Bechtel Enka, në tre vite fitime sa 2.3% e Prodhimit të Brendshëm bruto të Shqipërisë

3 Prill 2018, 21:38Ekonomia TEMA

Një ndër veprat më madhore të realizuara në Shqipëri gjatë kohëve të fundit, ai i ndërtimit të rrugës Durrës Kukës, ka rezultuar tepër fitimprurëse për kompaninë kryesore ndërtuese të saj, Bechtel Enka.

Të dhënat e tatimeve tregojnë se në periudhën 2008-2009, kur punimet e rrugës ishin në kulmin e tyre, Bechtel Enka ka rezultuar me norma mjaft të larta fitimi, përkatësisht 31% dhe 30% të qarkullimit vjetor të realizuar.

Konkretisht, në 2008-n,  Bechtel kishte një xhiro vjetore prej rreth 42 miliardë lekë dhe fitim 13 miliardë lekë. Në 2009-n, xhiro ishte rreth 40 miliardë lekë dhe fitimi 11.4 miliardë lekë.

Aktiviteti i Bechtel është reduktuar më pas në 11.5 miliardë lekë në 2010-n, por norma e fitimit ka mbetur e lartë, në 36%.

Vetëm gjatë vitit 2011, kompania ka rezultuar me një humbje minimale, ndërsa xhiro e saj është reduktuar në 1.6 miliardë lekë, për shkak të mbarimit të punimeve.

Në përgjithësi, fitimet e Bechtel Enka në periudhën 2008-2010 rezultojnë rreth 29 miliardë lekë (rreth 210 milonë euro), me një normë mesatare fitimi prej 31%.

Fitimet e Bechtel Enka në tre vjet janë sa 2.3% e prodhimit të brendshëm bruto vjetor të ekonomisë shqiptare.

1 komente në “Bechtel Enka, në tre vite fitime sa 2.3% e Prodhimit të Brendshëm bruto të Shqipërisë”

  1. sunitet nuk bejne ''shtet''........... says:

    te gjithe do te hane mesa munden deri sa turma sunite[populli] do te qendroi me sume drejt allahit……………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje