"Abuzim me prona dhe shpërdorim detyre", flet kryebashkiaku i Lezhës: U ofendova rëndë, unë jam i komunikueshëm

3 Prill 2018, 12:04Politika TEMA

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj tha se është ofenduar rëndë kur është arrestuar nga Policia nën akuzën për shpërdorim detyre pasi sipas të dhënave falsifikoi dokumente që lidhen me tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit.

Para gjykatës, ai mohon akuzat duke theksuar se është njeri i komunikueshëm me shoqërinë.

“Jam ndjerë i ofenduar nga prokuroria dhe do duhej të isha thirrur nga ana e tyre sepse jam njeri i komunikueshëm”, deklaroi ai.

 

Ndërkohë Frrokaj shton se “Kam kërkuar ndryshimin e masës se sigurimit. Ndjehem totalisht i pafajshëm.

ATMP vjen i plotësuar dhe nuk plotësohet asnjëherë nga bashkia. Jemi thjeshte institucion i ndermjetem ne kete rast Atmp ne e marrim si te ligjshme dhe te rregullt dhe kalon tek ne me shume per vjeljen e takses sesa per verifikim. Kete nuk e bejme ne.

Qytetari qe ka kete dokument bashkia ska te drejte firme.

Thjeshte ne i percjellim ne Hipoteke. ATMP firmos 20 deri ne 50 ne dite dhe s’kemi mundesi te shkojmë ne terren dhe nuk kam kompetencë.

Nëse dikush ka parë që dokumentet janë false atëherë mund t’i dërgojë tek komisioni i dokumentacioni.

Mbiemri Frrokaj ska lidhje me mbiemrin Frroku janë krejt te ndryshme. Asnjë nga fisi im ska lidhje ne 10 brez me këto persona.

Dokumentacioni i ATMP persa i perket Hartografise verifikohet nga keshilli i qarkut dhe hartograf privat me license”, tha Frrokaj.(TemA)

2 komente në ““Abuzim me prona dhe shpërdorim detyre”, flet kryebashkiaku i Lezhës: U ofendova rëndë, unë jam i komunikueshëm”

  1. undefined says:

    Ska problem me qene fis. Paraja te ban fis edhe lme te huajt.

  2. BE Gazetar says:

    ahahahhaha, ti ndoshta nuk e di, se aq ke , po ti mund ti padisesh per “turperimin” dhe ‘perdhosje te karakterit” meqe je burre i mire dhe i ndershem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje