Taksimi i Rrugës së Kombit, Gjiknuri sqaron skemën: Tarifa është parashikuar në kohën e Berishës, dëmi miliona euro

3 Prill 2018, 11:45Ekonomia TEMA

Teksa dhjetra qytetarë janë duke protestuar, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka dalë në një bashkëbisedim me gazetarët për të sqaruar skemën e taksimit të Rrugës së Kombit, gjendjen e saj dhe investimet që pritet të kryhen.

Ai thotë se gjatë qeverisë paraardhëse ka pasur një dëm prej miliona eurosh.

Po bëhet vlerësimi paraprak, por nga të dhënat e para dëmi shkon disa miliona euro. Dëmi nuk iu bë një privati, por taksapaguesve shqiptarë. Vetëm për riveshjen e asfaltin duhen 11 milionë euro.

Mirëmbajtja dhe kostot që e shoqërojnë një koncept i panjohur në Shqipëri. Përdorimi i tarifës është parashikuar që në kohën e qeverisë “Berisha”.

Tarifa ka qenë e miratuar me kohë, ne duhet ta rikonfirmonim. Mirëmbajtja kërkon 1.5 milionë euro për km. 

 “Taksa e qarkullimit nuk mjafton për ta mirëmbajtur. Është një aset i kushtueshëm”.(TemA)

 

15 komente në “Taksimi i Rrugës së Kombit, Gjiknuri sqaron skemën: Tarifa është parashikuar në kohën e Berishës, dëmi miliona euro”

  1. Dibrani says:

    Tani nis telenovela PS-PD,….macja kapi miun

    Kjo eshte ajo pjesa ,..e ka kush e ka …. ne fund populli e ha

  2. Kosovari says:

    Tani po e ben vleresimin PARAPRAK ky palla ? Po 5 vjet cfare beri ?

  3. Orient says:

    ..berisha prandaj u permbys…dhe u zgjodhet ju…berisha la edhe detin,pronat,drogen ..la shume gjera,

  4. undefined says:

    U nxituat . Duhet te ishit me te kujdeshem dhe me te thelluar ne vendosjen e takses qofte si vlere por dhe pet banoret qe e perdorin shume shpesh brenda dites.

  5. Lili says:

    Ku e gjeti ky se kushton nje million euro per km?
    Me te thane apo ka angazhuar specialistet? Ku jane dokumentat pra qe edhe ne t’i lexojme e te shohim a num kishte mundesi te paguhen me taxen majko?

  6. kasem gahinji says:

    me korrekt zoti gazetar,jo takse,por tarife shfrytezimi.njesoj si te shkosh ne treg dhe blesh nje kg domate.taksa eshte per cdo qytetar,domatet i blen ai qe ka nevoje.kush nuk do ,nuk blen.kush ka makine,nuk paguan po nuk e shfrytezoi.kush ka celular dhe flet e karikon,kush eshte i varfer nuk mban dhe nuk flet .kush konsumon energji paguan.nuk paguajne vec hajnat dhe te korruptuarit.ata thyeje dhe sahatet,degin shtyllat,vetem te mos paguajne.kur u mblodh suma dolen dhe paguan edhe vitet e shkuara.dhe historia vazhdon,jam i varfer,nuk paguaj.i varferi nuk ka makine,shkon me autobuz,me biciklete.pate ndonje nga ataqe une flaken te varfer?me gjyslyke dielli te shtrenjta,me xhupa dhe atlete te mira,jo me rroba gabi apo te dyqaneve te linjes.mendoni se hazgani i haklajve eshte i varfer?apo te tjere?tarifa duhet te shihet,por si kudo ne europen ku duam te hyme duhet.nuk behet vendi me borxhe e lemosha..

  7. dept pazareve says:

    Tani qe e more shpin 600 metra katror te ish dtejtoria e gardes ne terezi e ke

  8. b says:

    O minister, nuk po thoni gje akoma
    Nuk po thoni sa mblidhet nga taksa dhe sa nevojitet per mirembajtjen e rrugeve.
    E kuptoj qe e menduat qe do ta hidhnit lehte se thate edhe kete rradhe shqiptaret nuk do ndihen, jane mesuar tani ti vjedhim diten me diell.
    Beni llogarite per Lulin dhe Salen sa vodhen dhe dergojeni ne gjykate te kthejne leket mbrapsht.

    Apo me lehte te merrni edhe ju ca leke e ta mbyllni me kaq, keshtu?
    Turp se nuk jeni votuar per te vazhduar vjedhjen qe nisi Sala.

  9. Lili says:

    Sikur ky te kishte ngrit grupe punen sikur koleget nuk do na trehonte idiotsira.
    Po edhe vetem sikur te lexonte pak punimet e kolegeve te tin neper bote do mesonte dicka si minister.
    Edhe sa per kulturen e tij e te kryeministrit yone ketu punimet e deputeteve franceze per kosto e rrugeve ,se ne cdo vend deputete interesohen te kene punet sa ma cost effective pos ne Shqiperi.
    https://www.google.fr/url?sa=t&source=web&rct=j&url=http://www.ladocumentationfrancaise.fr/var/storage/rapports-publics/074000038.pdf&ved=2ahUKEwjcxrWy9Z3aAhWCDuwKHXPIA9EQFjAAegQIBxAB&usg=AOvVaw1bLKjrXAT5ZKF1T8Ul2Ppm
    Ju recommandoj faqen.15e 17 per krahasimet n’evrope te kostos se mirmbztjes per nje autostrade 2×2,cka nuk eshte rruga jone.
    Do mesoni se rruget me koncesionar edhe ne France jane 65%ma shtrenjte se rruget te mirembatjetene nga shteti.
    Do mesoni se mirembatja.nuk Kushton per km sa na thot ky minister.
    0.49 euros /km vjetore 9deri ne 12 per sviceren ku ka ma shume kushte teknike e ma shume tunele
    Çmimi per nje autostrade te re eshte mesatarisht 5.4 miilions euros per km ne kete studim…

  10. Lili says:

    Taksimi i rruges behet sipas studimeve ne vende apo ne vendet e huaja kur nuk ke ne vend.
    Pra rishtrimi i rruges ne france sipas studimit te deputeteve franceze eshte 10800euros per km ne france edhe mirembatjen eveprave te madhe -le gros entretien -16100euros per km
    Pra jemi larg shqiperise me 1×2 …
    Faqja 43

  11. bilancet says:

    Beni nje kombinim midis nje tarife me te ulet dhe nje takse te detyrueshme ne fund te vitit per taksapaguesit e medhej dhe te mesem. Vetem ata qe fitojne shume mund ta thyejne koston e tarifes. Te pakten te shkoje ne 2.5 euro, se 5 eshte shume. Fundja ata qe po fitojne me shume ne Shqiperi duhet te mbajne barren e kostove te mirembajtjes se Shqiperise deri sa te ardhurat e popullit te jene te mjaftueshme. Nuk shtyhet me zhvatje populli per te krijuar lehtesi per te pasurit. Ajo rruge eshte rruge shtetesh te pasura, nuk eshte rruge shtetesh varfanjake. Keshtu qe kostot e saj nuk mund te pretendosh te t’i paguaje varfanjaku. Ketu ka nje mosperputhje midis cilesise se larte te rruges dhe te ardhurave te ulta te njerezve. Fakti qe nuk po justifikon veten do te thote qe kot sa eshte bere. Kur ben nje investim duhet te mendohesh mire per perfitimet, e perderisa perfitimet nuk paguajne dot as per mirembajtjen e investimit, atehere kot sa eshte bere si rruge. Patriotizmi nuk fiton dot mbi ekonomine e tregut se perfundon si puna e bunkerave ku u harxhua buxhet ekstrem dhe kur erdhi puna asnjehere nuk u nevojiten.

  12. lalai says:

    Doli ky rob qiri tjeter…..

  13. Edi says:

    Ik ore mashtrues hajdut. kostoja e mirmbajtjes se autostrades ne kosove e cila eshte 130 km.eshtw 2.5 mil euro ne vite. kjo eshte vlera e mirembatjes. po te pjestohet me nr e makinave ne nje vite do te dalin tarifa 10 cent. ndersa ju doni 50 fish. Keni dale bllof. edhe lopa e dine qe ju keni problemin tuaj..sepse i ndani leket me kastratin..pra nuk keni hallin as te rruges ..as te kastratit por te vetes tuaj. pasi i keni bere planet per 30 vitet e ardheshme me nda leket e popullit sidomos te Kosoves. Por nuk do tja dilni.

  14. Jak Boston says:

    Ku e ka bere shkollen ky Gjiknuri ke Kristali?
    Me 1.5 milion per km nga pyll behet autostrade?
    Me kete matematike ripjellje i bie me shume mirembajtja se sa ta besh rishtas autstraden.
    Kaq budalla qenkan keta qe ju shkojne mbrapa ketyre???

  15. Jak Boston says:

    Akoma ky thote tarifat e Berishes po edhe bagetia e ka marre vesh se Berisha i kishte hyre me lopate vjedhjes, prandaj nuk eshte me kryeminister bile duhet te ishte ne burg, por si duket ripjellja qenka nderrimi i duarve qe luajne lopaten e vjedhjes dhe korrupsionit ne Shqiperine e falimentuar.
    Kjo qeveri hajdute duhet te rrezohet nje ore e me pate. Keta edhe vjedhjet po i marrin te gatshme nga Berisha, prandaj sia ndien palla Berishes per keta se ai eshte profesori ketyre monstrave hajdute dhe te paafte.
    O ripjellesa cfare ju japin qe ju a kane nxjerre trurin nga funksioni dhe vetem miratoni cdo gje pa menduar fare, gje qe as prinderve smund te ja u pranoj ashtu.
    Ju qofshi po anija jone Shqiperia po fundoset dhe do mbyteni edhe ju vete bashke ne te tjeret po qe se nuk ju del droga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje