Thirrja për mosbindje civile përçan opozitën, deputeti i LSI-së i "përvishet" Bashës: S'jam dakort me ty, nuk je kryetari im. Edhe Haxhinasto kundër LSI-PD

3 Prill 2018, 11:14Politika TEMA

Thirrjet për mosbindje civile nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe të përforcuara nga kryedemokrati Lulzim Basha, duket se kanë përçarë ndjeshëm opozitën.

Ky vendim ka prodhuar mjaft debate brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim ku anëtarë dhe drejtues strukturash, kanë rrefuzuar që t’i bashkohen kësaj iniciative.

I pari nga deputetët që ka dalë hapur ka qenë Robert Bitri.

Përpos faktit që ai ka marrë pjesë në komisione, Bitri është shprehur kundër vendimit të përbashkët PD dhe LSI për mosbindje civile.

“Lulzim Basha nuk është kryetar i partisë sime dhe nuk jam dakord për mosbindje civile”, tha ai. 

Por vendimi i PD-LSI duket se është kundërshtuar edhe nga Edmond Haxhinasto.

Deputeti i LSI-së, ndryshe nga deputetët e PD dhe kolegu i tij i LSI-së, Përparim Spahiu, ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë.

Deputetët e PD-së dhe Spahiu e bojkotuan mbledhjen, pas zhvillimeve të fundit, ndërkohë që Haxhinasto ka qendruar me kolegët e tij socialistë.

Duket se LSI po shkon drejt përçarjes, ndërkohë që edhe në PD situata nuk është më e mirë.

Baza e kësaj partie, ashtu siç u pa në takimin e pak ditëve më parë në Kukës, është kundër koalicionit me LSI-në, pasi drejtuesit e kësaj të fundit, nga demokratët janë konsideruar si hajdutë dhe të korruptuar.

Për këtë arsye, aksioni i fundit për mosbindje civile, mund të kthehet në një boomerang për PD-LSI.

(TemA)

5 komente në “Thirrja për mosbindje civile përçan opozitën, deputeti i LSI-së i “përvishet” Bashës: S’jam dakort me ty, nuk je kryetari im. Edhe Haxhinasto kundër LSI-PD”

  1. kaculi says:

    jam shume dakort, mosbindja civile nuk tregohet duke bojkotuar taksat ose cdo gje qe ka lidhje me shtetin. populli ka te drejte te protestoje per te drejtat e tij dhe padrejtesit qe mund tu behen, por jo te pershkallezohet ne kete qe kerkojne keta qe skane paguar nje fautre energjie elektrike ne jeten e tyre. Se populli fukara e peson gjithmone, po u ngrit fukarai aty eshte e sigurte qe qeveria bie, sepse ai ska ca te humbi me.

    1. Grigor says:

      Partia e qelbur komuniste PD bën thirrje per revolucion enverian, ku fshataresia e varfer te ngrihet kunder qeverise see oligarkeve te pasur.
      Ku jeni mor ju derra që mbetet duke share gjoja “kelyshet e komunistave”.
      He mor koqe kandari, ku I jeni komunistet tani? Tek partia fshatare PD? Apo tek PSja e oligarkeve te pasur?
      Ore, shajeni PS-në sa te doni, por mbani bindjet politike sepse nuk ka te varfer me bindje te djathta.
      Edhe donit qe socializmi te rrezohej, por edhe doni tani te ndertoni “kapitalizmin komunist”.
      Koqe kandari.
      Nje tufe te varferish që shkojne mbrapa disa partiakeve te pasur. Paradoks shqipëtar.

  2. Meri says:

    Ne fund cfare fitohet me « mosbindjen civile=mospagim taksash »? Ta zeme se e rrezuam qeverine dhe vume Lulin a Moniken, pasi te shtien tek a cift ata te dy, ose pasi monika te rrahe lulin. Nderkaq eshte krijuar je borxh, qe nuk besoj se do ta paguajne luli e monika. Pastaj nuk ka me shtet.
    Se dyti tarrifa e rruges do paguhet nga ata qe do te shfrytezojne ate segment te rruges, te tjeret do te dalin nga rruge pa para, pak me gjate etj. Lehtesirat paguhen. Nje apartament ne nje pallat me ashensor kushton me shume se nje pa ashensor.
    Se treti, protestiesit qe jane arestuar nuk arestohen apo denohen per protesten por per ato qe bene ne proteste per varene per benzinen per thyerjet e per zjarrin.
    Prandaj mjaft me pretekstin e fjales se lire. Sa sa per fjale te lire o ka tani o ska pasur kurre, po me duket se cave u jane liruar trute.

