Nga Pëllumb Xhufi
Në një artikull të tij të djeshëm, z. Agron Tufa më vërvitet për disa pohime mbi kampin e internimit të Tepelenës, të ashtuquajturin “Auschwitz-i shqiptar”.
Po i lë mënjanë jargavitjet dhe etiketimet e tipit “komunist” e “enverist”, që m’i bën me bollëk.
Do ndalem vetëm fare shkurt në “shtesat” dhe “harresat” që u bën fjalëve të mia dhe që tregojnë se zotëria është intelektualisht i deformuar. Z. Tufa gënjen “si derri” kur thotë se unë e paskam cilësuar kampin e Tepelenës si një “kamp pushimi”.
Këtë s’do ma lejonte as profesioni, as mosha, as përvoja dhe as vetë marrëdhënia që unë kam pasur e kam me klasën e të përndjekurve politikë.
Në kohë e rrethana të ndryshme në jetën time, kanë hyrë të përndjekur të ndërgjegjes, si profesori im Pashko Gjeçi, Jusuf Vrioni, Zafer Villa, Uran Kalakulla, Halil Qendro, Niko Kirka, Leka Toto, Jusuf Alibali, Halim Ramohito, Daut Gumeni, Rrahman Përllaku etj., etj.
Nuk ma lejon ndërgjegjja të abuzoj me termin “mik”, siç bëhet rëndom, dhe të them se të gjithë këta kanë qenë miqtë e mi.
Jo, se me shumë prej tyre kam pasur e kam edhe mendime të kundërta. Por ka diçka më të fortë që na ka shtyrë e na shtyn të respektojmë njeri-tjetrin dhe kjo është ndershmëria intelektuale, humanizmi, atdhedashuria.
Pikërisht, për t’i vendosur në vendin e duhur të historisë këta burra, shumica e të cilëve nuk jetojnë më, unë kam kërkuar që, jo kampi i Tepelenës, por burgu i Burrelit dhe ai i Spaçit të kthehen në muze ku qytetarët shqiptarë e të huaj, e në radhë të parë brezat e rinj, të mësojnë se çfarë ka qenë shtypja e diktaturës dhe e diktaturave mbi ata që mendonin ndryshe.
Me sa duket, z. Tufa e urren këtë ide dhe është kapur mbas idesë së “Auschwitz-it shqiptar”, që jo rastësisht identifikohet me Tepelenën.
Ndoshta pse në Burrel e në Spaç u burgosën e u masakruan edhe shumë antifashistë, që kishin qenë në radhët e para të Luftës Nacional-Çlirimtare, por edhe shumë komunistë të ndershëm që patën kurajën të ngrihen kundër katrahurës ku po e çonte vendin politika irracionale e E. Hoxhës.
Me sa duket, për z. Tufa për të qenë komunist, duhet të jesh domosdoshmërisht fashist.
I qoftë për mbarë rruga dhe i gëzoftë privilegjet e të mirat që gëzon në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, ku përfshihem modestisht edhe unë.
Por, t’i lëmë rrenat dhe “harresat”, mbi të cilat e bazon filipikën e tij kundër meje z. Tufa. E mirëkuptoj, me to ha bukë. Le t’i kthehemi anës “shkencore” të shkrimit.
Zoti Tufa pretendon se ka në dorë një raport të CIA-s të vitit 1951, që unë qëllimisht e paskam fshehur, ku thuhet se në kampin e Tepelenës ishin atë vit të internuar 3600 persona.
Dhe duke qenë se raporti i cituar nga unë i vitit 1953 flet për vetëm 1200 persona të izoluar në atë kamp, z. Tufa nxjerr konkluzionin matematikisht korrekt, se mes vitit 1951 dhe vitit 1953 janë asgjësuar në kampin e Tepelenës mbi 2400 persona! Por ka një detaj të vogël, që s’duhet nënvleftësuar.
Dokumenti, që z. Tufa thotë se është i CIA-s, është në fakt një artikull i datës 27 tetor 1951 i gazetës “Politika”…të Beogradit!
Vërtet, ai ndodhet në arkivat e CIA-s, siç ndodhet edhe në Arkivin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.
Dihet, përcjellja e kupurave të shtypit të vendit ku punojnë, është një detyrë funksionale e diplomatëve dhe e shërbimeve inteligjente.
Por, në çdo rast, informacionet e marra nga shtypi konsiderohen “të pavërtetuara” dhe kryqëzohen me dokumente të tjera.
Dokumenti i CIA-s i përdorur shkel e shko nga z. Tufa, e thotë shkoqur qysh në krye se bëhet fjalë për një informacion të marrë nga gazeta “Politika” e Beogradit.
Dhe në vitin 1951, që është edhe viti i lindjes sime, Beogradi nuk kufizohej vetëm të shpërndante lajme të rreme mbi Shqipërinë me anë të gazetës “Politika” e të agjencisë TANJUG, por dërgonte edhe tufa shqiptarësh të armatosur për të kryer akte terroriste në Shqipëri. Por kjo është një histori e gjatë.
Ajo që më çudit me z. Tufa, nuk janë bindjet e tij të patundura antikomuniste, që te dikush tjetër i respektoj, por pyetja që më mbetet nderur pas leximit të shkrimit të hidhur të tij: çfarë e shtyn këtë njeri t’i referohet burimeve nga Beogradi për të interpretuar një fragment aq delikat të historisë së Shqipërisë, siç është ai i kampit të Tepelenës dhe interferencave jugosllave në vitet 1949-1953?!
A thua të jetë thjesht afiniteti me gjuhët e me kulturat sllave?!
Pr. Xhufi po pse e harxhon kohen pertu marre me nje idiot me rroge.
Agron Duka ka qene spiun I regjimit ,dhe po keta na dolen ish te persekutuar
Te persekutuarit e vertete I perzuri Saliu qene 91 ne Amerike.
Se ata I prishnin pune.Saliut,se e njifnin cmut ishte Saliu
Dhe ketyre koneve qe lefin I mbajti se ju dinte dhe pseudonimet
Respekte.Pr. Pellumb Xhufi,,,,
Te lumte Pellumb ,ky Tufa ka pasur kohe te shikonte arkivat per te zbuluar cfare torturash jane bere ne kohen e komunizmit dhe si duket nuk kane gjeteur ate qe kerkonte,sepse dosjet jane mbushur lloj lloj spiunesh qe kata te perndjekur ,kane spiunuar njeri tjeterin.Tani duan te tregojne nje Aushvic shqiptar apo gulag .Eshte turp qe nje njeri quan veten intelektual,prtendeon te jete edhe shkrimtar.Te besh krahasim me Aushvicin me kampin e Tepelenes eshte nje budallallek me brire dhe me e bukura eshte se kemi edhe nje deshmi nga nje Profesor qe tregonte se ka pare njerez qe piqeshin ne prush te nxehte dhe bile hanin mish njeriu .Me vone duke e kuptuar se cfare gafe fliste e pergenjeshtroi keshtu me ka treguar Nena se une nuk kam qene ???? Kete po na tregon edhe Tufa duke tundur nje dokument te CIAs e cilen e ka mare nga nje gazete e Beogradit.Te gjithe keta ne ate kohe kane qene armiq te shqiperise qe futen grupe diversante ,pavaresisht se tani cdo dokument qe e paska CIA qenka vertete absolute.O tempora o mores…
Ka shume dallim midis Pr. Xhufit akademik dhe Tufes si militant
Pellumb si dhender i Luan Omarit ke konflikt interesi te merresh me krimet e Enverit.
Ti mund te ndihmosh mbi rolin e Bahri Omarit ne karrieren politike te Enverit. Por ngaqe nuk e ke bere deri me sot, me mire merru me Mesjeten shqiptare, se te shkon me shume.
Nuk ka asgje per tu cuditur ne figurinen e tufes Ai plus qe qysh ne gen eshte pjelle e spiunelleqeve e ligesise por mos harroni se vete veprimet fjalet e vreri qe vjell tregon se e ka ngrene jo nje luge por nje kazan me corbe te helmuar ruse kur qe per “studime” ne Leningrad .
Me keta lloj njerezish duhet te merren vetem ata qe jane te armatosur, se ketyre s’u ka ngele as mendje dhe as tru. Bejne si te lajthitur, por harrojne qe do ti rendojne dhe tokes atje brenda e jo me ketu ku jane.
pellumb xhufi nje historian e dijetar i madhe shqiptar.
enver hoxha me ligje te forta dhe nje gjysem kriminel per viktima te pafajshme.
Enver hoxha nje hero i pazenvendsushum per tredhje te pro turqko e pro serbo-grekve qe fshiheshin pas gjuhes shqipe.
Di gje ky Tufa e deleve se ku ishte ky qen i zgjebosur kur ish te perndjekurit hyne ne greve urie dhe askush nga shoket e tyre te burgjeve e kampeve nuk iu afrua per solidaritet?
Ku ishte ky zgjebanjos kur Lirak Bejko i vuri flaken vetes ne greve urie nga qe Berisha nuk i perfilli fare?
Mire atehere ia paska patur fajin Enver Hoxha,po pas 90-tes kush ia ka patur fajin ketyre armiqve te Shqiperise?
Respekte Prof Xhufi. Nje keshille miqesore. Mos u merr me kete kaqol te shurrosur nga trute. Ju jeni nje intelektual I mirefillte qe gjithe jeten tuaj ja keni dedikuar studimit shkencor te historise mbi bazen e te vertetave te shkruara dhe kryqezimit te burimeve te informacionit. Tufa eshte nje “fossil” mjeran qe per te ngrene nje gavete grosh a trahana ne kuzhinen e SHQUP-it derdh gjithe perroin psiqik neper blogje duke shtremberuar te vertetat historike. Shkrimet e Tufes nuk vlejne as per leter higjenike se te ndotin. e keni degjuar ate shprehjen popullore tufa tufa zerdeli…
Ndershmëria intelektuale e Pëllumb Xhufit!
Agron Tufa bën politikën e tij të pritshme klasore prandaj e kanë vënë në krye të institutit të luftës kundër komunizmit në fushën e politikës dhe të propagandës. Krime nuk kemi parë të dënohen nga shteti i të drejtës. Lufta klasore pati (ka) viktima nga të dy palët që luftuan për interesat e tyre klasore. Pushteti popullor kishte dy rrugë: të mbrohej ose të dorëzohej. Mbrojtja i ka kushtuar shumë shtrenjtë popullit shqiptar, por i ka siguruar të mira historike, kombëtare, gjuhësore, kulturore, etj., vlera që bashkojnë të gjithë shqiptarinë. Ato janë të mishëruara tek populli që e ka jetuar atë kohë dhe pasardhësit e tij. Kush fut pyka për turbullira e përçarje në gjirin e popullit merr mbi vete turpin dhe mallkimin e të gjithë kombit.
Një nga arsyet pse nuk po e gjen rrugën e duhur Akademia e Shkencave është se intelektualët e ndershëm nuk afrohen nga trysnia që ushtrohet mbi ta për të mohuar vlerat e punës së tyre atdhedashëse në sistemin e kaluar. Po të ndihen të lirë të shprehen ata do të grupoheshin e do të tregonin ndershmërinë e tyre intelektuale. Intelektualët e punës e të prodhimit flasin e shkruajnë hapur për punën e tyre, po jo intelektualët e zyrave studimore të cilët shprehen me paravolira ose klauzola mbrojtëse për të mos u goditur siç nuk janë-komunistë. Këtë ka bërë edhe historiani ynë Pëllumb Xhufi në këtë artikull duke fajësuar “politikën irracionale të E. Hoxhës” për dënimin e “shumë komunistëve të ndershëm që patën kurajën të ngrihen kundër katrahurës ku po e çonte vendin ajo politikë.” Kjo deklaratë do t’i kushtojë shumë profilit të tij historik dhe intelektual. Faktet që dimë e të tjera që dalin herë pas here dëshmojnë për kurthe dhe komplote monstruoze edhe nga njerëz të brendshëm që çuan në “katrahurën” dhe rënien spektakulare të dominosë së fundit socialiste në Shqipëri. Vetëm e vërteta historike vendos në vendin e duhur të historisë të gjitha forcat apo individët dhe forcon mirëkuptimin, unitetin dhe krenarinë në popull dhe midis brezave, dhe fiton respektin e botës që i di të gjitha. Këtë e di më mirë vetë Pëllumb Xhufi. Me respekt, Kasandra.
Përshëndetje gazetës Tema! nuk e kuptova pse nuk e botuat komentin tim kësaj radhe. Kasandra.