mund te jene vertet shume per xhepat e shiptareve, por edhe 1.7 miliarde euro sa kerkon kjo rruge te ndertohet dhe mbahet eshte shume per buxhetin e shtetit. Buxhet qe formohet nga taksat qe paguajne te gjithe shqiptaret: nga Vermoshi ne Konispol. Ai qe nuk ka makine, qe nuk ka nevoje te shkoje ne Kosove perse duhet te paguaje per kete Rrugen e kombit?! Sepse ndertimi i saj me buxhetin e shtetit do te thote pikerisht qe te gjithe shqiptaret te hyjne ne borxh per te dhe qe buxheti i shtetit te rendohet sa s’ka me. Pra per rrugen duhet te paguajne perdoruesit e saj. Nese do te paguajne 1 euro apo 10 ero kjo duhet arsyetuar ne menyre ekonomike nga kryeministri dhe koncesionari. Ajo qe kam une kunder Rames eshte fodulleku i tij. Asnjehere shkelqesia e tij nuk merr mundimin te dale ne televizion dhe tu spjegoje qytetareve paraprakisht shkakun dhe arsyen e vendimeve qe merr qeveria. Siç ngjau me krizen e mbetjeve para me shume se 2 vjetesh. Ben gafa, i jep raste opozites te ngreje koke dhe pastaj zbythet!
Sakte. Ta perdorin deri kur te behet e paperdorshme.
Ky Muc-Miu nje idiot me cizme, qe per nga origjina dhe zanati qe ka bera para viteve 90-te ka vetem nje parim dhe eshte kulti i individit me kete menyre vegjetojne.
Plotesisht dakort me shkrimin e Nanos.
Nuk e di se sa jane te ardhurat mesatare mujore te banoreve te Kukesit, por edhe sikur keto te ardhura te jene 300€ (megjithese statistikat tregojne se eshte zona me e varfer ne Shqiperi), atehere i bie qe ata qe udhetojne cdo dite ne kete rruge per nevojat e puneve te tyre te shpenzojne gjithe te ardhurat e tyre mujore per taksen e rruges. (30 dite x 10€/dita = 300€!!!!) A ka llogjike kjo takse? Jo! Eshte sikur dikush ne Europe te paguaj te gjitha te ardhurat e tij mujore per te shkuar dhe tu kthyher nga puna!!!!!! Kjo nuk ndodh ne asnje vend te botes! Dhe ketu nuk llogarisim shpenzimet per karburantin, sigurimet dhe taksat e makines, etj!!!!! Per ushqimin, dritat, ujin dhe mbajtjen e familjes gjalle as qe behet llaf!
Kuksianet dhe gjithe shqiptaret nuk mund te paguajne as korrupsionin e vjedhjet per ndertimin e kesaj rruge dhe as shpenzimet e saj per mirembajtje!
Edi Rama me qeverine e tij, e pakta, tu kerkojne falje kuksianeve per vendimin idiotesk te takses duke e anulluar kete vendim dhe e shumta, mund te vendosin kete takse ne dogane me hyrjen e cdo automjeti nga Kosova per ne Shqiperi dhe anasjelltas!
Eshte e drejte qytetare dhe demokratike te protestosh. Ata qe shkaterrojne, djegin e demtojne pronen e perbashket apo private nuk mund te cilesohen armiq te atdheut apo te shqiptareve dhe as tu vihen ngjyra politike, por jane keqberes qe duhet te perballen perpara drejtesise dhe ligjit!
O Klimax-kjo eshte rruge nacionale qe perdoret ne me te shumten nga persona qe nuk jane kuksiane. Nga ana tjeter ata qe kane nje makine qe blejne 2 euro apo me shume litrin e benxines, si nuk paskan te paguajne per tarifen qe do duhet per te mirembajtur kete rruge?
Ne gjithe boten rruget me te mira jane me pagese, perfshi ketu edhe Greqine. Perse ne nuk duhet te kemi tarifa te tilla?
Ne se nuk do paguhej per mirembajtjen e kesaj rruge nga ata qe e perdorin, i bie qe ti, une dhe shumica e shqiptareve qe mund ta perdorim njehere ne 10 vjet kete rruge, te paguajme per te, pasi qeveria do perdori taksat tona per te mbuluar shpenzimet e nje rruge qe perdoret nga vetem 5-10% e popullsise. Kjo rremuje behet vetem me qellimin e berjes se rremujes nga ata qe kane qene gjithmone per te turbulluar ujerat. U be name kur u shtrengua pagesa e energjise elektrike. Po keshtu per ujin, per prishjen e ndertimeve pa leje dhe per shume gjera te tjera qe duhen bere sic po i ben Qeveria Rama. Ketu pyetja eshte ne se ne duam apo jo shtet? Ne se duam shtet, atehere te leme qeverine te ndertoje institucione te forta qe duhen dhe mbahen me venien dhe zbatimin rigoroz te nje sistemi taksash.
pse spekulloni me cdo lloj gjeje?ne asnje qytet te shqiperise apo krahine nuk paguhet rruga drejteperdrejte.me cfare arsuetimi politik u dashka paguar nga perdoruesit e drejteperdrejte ajo qe e quajten rruga e kombit.neqoftese nje popull nuk e ke takatin te bleje nje lluks te tille ,ateher me mire rruga te lihet ne meshire te fatit .nuk ka asnje llogjik qe te detyrosh me vendim qeveria nje popull te mbaj nje luks te cilin ai as e ka kerkuar dhe as e mban dot.mos komentoni me baza krahinore ,sepse problemet e jetes se perditshme te kuksianeve jane te barabarta me ato te gjithe shqiptareve.kuksianet nuk jane as me te pasur ,as me te zgjuar dhe as me maskarenj se te gjithe shqiptaret e tjere
Ik morr byth qir otoman
O Muçi kush ben thirrrje per zjarr, e shkattrim do digjet e shkatrrohet vete i pari ne zjarrvenien e tij. Keta pseudoanaliste jane shume larg me realitetin dhe po mundohen te helmojne mendjet e shqiptareve. Madje na thone i pate kuksianet a thua se ishin kuksianet ata qe shkatrruan e dogjen. Pati dhe kuksiane te manipulluar, por shumica ishin te ardhur nga gjithe llumi shqiptar,kendej e andej kufirit, madje dhe miku i Sheshelit, kosovar serb e kaluar serbit .Ata qe e gatuan dhunen e djegjen ishin ne Tirane por ndoshta edhe ne Beograd. Kjo ishte gjoja proteste per tarifen e rruges, por qellimi eshte tjeter, te bejne destabilizimin e vendit e rrezimin e qeverise Rama pa u ardhur vetingu . Duan te shpetojne pasurine dhe menderen tani se per te tjerat edhe vete e dine se i mori lumi….Sa per pseudoanalistat ata thone ate per te cilen paguhen dhe jo ate qe eshte realitet. Jam i bindur se ato qe thone nuk i besojne as vete…por behen medioker neper studio televizive. Askush nuk ua ve veshin thenieve te tyre se dihet kush jane e ku hane e ku lehin. Pastaj dihet se qeni aty ku han leh. Le te lehin qente e zagaret..sa te duan ky popull nuk eshte aq budalla sa ti degjoje me.
”Ne momentin qe Opozita te jete gati,Edi Rama bie menjehere”,-thot Muci.
Per cilen opozite e ke fjalen Muc? Per ate banden kusaro-kriminale dhe antishqiptare te perbetuar ,sot e
28 vitet e fundit ?????
Per gjithe shqiptaret,,,edhe per Qeverine,,,,eshte nje fatkeqesi inekzistenca e opozites konstruktive ,patriotike dhe si alternative pushteti.Ketu duhet te meshoje analiza dhe apeli i atyre qe jane te pergjegjshem ne raport me ardhmerine e Shqiperise.
Saper kete qe e quajne opozite,,,,,pffffffffffffff,,,,ajo kame shume se dy dekada qe e ka vendin tek shtate penxheret.
Vetting-u dhe implementimi real i reformes ne drejtesi uroj te simuloje ,ne meyre urgjente,themelimin e opozites qe kerkojne e meritojne shqiptaret.
NJE LETER E SHKURTER PER RAMEN
Z.Kryeminister .Gati pese vjet ke zbatuar politika te djathta dhe ultraliberale,natyrisht me idene per te rivendosur shtetin ne rrugen normale .Dhe je ne krye ne saje te popullit te majte ,te cilet deri tani e kane pranuar kete zgjedhje ,ne emer te interesit te vendit .Koha qe ke patur nuk eshte e mjaftueshme ,por gjithesesi mbaroi .Duhet te besh nje kthese te forte drejt politikave te majta te cilat mund ti permbledhim ne disa pika .
1…Me ligj ,te vendoset paga baze e minimumit te jeteses,si per punedhenesit shteteror ,ashtu edhe ata private .Kjo te realizohet mbi bazen e nje studimi te detajuar ,duke mbajtur parasysh cmimet ,fuqine blerese ,nevojat jetike per mbijetese per nje familje ..Me cdo kusht duhet bere rishperndarja e te ardhurave ,jo me revolucion bolshevik por me lufte te pameshireshme evazionit fiskal kryesisht te biznesit te madh dhe te mesem .
2 …Objektivi kryesor …hapja e vendeve te reja te punes …Kjo mund te realizohet me shume menyra .Themelore eshte terheqja e investimeve te huaja per ringritjen e nje industrie moderne ,konkuruese ,te mbeshtetur ne burimet natyrore por edhe njerezore .Per kete ,leri shfaqjet ,merr rruget drejt qendrave boterore te hightech,shko ne Shenxhen ,Sililicon Vaelly,Seul ,ne vendet e pasura naftembajtese ,zer radhen ne paradhomat e shumekombeshve ,i shoqeruar nga nje grup ekspertesh ,edhe te huaj ,duke i paguar .Mos pagoni fotot por ekspertet.Dhe kerko hapjen e nje numeri nderrmarrjesh prodhuese qe kerkojne fuqi punetore te re ,duke u garantuar personalisht garancite e investimeve .Vetem me industri vendi mund te dale nga kriza dhe te rigjallerihet i gjithe zinxhiri ekonomik ,shkencor ,arsimor .Nderkohe rinia ,do te dale nga kriza morale ,ne vend qe te vrapoje drejt bareve dhe lotove ,do te shkoje ne pune .
3 …Edhe biznesi vendes ,i cili ka akumuluar shuma gjigante si rrjedhoje e ekonomise se fshehte mund te hape vende pune .Kjo realizohet me vendosjen e taksave progresive variabile .Kush fiton dhe nuk investon ,taksa te larta ,kush fiton dhe hap vende pune ,takse te ulet per nje kohe te caktuar .
4….Fund koncesioneve…bile reduktim i tyre .Shteti nuk mund te jete vetem taksambledhes .Shtetet kryesore moderne mbajne ne dore deget strategjike.Edhe rruga Durres ..Prishtine eshte nje aset steategjik .Anullimi i koncesionit ,ngritja e nje nderrmarrjeje shteterore mbi bazen e rregullave te tregut per mirembajtjen e rruges ,doke vendosur nje takse perdorimi vetem per mirembajtje ,pra realisht taksa do te jete pa qellim fitimi ,kjo eshte rruga e zgjidhjes .Perderisa privati mund ta mirembaje ,perse mos ta beje kete shteti …Perse shteti te paguaje koncesionet ne shendetesi ,kur vete mund ti beje sherbimet ,bile me kosto me te ulet .
5 ….Ringritja e sindikatave ,si bashkdrejtuese te veprimtarive prodhuese ,sipas modelit gjerman .Mjaft me me idiotizmat …hajdeni investoni se nuk kemi sindikata…..perkundrazi ,hajde investoni se kemi sindikata me te cilat bisedohet ,bashkerendohet ,arrihen marreveshje per te miren e paleve ,punemarresve dhe punedhenesve .Ne anarki nuk ka zhvillim .
6….Pershpejtimi i reformes ne drejtesi ,realizimi me cdo kusht i hetimeve mbi pasurite e paligjshme .I pari duhet te kontrollohesh ti z.Rama .Pastaj te tjeret .Ne se je i paster ,vazhdo me dore te hekurt ,ne te kunderten ,liro vendin .Populli i majte ka mundesi te nxjerre te rinj te afte ,te kulturuar ,qe e duan kete vend ..Ne vende kyce ne drejtesi mund te vihen te rinj ,edhe pa pervoje por te paster .Kjo eshte themelore .Cdo revolucion behet me te rinjte ,edhe revolucionin ne drejtesi nuk mund ta realizojne ata qe e kane zhdukur drejtesine si praktike dhe si koncept .
7..Lufte pa meshire ,krimit ,droges ,korrupsionit .Per kete duhet te pastrohen policia ,doganat ,tatimet, sherbimet sekrete ,zyrat shteterore nga njerez te degraduar ,nga bandite te veshur me pushtet .
Shpresojme qe dikush ta keshilloje Ramen ….Eshte moment vendimtar ….ne Shqiperi luftohet midis perparimit dhe anarkofashizmit berishist ,Z.Rama ,ke votat per te vepruar si i majte .
Nje shkrim shum i sakte dhe nje miniprogram mjaft praktik per qeverine aktuale.
Vetem keto pika te zbatoje KM Rama, dhe e ka shumicen e shqiptareve me vete.
Nese nuk jetoni ne shqiperi do tju justifikoja per sa shkruani ne te kunderte , te gjitha pikat qre ju ngrini jan te rrezuara per konflikte interesi . Ky eshte nje shtet oligarkesh qe mbrojn interesat e nje grushti njerzish .pushtetaret jan te kapure .
1- minimumi jetik nuk realizohet dote ne nji shtet qe ka ne administraten publike rrogtare 100% sa jan te punesuare ne private .Ne cdo shtet administrata varion rreth 30% shite,pra ne cdo tre punonjes ne private menaxhohen nga 3 ne shtet maksimumi po 70% te tjeter perse i marin pagate .kjo quhet grabitje diten me diell
2- Nese keta do kerkojn investime te huaja do te thote qe do konkurojn bizneset e veta dhe te oligarkeve …..ti do ti mesosh nje gje qe ata e din me mire se ne te dy
3- Biznesi vendas nuk ka kaspacitete per te konkuruare nese hapja e tregute europjan shpejtohet jan te asfiksuare nga kostot e ulta qe prodhon bota e industrializuare ,edhe keto pak qe prodhohen do falimentojn
4-Koncesionet ne shqiperi behen per te vjedhure a se kupton qe eshte mardhenie klienteliste gjithkush mer pjesen e paracaktuare e me pas del nafta me humbje e kokakola me fitim ,kjo e fundite nxjer uje nga puset e duhet ta kthej ne pije ndersa puset e naftes nxjerin te ardhura maramendese .Edhe nese shteti angazhohet me ndermarje publike se besoj qe njerzite te punojn ne to se punesohen militante qe kan mentalitet cfare te marin pa dhen gje
5-Sindikatat ne shqiperi jan te kapura ,ato jan pronare te gjith shpive te pushimite qe ishin ne kohen e diktatures .Nuk i intereson te jen ne konflikte me shtetin psi perfundojn ne burge pasi i kan tjetersuare pronat i kan dhen me qera per 99 vjet e nese investimi kalon vleren e objektit me ligj privatizohet . Qerat 10% shkojn ne arkat e sindikates e 90% ne te kryetareve e familjareve te tyre
6-Kurre skam menduare qe nje dite hajdutet do kapin hajdutin.
7-Pika e 7 nuk ka nevoj per pergjigje pasi droga ne maminas me ate sasi nese sdo ishte kordinuare nga te dy krahet e politikes as do mendohej e jo te tentonte per te kaluare nga Shqiperia FLM…NESE DO ME KUPTONI
Bravo pa komente….orientim i sakt…..
Te drejtat themelore te njeriut percaktohen nga kushtetuta, organet e drejtesise duhet te veprojne
Organizimi i protestes nga partite politike behet nepermjet parimeve demokratike ( neni 9),e jo vandalizem dhe dhune
Te drejtat ekonomike (neni 11)e jo shkaterim
Te drejten per fene te cdo individi nuki jep te drejte vasilit te diskretitoje(neni 18)
Keta intelektual ogurzinje qe shkruajne per dhune e vandalizem per rezimin e qeverise nqse kane urejtje ta shprehin ne kutite e votimit e jo te ndeshen me kushtetuten
Nqse ka drejtesi duhet te veproje e le te bejne shou pastaje organizatoret e shkaterimeve
Nje pyetje te lutem. Ne cilin vit ka hyre ne fuqi kjo kushtetute? Flm
Eshte e vertete se Edi Ramen do ta kemi shume kohe kryeminister,per nje arsye fare te thjeshte dhe ky popull e di shume mire,E.Rama ka perballe pjesen me te kriminalizuar te ketij kombi,ka pjesen me anti shqiptare,ne historine e re dhe te vieter te ketyre trojeve dhe ketij populli,keta nuk kane asnje lidhje me popullin shqiptar,keta jane te shitur dhe te shkerdhyer ne 7 breza,po dhe ky qe eshta sot ne krye te shtetit,do ta shkerdheje perfundimisht kete race anti shqiptare,se po nuk e beri ky ,Shqiptaret nuk do te drejtohen me nga shqiptare,po do te namarrin ata qe dine te bejne shtet dhe dine ti tregojne vendin ketyre mostrave,ketu do jemi dhe do ti shikojme keta lapere se si do perfundojne.
Nuk e kuptoj përse flitet për varfanjakët shqipëtarë kur bëhet fjalë për pagesën e rrugës së kommbit. Varfanjakët nuk kanë makinë për të përshkuar rrugën e kombit. Ata madje nuk përdorin as autobuzët e linjës apo urbanët se nuk i deL Këtu fjala është për ata që kanë një veturë. Por edhe ata që kanë një veturë dhe nuk i del të paguajnë skanë perse marrin atë rrugë. A e dini, një miku im që banon në Francë më thoshte një ditë që një komshiu i tij rreth 55 vjeç banor denbabaden i atij qyteti nuk kishte shkuar ndonjë herë në Paris, duke qenë rreth 110 km larg tij, sepse nuk i dilte të pagonte 10.20€ vajtje-ardhje!
Rrugën e Kombit do ta përshkojnë ata që mund të paguajn. Pastaj është diskutim tjetër përse shqiptarët janë kaq të varfër dhe pse mos jenë më të pasur për ta përballuar atë pagesë dhe për të pasur një jetë më të mirë.
E gjithë kjo zhurmë që bëhet, është për shkak të vetingut, e nxitur nga ata që e kanë mizën nën kësulë të cilët mundohen të destabilizojnë gjendjen duke menduar se kështu mund të shpëtojnë kokën e tyre.
Te lumte M.Nano!…
“Beni gati opoziten” eshte krye-ideja qe M. Nano i percjell publikut, perndryshe Rama (pavaresisht difekteve qe i evidenton vete autori) do te jete Sulltani shqiptar edhe per shume kohe akoma. Ne realitetin tone kjo perkthehet as me pak e as me shume, “prit gomar qe te mbije bar”. Duket se autori nuk e njeh realitetin, sepse nuk dua te besoj qe edhe ai eshte i shitur. Nga ana tjeter, akuzat qe Nano i ben kolegeve se ata e urrejne Ramen nuk cfajesojne dot kryeministrin se nuk di te beje detyrat qe i ka besuar populli. Kritikat qe po i bejne disa gazetare Rames edhe sikur te jene per shkak te urrejtjes, ne shumicen e rasteve jane te verteta. Rama po vazhdon ta perdore Shqiperine si cifligun e vet dhe shqiptaret i merr per budallej. Ai eshte po aq dinak sa Berisha per te ruajtur pushtetin me metoda jo demokratike, per te mos thene deri kriminale. Prandaj, sikurse duket edhe ai duhet rrexuar me dhune (njelloj si Berisha ne 97) sepse babezia prej hajduti dhe arroganca e tij e lindur, perbejne nje personalitet i cili pavaresisht oratorise qe perdor per mashtrimin e njerezve, ai nuk do ta pranoje kurre vullnetin e paster te popullit. Sepse, ai ne mendjen e tij gjithmone i perbuz dhe tallet me mendimet e te tjereve.
Per mua Rama po perpiqet te beje shtet. Ta shpetoje Shqiperine nga xhungla ne te cilen e çoi vandali i Viçidolit. Cilat jane metodat antidemokatike dhe kriminale qe po perdor kryeministri?! Ku e ke pare ti qe Rama nuk do ta pranoje kurre vullnetin e paster te popullit?! Dikush qe e ka fituar pushtetin me vota perse u dashka rrezuar me dhune?! Qe te vije kush ne pushtet pastaj?!
per inat te enverit e shkatruat vendin’per inat te saliut eshkatruan vendin’ per inat te rames shkatrojeni prap. Pra kjo ka 1emer kafsheri. sa here ta shkatroni me teper I ricikloni.
Maniaku depresif edi rama ka kaluar ne diktatura totakitare,tipike serbe te millosheviçit,dhe po burgos protestues e fshatar te pafajshum.
mudtafa nsno nje bythlepires i edi rames.
Opinioni sumes,
Ramen do ta kesh mbi qafe po ki kujdes mos te hypen se prapthi. Burg per kokepalaret dhe barbaret dhe vemjet si ty qe fshihen skutave te blogjeve.
Nuk eshte populli i Kuksit ai qe shkaterroj e dogji… Ata jane 5-6 rrugeç te sali qenit. Edhe 20 euro ta vere çmimin Rama,prap populli do e votoj ate dhe nje tjeter mandat,o i nderuar Opinion!
Maniaku depresif edi rama ka kaluar ne diktatura totalitare,tipike serbe te millosheviçit,dhe po burgos protestues e fshatar te pafajshum.
mustafa nano nje bythlepires i edi rames.
Stop regjimit te eger nga ps.
Cfare te thuash? Nuk ka asnje distancim qofte edhe formal nga dhuna. Me te vertete keta opozitare jane kaq te cmendur dhe te tur per pushtet sa te ekrkojne djegjen e vendit te tyre?
Po ku na del nje njohes i thelle i realiteti shqiptar i cili na tregon se pa dhune ketu pushteti nuk merret kurre. Hajde mendje hajde. Uqifsh nga trute o njeri i mjere, qe njeh vetem realitetin e mallkuar te djegjes dhe shkaterrimit!
Eshte e qarte se vetem ke vjedhur dhe perdhunuar tere jeten tende, se s’te dhimbset asgje, se je nje kafshe e ulet shtazarake qe kerkon rrenimin dhe varrosjen e vendit tend.
Ata qe dogjen ndoshta nga zemerimi i castit apo te nxitur e te paguar edhe mund te justifikohen nje fare soj, por ti qe me gjakftohtesi dhe mendje te kthjellet kerkon shkaterimin dhe dhunen e verber, ti je nje qenie qe duhet mbyllur perjetsisht jo ne burg, por ne cmendine!
Cfare te thuash? Nuk ka asnje distancim qofte edhe formal nga dhuna. Me te vertete keta opozitare jane kaq te cmendur dhe te etur per pushtet sa te kerkojne djegjen e vendit te tyre?
Po ku na del nje njohes i thelle i realiteti shqiptar i cili na tregon se pa dhune ketu pushteti nuk merret kurre. Hajde mendje hajde. Uqifsh nga trute o njeri i mjere, qe njeh vetem realitetin e mallkuar te djegjes dhe shkaterrimit!
Eshte e qarte se vetem ke vjedhur dhe perdhunuar tere jeten tende, se s’te dhimbset asgje, se je nje kafshe e ulet shtazarake qe kerkon rrenimin dhe varrosjen e vendit tend.
Ata qe dogjen ndoshta nga zemerimi i castit apo te nxitur e te paguar edhe mund te justifikohen nje fare soj, por ti qe me gjakftohtesi dhe mendje te kthjellet kerkon shkaterimin dhe dhunen e verber, ti je nje qenie qe duhet mbyllur perjetsisht jo ne burg, por ne cmendine!
Shqipëtaret nuk i djegen kabinat e doganes por djegen diktaturen e regjimit ps rama,se me obligim pagese do ti ndajè shqiotaret dhe importe exportet ne mes vllezerve shqiptar kosovë-shqiperi.
une ju them ps e rames,se vete natyra ka mi larvuar kufirin ne mes shqiptarve.
Ps ,rama ikni se s,eshte vonë.
Shqipëtaret nuk i djegen kabinat e doganes ,por djegen diktaturen e regjimit ps rama,se me obligim pagese do ti ndajè shqiptaret dhe importe exportet ne mes vllezerve shqiptar kosovë-shqiperi.
une ju them ps e rames,se vete natyra ka mi larguar kufirin ne mes shqiptarve.
Ps ,rama ikni se s,eshte vonë.se……
Nje shkrim i matur, i vertete, qe duhet ta lexoje e kuptoj e gjithe qeveria per te ndalur gabimet. Te lumte Mustafa. ke perdorur nje logjike te qarte!
Opozita jone Pd dhe Lsi duan te vijne ne pushtet nepermjet dhunes ato po mundohen ti shmangen sa me shume vetingut sa per taksen 10 euro te shikohet per njerezit qe nuk e perballojne. Shteti Kapitalist mbahet me taksa.