  3. Feniks says:

    LSI-ja duhet ta kuptoje se bashkepunimi me PD-ne ne rrugen e tyre kriminbale do t’i coje drejht shkaterrimit te tyre si parti dhge doi te thelloje humneret politike e juridike te tyre!
    Te heqin dotre nga ulurimat kunder qeverise dhe te bejne opozite kontruktive!
    Ne se LSI do te perdore te njejtat parulla si PD si “Rama ik” etj,jo vetem do ngele e vetme,por do t’i ikin antaret dhe elektorati!
    Populli ka hallke plot,por keto halle duhet t’i njohin dhe te krijojne mundesi qe poulli te gjeje mbeshtetje tek LSI-ja per zgjidhjen e hallkeve te tij!
    Ne se do te konsiderohet si opozite e ndershme ndaj pushtetit LSI ka plot tema me te cilat duhet te merret!
    Ja disa prej tyre:
    1-Ish ushtarakeve u jane bere dhe po i behen shume padrejtesi ne shkelje te Kushtetutes per pensionin e parakohshem dghe ate tre pleqerise!
    Qeveria nuk ka shfuqizuar ligjet antikushtetuese te Berishes duyke na mohuar neve buken e gojes per 25 vjet!
    Dhe nuk jemi pak,por mbi 30 mije ushtarake qe me gjithe familjet tona behemi mbi 30 mije votues!
    Merreni ne dore kete proble te madh qe vte fitini simpatine e mijra ushtarakeve!
    2-Mbi 60 % e padive ne gjykatat shqiptare i zene ato me konfliktet e qytetareve me administraten shgteterore!
    Kjo ndodh sepose administrata shteterore shkel ligjet dhe vepron sipas urdherave te “Maliqeve”!
    Per me teper juristet e institucionheve ne vend qe te jene avokatret e ligjeve e te drejtave te qytetareve,jane bere plotesisht jenicere te sgefave te tyre te korruptuar!
    Shembuj ka plot si ne kryeministri,Bashkine e Tiranes,UKT ,ISSH etj!
    3-Ne Shqiperi nuk ben njeri pritje popuylli,bile edhe ankesat e qytetareve nuk perfillen!
    Qytetari ankohet ndaj shkeljeve ligjore dhe padrejtesive qe u ben UKT ne Bashkine Tirane,kryebashkiaku Eriopn Veliaj jo vetem nuk merret fare me keto ankesa,por edhge 2 drejtori te medha qe ka sajuar ne Bashki me emra pompoze si ajo e Maredhenieve me Publikun dhge ajo e Komunikimit me Qytetarewt,ne vende qe te vleresojne ankesen,te ballafaqojne atre me legjisklacionin dhe te gjytkojne fajtoret per keto shkelje,bejne me tre lehten:
    Ia dergojne prap fajtorit,ndaj te cilit ankohemi per te gjykuar veten,ndersa keta rrogtaret e pa afte bashkiake e marrin si te mireqene ate cfare gjykon fajtori UKT!
    A mund t’i drejtohesh me kesaj Bashkie per te qare hallin?
    Kurren e kurres!
    Kulmi eshte ky”
    -Ankehem per UKT dhe Bashkine tek kryeministri dhe tek portali pordhac i tij,per padrejtesite e UKT dhe Bashkise,edhe keta jo vetem nuk bejne gje,por ia dergojne prap UKT,pra fajtorit qe te gjykoje ne se ka vepruar drejt apo jo!
    Dhe na kerkojne qe te denoncojme korrupsionin!
    Po a nuk ka prapavije korruptive shkelja e ligjeve dhe vendimeve te Keshillit Bashkiak Tirane,zvarritja me vite e pergjigjeve te ankesave tona,qe te kuptojne keta qeveritare se keta drejtues jane te pa afte dhe te korruptuiar?
    Mund te jete edhe tjetra,qe e gjithe piramida shteterore eshte e korruptuar perderisa ne nuk ekziston asnje rrjete ku te ngecin peshqit e medhenj te korruptuar!
    Por si ta marre vesh kryeministri se ka korrupsion ne administraten shteterore perderisa nuk di se cfare ankohen dhe denoncojne qytetaret?
    Si keto ka plot,por LSI mjafton te ndjeke kete rruge per te afirmuar veten me emrin qe ka ne inicialet e saj!
    Ndryshe ka marre fund!
    Largohuni nga Berisha dhe Basha se ata me shume do t’u zhysin ne grope!

  4. emigranti says:

    saliu , mona e kompani per ti shpetuar burgut po perdorin cdo gje dhe kete here po e perdorin per interesat e tyre. POULLI shqiptar budalla futet ne gracken e hajdutereve, kriminelave, maskarenjeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje