Thirrja për mosbindjes civile, reagon Balla: Basha i papërgjegjshëm, është në fund të karrierës politike

3 Prill 2018, 13:23Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlammentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar në lidhje me thirrjen e opozitës për të shkuar drejt mosbindjes civile.

Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Balla tha se Lulzim Basha është në fund të karrierës së tij politike, ndërsa prokuroria duhet të rinisë hetimet duke hapur dosjen e Rrugës së Kombit për Berishën dhe Bashën.

Ndërsa përsa i përket LSI, Balla deklaroi se në 2016 ishte pro tarifës dhe firmëtare. Deklarata e plotë e Taulant Ballës.

“Është e paligjshme që një politikan bën thirrje që të mos paguhen taksat, kur mbi bazën e tyre funksionon buxheti, shkollat, spitalet, etj. Megjithatë në papërgjegjshmërinë e vet të Lulëzimit, halli i madh e ka zënë, disa fatalitete që e presin lidershipin e PD, cështja e financimit rus.

Hetimi po ecën dhe Basha nuk duhet të vonojë për të dhënë dëshmi. Në 17 prill presim një lajm të mirë për integrimin dhe sjellja e opozitës ka të bëjë me pritshmëritë, që komisioni do të rekomandojë hapjen e negociatave pa asnjë kusht, por nuk është një lajm i mirë për treshen Berisha-Basha-Kryemadhi.

Procesi i reformës në drejtësi po ecën përpara dhe shqetësimi i treshes nuk ishte taksa e Rrugës së Kombit, por kundërvenia ndaj procesit të Reformës në Drejtësi dhe Vettingut, referimet për rastin e parë dhe të tjerët që do të shkojnë në fund. Rasti i dhunës kundër pronës publike apo private duhet të dënohet nga të gjithë.

Një parti që vërshon të përdorë këtë rast për skenarë të mburojës që PD ka për hallet e veta nuk i bën mirë Shqipërisë.

I bëj thirrje PD, dhe pozicionimit momental të LSI, që në 2016 ishin pro tarifës së kalimit në atë rrugë, madje firmëtarët, tani na janë pozicionuar në krahun tjetër.

E pa imagjinueshme që dy parti shkojnë në dyert e komisariateve për të dalë në krah të disa elementëve, 1/3 rezultojnë me të shkuar kriminale, nga trafik droge, te vjedhjet dhe dhuna.

Dy parti që marrin përsipër të bëjnë avokatinë e tyre. Sjellja për mosbindjen civile?

Pasi banorët e Kukësit të kuptojnë që për ata ka trajtim të veçnatë përmes një abonoje, kjo është përpjekje për t’u përdorur për qëllime politike.

Pas dy javësh është momenti më i rëndësishëm i 10 viteve. Basha është në fund të karrierës politike dhe po mundohet të bëjë dëm Shqipërisë.

Historia e rrugës Durrës-Kukës duhet hetuar dhe rihetuar. Rikthimi në vendin e krimit nga Basha dhe Berisha duhet të jetë për prokurorinë një element për t’u vendosur në hetim.

7 komente në “Thirrja për mosbindjes civile, reagon Balla: Basha i papërgjegjshëm, është në fund të karrierës politike”

  1. Dibrani says:

    Mendimi i vyer i Tao – Taos mungoj sot.

    Nje ,..Big up for Tao-Tao

    1. Dima says:

      Kryeministri i nje vendi duhet te plotesoje dy kushte:Te jete i afte dhe trim.Berisha te ngin buzeqeshjen ne buze,te vret e nuk te le te qash,deklaron hapur se te vret,te…dhe pastaj drejto ti,o Edi Rama!!!

  2. Dersniku says:

    Na cave t…..pin o pinok nje avas di ti.Na lodhet,Luli sala gezojne me shume liri se gjithe mileti ti na prallos per burgun e tyre ,kur te ndodhe dil flit boll na genjyet

  3. Fatosi says:

    Cdo te thote Palla, qe Lulzimi eshte ne fund te karrieres? A nuk ishte Lulzim Basha ne fund te karrieres dhe e shpetoi Edvin Rama dhe nuk e kam fjalen per 13 milionat e pallatit si shperblim.
    Sa here qe del ky perfaqsuesi i popullit te mire te Librazhdit ne media, ndihemi me te sigurte per nje Shqiperi Evropiane.

  4. X. says:

    Balla tani ka te kjartë se thesi i zi ne koken e tij dhe ps eshte e pa ivetuar,dhe buleta gratis e avionit,ne drejtim te guantenamo,eshte pune e kruer nga b-e,ja.

  5. X. says:

    Balla tani ka te kjartë se thesi i zi ne koken e tij dhe ps eshte e pa ivetuar,dhe buleta gratis e avionit,ne drejtim te guantenamo,eshte pune e kryer nga b-e,ja
    dhe karriera e hajdutris perfundojé.

  6. emigranti says:

    te lumte o balla jepni urdher per te arrestuar saliun dhe bashen dhe monen e disa te tjere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje