Kusuret e kujt po paguan populli?

4 Prill 2018, 17:00Blog TEMA

Nga Entela Resuli

Paratë e taksës së qarkullimit nuk mjaftojnë as për të paguar borxhet që qeveria e PD ka marrë për rrugët, 40  për qind e taksës kalon për borxhin e Lulit dhe Berishës”, ka thënë ndër të tjera ministri Ahmetaj gjatë fjalës së tij në komisionin parlamentar të Ekonomisë për të dhënë shpjegime për skemën që do të aplikohet për përdoruesit e shpeshtë të rrugës së Kombit dhe banorëve të zonës së Kukësit.

Si thatë zoti ministër?

Disa nga premtimet me të cilat erdhi në pushtet Partia Socialiste ishin hetimi për të gjitha krimet që pretendonte se kishte bërë pozita e atëhershme dhe opozita e sotme.

Disa nga zotimet e Kryeministrit aktual ishin se do të nxirrte përpara drejtësisë ata që shkaktuan tragjedinë e Gërdecit.  Ata që vranë në 21 Janar dhe ata që vodhën Rrugën e Kombit.

Për dy nga këto është përgjegjës Lulzim Basha, kreu aktual i Partisë Demokratike.

Në 21 Janar 2011 Basha ishte Ministër i Brendshëm. Me urdhër të tij Garda e Republikës qëlloi ndaj protestuesve duke lënë pa jetë katër burra të pafajshëm.

Ky njeri vrau dhe nuk u  përgjigj asnjë ditë për krimin e kryer.

Ndërsa gjatë kohës kur u ndërtuar Rruga e Kombit, Basha ishte Ministër i Transporteve.

Në atë kohë u akuzua për vjedhjen e 230 milionë eurove!

Çfarë i ndodhi Bashës për dy krime kombëtare? Asgjë!

Po sot, pikërisht për këtë rrugë, Basha e të tijtë dalin e kërkojnë mosbindje civile.

E gjitha kjo bëhet për një rrugë për të cilën ai është akuzuar se ka vjedhur gjatë ndërtimit të saj.

Këtë njeri nuk e bren ndërgjegjja? Nuk i kujtohet se çfarë ka ndodhur me Rrugën e Kombit?

A nuk i vijnë ndërmend paratë e vjedhura? Jo, se po të ishte ndryshe, ai nuk do të shfaqej në asnjë podium e në asnjë ekran duke folur për këtë çështje. Po të kishte sedër, Jo!

Sot, në vend të ishte Lul Basha në burg,  janë 11 kuksianë, që me të drejtën e tyre u çuan në protestë të shtunën e kaluar.

Ata pretendojnë se nuk mund të paguajnë taksën e rrugës, për ta ajo është shumë e shtrenjtë.

Ndoshta me të drejtë, Kukësi është një nga zonat më të varfra në Shqipëri. Një taksë, nuk i bën aspak mirë xhepit të tyre!

Ndodh shpesh që popujt kërkojnë një lider për t’i dalë për zot halleve dhe çështjeve të tyre.

Shumë mund të thonë pse nuk u ngrit populli kur u vodh kjo rrugë?

Po nuk i ngrit se, këtu vidhemi çdo ditë dhe na është bërë lëkura shollë.

Prandaj sot kuksianët dhe jo vetëm sot kërkojnë një lider për t’u dalë për zot, që t’u vërë në vend dinjitetin e tyre.

Dhe ky dinjitet vihet duke çuar përpara përgjegjësisë Lulin dhe Saliun.

Dhe këtë gjë e kërkojnë prej kryeministrit Rama. Koha është tani, më vonë do jetë shumë vonë!(dita)

7 komente në “Kusuret e kujt po paguan populli?”

  1. qypi says:

    Shume shkrim realist. po kujt ia thua??????

  2. Populli paguan kusuret e vilave te saliut te ilirfloririt te cizmeeve te monikes dhe gjithe pasurit e politikaneve.
    Si u bene te pasur keta maskarenj,si u bene me vila dhe apartamente ne te gjithe vendin,si u bene me prona,ku i gjejne paret per qefet e shkollimin e femijve ne shkollat me te shtrenjta,si shkojne neper ishujt e mbare botes.
    Ku i gjen sypeshkaqeni milionat e sa e sa e sa si e si.
    Ja pra te gjitha jane djersa jone qe na eshte vjedhur dhe pa punesia vazhdon pensionet te njejta rrogat po ashtu kurse pasuria e ketyre qe bejne thirrje per shkatrrim shtohet.
    Por shkatrrimi dhe djegija duhet te filloj nga lalzi e te perfundoj ne lunder.

  3. Andrea says:

    Bravo, ‘konkret i sakte’

  4. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Rama eshte per burg per vete, gjej naj tjeter mi shoqe ene boll me keto diversionet e trasha se jeni bo boze ose baze, stilizohuni pak me holle.

  5. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Rama eshte per burg per vete, gjej naj tjeter mi shoqe ene boll me keto diversionet e trasha se jeni bo boze ose baze, stilizohuni pak me holle..

  6. Qytetari Digital says:

    Ah moj Entela, edhe ti qe dukesh si me shkolle, nuk e kupton dot qe Saliun dhe Lulin nuk i ndeshkon dot Edi Rama per gjithe ckane bere, por sistemi i dejtesise qe Edi Rama po mbeshtet te ngrihet. Paramendo si si i shikon keto loj gjerash populli i thjeshte, pa shkolle dhe me shume halle. Prandaj e ka quajtur “kazan” ai, nuk ka faj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje